The scandal with Eva Kaili/ The MEP confesses: I asked my father to hide 750 thousand euros
Another important detail has been revealed about Eva K...

Oleg Podorozhni walks me through the dimly lit corridors of the morgue where he works. We pass one after another the windows covered with sandbags, and finally we come across a large white container in the back yard of the building. As soon as its heavy metal door is opened, the foul smell of death rushes out.
Të grumbulluara brenda në thasë të bardhë, janë trupat e civilëve të vrarë kur qyteti Izium u pushtua nga trupat ruse. Shumë prej tyre kanë vdekur prej muajsh. Thasët janë të shënuar me numra dhe detaje të shumta, të shkruara me stilolaps të zi. Kur kanë kaluar disa javë që nga çlirimi i Iziumit, nuk janë identifikuar ende eshtrat e 146 trupave të gjetur.
Ata janë vendosur këtu, sepse morgu kryesor i qytetit është i mbushur me më shumë trupa të paidentifikuar nga sulmet me raketa ruse dhe varrezat masive që janë zbuluar në të gjithë rajonin Harkiv. “Numri i trupave që kemi tani është shumë i lartë. Ato po qëndrojnë këtu, derisa bëhen testet e ADN-së. Tani kemi një gjenerator, por është shumë sfiduese mbajtja e kontejnerit në temperaturat e duhura gjatë ndërprerjeve të rregullta të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës”- më thotë Oleg, patolog në Byronë e Ekspertizës Ligjore në Harkiv.
Kërkimi sfilitës për familjarët e zhdukur
Në disa orë udhëtim me makinë në lindje të Iziumit, vërej se shkatërrimi i shkaktuar nga pushtimi i Rusisë është tronditës. Një bllok pallatesh shumëkatëshe ka një vrimë gjigante të hapur në mes dhe përreth, ndërsa shtëpitë e veçanta janë rrafshuar.
Një burrë po ri-lyen një mural të ndritshëm në një godinë të nxirë nga zjarri, teksa një rresht garazhesh aty pranë është mbushur me shkronjat Z, simboli i ushtarëve rusë gjatë pushtimit të tyre. Familjet që kërkojnë të afërmit e dinë se janë vrarë, por nuk kanë ende një trup për ta varrosur.

Komisariati i policisë në Izium u shkatërrua, ndaj oficerët kanë ngritur një qendër të improvizuar në një lice artistik, ku po mbledhin mostra të ADN-së si dhe prova të krimeve të luftës. Ata i thërrasin njerëzit një nga një dhe u marrin mostra të pështymës.
Ato dërgohen në një laborator të mjekësisë ligjore për të nxjerrë një profil të ADN-së me shpresën e gjetjes së një përputhje gjenetike me një nga trupat që dergjen në morg. Pasi i vjen radha, Tetjana Tabakina ndalon në mes të dhomës, duke zënë gojën me duart si të mbyste një ngashërim. Motra e saj, Irina, dhe nipi, Jevgeni, u vranë në një sulm ajror rus në pallatin e tyre në fillim të marsit.
Ata ishin strehuar në bodrum, ku mendonin se do të ishin të sigurt. Tetjana arriti të identifikonte trupin e Jevgenit nga një tatuazh në krahun e tij, por nuk ka mundur të gjejë motrën e saj. “Trupi i Irinës u copëtua nga shpërthimi. Unë nuk mund të gjej as një copë të trupit të saj. Po pres të gjej qoftë edhe një pjesë të vogël të motrës sime, që të mund t’i varros të dy bashkë”- thotë ajo me zë të ulët.
Vështirësitë e testeve të ADN-së
Por lufta që shkaktoi makthin që po përjeton aktualisht Tetjana, po e shndërron procesin e identifikimit në një dhimbje therëse e të ngadaltë. Kur u pushtua rajoni Harkiv nga rusët, ekspertët e mjekësisë ligjore ishin në mesin e atyre që u larguan për të shpëtuar jetën.
“Ne po trajnojmë njerëz të rinj, por tani për tani në departamentin tonë kemi vetëm 8 njerëz, dhe ngarkesa e punës është e madhe”- thotë Viktoria Jonova. Ajo është një specialiste në laborator që përpiqet të krijojë profile gjenetike të të vdekurve, dhe atyre që po kërkohen ende nga të afërmit.
“Por ne kemi probleme me ndërprerjet e energjisë. Pajisjet me saktësi të lartë ndalojnë befas së punuari, ndaj ne duhet ta fillojmë punën sërish nga e para. Kemi një gjenerator, por ka pasur raste kur nuk kemi pasur energji për 1 ditë të tërë”- shton Viktoria.
Mënyra se si vdiqën njerëzit, e ndërlikon më tej punën e ekspertëve. Shumë prej viktimave u dogjën rëndë nga bombardimet dhe sulmet ajrore. “Kur një trup i pajetë ka shkallën maksimale të djegieve, ai nuk bart thuajse asnjë material gjenetik. Ne dërgojmë në laborator fragmente kockash, por ndonjëherë ekspertët nuk mund të nxjerrin dot një mostër gjenetike, ndaj ata kërkojnë më shumë material. Prandaj procesi është shumë i ngadaltë”- shpjegon patologu Oleg Podorozhni.

Dhe jo të gjithë të vdekurit kanë të afërm që ndodhen ende në Ukrainë për të siguruar marrjen e mostrave të ADN-së. Zyra e prokurorit ka publikuar udhëzime se si refugjatët mund të ofrojnë mostra që nga jashtë vendit, dhe t’i dërgojnë ato për testim, por shumë pak njerëz kanë përfituar nga kjo mundësi.
Varret nëpër pyje
Viktimat e paidentifikuara në Izium u gjetën kryesisht të varrosur në pyllin me pisha në periferi të qytetit, në rreshta të gjatë kryqesh të thjeshtë prej druri. Ata u dërguan atje nga gërmuesit vullnetarë të varreve kur u pushtua qyteti. Kur forcat ukrainase e rimorën qytetin në shtator, trupat u zhvarrosën dhe u zhvendosën në Harkiv.
Policia thotë se disa vdiqën nga shkaqe natyrore, por shumë prej tyre u vranë nga bombardimet ose shpërthimet. Ndërkohë 17 prej viktimave treguan shenja të qarta torture, përfshirë një rast me litarin rreth qafës dhe duart e lidhura nga pas. Tani ata kanë zhvarrosur 899 trupa në të gjithë rajonin.

“Sigurisht është një punë shumë e vështirë. Ne nuk kemi parë kurrë kaq shumë kufoma. Mesatarisht, po zhvarrosim rreth 10 në ditë, dhe kjo punë nuk ka mbaruar- shpjegon Serhi Bolvinov, kreu i hetimeve të policisë për rajonin Harkiv.
Këtë javë oficerët e tij gjetën trupin e një burri të vrarë nga një bombë thërrmuese, të varrosur në oborrin e shtëpisë së tij nga bashkëshortja. “Krimet e kryera nga Rusia, nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa jonë, dhe ne do të hetojmë secilin prej tyre”- thotë ai.
Në total, në Izium u gjetën 451 trupa, përfshirë 7 fëmijë. Të varrosur në pyll me nxitim dhe nën zjarrin e armëve dhe artilerisë, shumica nuk ishin në arkivole, dhe madje as ishin futur në ndonjë qese të posaçme. Po ashtu shumë prej tyre nuk kishin emër. Kryqet prej druri në varret e tyre ishin shënuar vetëm me numra.
Funerali i një poeti
Por trupi që u varros me numrin 319 tani është identifikuar. Testet e ADN-së vërtetuan se viktima është Volodimir Vakulenko, shkrimtar dhe poet për fëmijë. Nëntë muaj pasi u vra, familja e tij pati më në fund mundësinë që t’i bënte një funeral të denjë. Poeti u arrestua dhe u mor në pyetje nga forcat ruse në fundin e muajit marsit, ndërsa më pas u lirua.

Të nesërmen, dëshmitarët panë 2 ushtarë që e arrestuan sërish. Ata thonë se ai bërtiti “Lavdi Ukrainës!”, dhe më pas u fut në një makinë ushtarake me shenjën Z. Kur trupi i tij i pajetë u gjet në pyllin me pisha, në varrin e tij u gjetën dy plumba. “Ju çakej! Si mundët ta bëni këtë?”- tha e ëma në funeralin e tij, duke u përkulur mbi arkivolin e mbështjellë me flamurin e Ukrainës blu dhe të verdhë.
“Zoti na mëson të falim, por unë nuk do t’i fal kurrë vrasësit. Unë do të jetoj me shpresën dhe besimin se hetimi do të gjejë se kush është përgjegjës, dhe se vrasësit do të ndëshkohen. Unë do të jetoj për atë ëndërr”- tha Olena Ihnatenko, duke përqafuar fort në gjoks foton e djalit të saj të vetëm.
Një pritje e gjatë
Deri më tani, vetëm 5 trupa të pajetë të zbuluar në Izium janë identifikuar nëpërmjet përdorimi të testit të ADN-në. Ekipet e mjekësisë ligjore, e pranojnë se disa prej tyre janë dëmtuar aq shumë sa që identiteti mund të mos dihet asnjëherë. Për të afërmit e viktimave si Tetjana Tabakina, kjo është një pritje sfilitëse.
She says a neighbor of hers recently buried the 7 family members killed in the same attack that killed her nephew and sister. "He told me that the day after their funeral, he felt as if a great weight had been lifted from his soul, and he could finally sleep at night again. I want to go through that moment too, then maybe it will be easier for them. Or for me" - says Tetjana.
Another important detail has been revealed about Eva K...
Japan has recently adopted a new national security str...
After Russia's attack on Ukraine, the German governmen...
Countless species of animals and plants are threatened...
The House of Representatives Committee investigating t...
Veteran US diplomat Henry Kissinger said the time is n...
Russian President Vladimir Putin made a rare trip on M...
The mayor of Reinosa, Mexico, a city near the border with ...
British Prime Minister Rishi Sunak said the West must work...
Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë poli...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, during his stat...
Britain's Supreme Court has upheld the government's plan t...
The execution of two Albanians yesterday evening in Nea Sm...
A Thai naval ship capsized during a storm in the Gulf of T...
When the electricity went out at a party organized at the ...
It has been a long time since Bosnia and Herzegovina n...
Gjatë një reagimi për Newsweek, ambasadorët e Serbisë dhe ...
Now is the time to ask whether or not Vladimir Putin is an...
Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë re...
A 15-year-old killed himself with a bullet to the head...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A TNT explosion has occurred in the village of Balldren i ...
Gunfire broke out this morning in Lezha. According to repo...
A serious incident occurred this morning in Gjirokastra. ...
Four people have been arrested and two others have been de...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Over 1.2 million citizens of Kosovo chose not to vote. In ...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...