web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Netanyahu's return to power and Turkey-Israel relations

2022-12-20 21:32:54, Kosova & Bota CNA

Netanyahu's return to power and Turkey-Israel relations

The prospect of Prime Minister-elect Benjamin Netanyahu returning to power after his victory in the November elections is raising questions about the future of Turkish-Israeli relations, which had begun to improve. Relations between Benjamin Netanyahu and Turkish President Recep Tayyip Erdogan have been tense in the past, but according to analysts, Tehran's regional influence and its nuclear program are a concern for both countries.

Benjamin Netanyahu won the election in Israel and was appointed prime minister at a time when Turkish-Israeli relations were beginning to improve.

Gjatë mandatit të mëparshëm të zotit Netanjahu, ai dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpesh fyenin njëri-tjetrin.

“Mes dy udhëheqësve ka patur një retorikë të ashpër. Kulmi u arrit në vitin 2018, pas një përpjekjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Por ata janë shumë pragmatikë dhe kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Erdogan e telefonoi shpejt zotin Netanyahun për ta uruar për fitoren në zgjedhje. Të dyja palët thanë se biseda mes tyre ishte e përzemërt.

Irani është një çështje që i bashkon dy udhëheqësit, sepse ata ndajnë të njejtin shqetësimin për rritjen e ndikimit rajonal të Teheranit dhe programin e tij bërthamor.

“Kemi një transformim të madh të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit, që është i dobishëm për të dyja palët. Izraeli ka një problem të madh me Iranin. Zoti Netanyahu ka dyshime të mëdha për armët bërthamore iraniane. Sipas tij, ata janë afër arritjes së synimit për krijimin e forcave bërthamore. Kjo është kundër interesave jetike turke dhe do të prishte ekuilibrin ushtarak në Lindjen e Mesme”, thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

Benjamin Netanyahu ka nevojë për mbështetjen e disa partive politike, që analistët thonë se ndjekin politika të vijës së ashpër ndaj palestinezëve dhe mund të rrisin tensionet me zotin Erdogan, që ka shprehur një mbështetje të fortë për palestinezët. Por përparësitë e Ankarasë mund të kenë ndryshuar.

“Në të kaluarën, tradicionalisht, çështja palestineze ka qenë një provë e rëndësishme për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit. Por mendoj se tani gjërat kanë ndryshuar. Turqia mendon se ka nevojë për mbështetjen e Izraelit dhe ka vendosur marrëdhënie strategjike me Izraelin”, thotë Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

Afrimi i presidentit Erdoganit me Izraelin është pjesë e një politike më të gjerë të përmirësimit të lidhjeve në rajon. Analistët theksojnë se një pjesë e madhe e drejtuesve të vendit nuk janë ndjerë rehat me mbështetjen e fortë të zotit Erdogan për çështjen palestineze.

Për momentin, përparësitë e Ankarasë duket se janë përqendruar në bashkëpunimin me Izraelin në fusha të ndryshme, përfshirë ato të energjisë dhe të mbrojtjes.

"Turkey is interested in establishing military cooperation with Israel. I worked with Israel during my military service, we have made very good agreements with Israel", says the adviser to the Turkish president, Mesut Casin.

Israeli and Turkish defense industries are present in the same markets. But any cooperation, analysts suggest, is likely to be cautious, given the troubled past between the two leaders./ VOA





Lajmet e fundit nga