Los Anxheles, Harvey Weinstein fajtor përsëri për sulme seksuale
Harvey Weinstein u shpall fajtor për 3 nga 7 akuzat e ngri...

Kongresi amerikan është gati të miratojë një ligj që do të qartësonte mënyrën e certifikimit të zgjedhjeve presidenciale, duke synuar të parandalojë një përsëritje të kaosit që pasoi humbjen e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020.
Çfarë përmban Projekt-ligji mbi Reformën e Numërimit të Votave, që përfshihet në paketën e financimit të qeverisë e cila duhet të miratohet deri në fund të vitit?
Përpjekja dypartiake do të riformulojë Aktin e vitit 1887 për Numërimin e Votave, i cili përcakton procesin me të cilin Kongresi numëron rezultatet shtet për shtet në zgjedhjet presidenciale dhe certifikon zyrtarisht fituesin. Kritikët thonë se ligji nuk është i shkruar siç duhet dhe lë vend për keqinterpretime.
Sesioni i Kongresit, i cili zhvillohet afërsisht dy muaj pas zgjedhjeve, shihej kryesisht si një formalitet derisa mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021, në një përpjekje të pasuksesshme për të penguar ligjvënësit që të certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden.
Donald Trump dhe këshilltarët e tij përmendën dispozitat e ligjit të vitit 1887 teksa u bënin presion aleatëve republikanë për të ndryshuar rezultatin.
Ndërsa reforma të tjera të ligjit zgjedhor janë rrëzuar në Kongres këtë vit për shkak të opozitës republikane, Akti i Reformës së Numërimit të Votave ka mbështetje të fuqishme dypartiake, të paktën në Senat.
I hartuar nga senatorja republikane Susan Collins dhe senatori demokrat Joe Manchin, të dy të moderuar, projektligji mbështetet nga udhëheqësit republikanë dhe demokratë.
Në një votim të komisionit në shtator, vota e vetme "jo" u hodh nga senatori republikan Ted Cruz, i cili udhëhoqi përpjekjet në Kongres për të bllokuar certifikimin më 6 janar.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projekt-ligj të ngjashëm në shtator, me votat e ndara kryesisht në vija partiake.
Ligji do të saktësonte se nënpresidentët luajnë vetëm një rol ceremonial kur Kongresi numëron rezultatet e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe certifikon rezultatin.
Trumpi i kishte kërkuar nënpresidentit të tij, Mike Pence, të parandalonte ligjvënësit që të çertifikonin fitoren e zotit Biden. Kur zoti Pence tha se nuk kishte autoritetin për ta bërë këtë, zoti Trump e denoncoi atë në një tubim dhe mbështetësit e tij kërcënuan se do ta vrisnin nënpresidentin ndërsa sulmuan Kapitolin.
Ligji gjithashtu do ta bënte më të vështirë për ligjvënësit që të ndërhynin në proces, duke kërkuar miratimin e një të pestës së Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për të shqyrtuar një sfidë ndaj rezultateve të një shteti.
Ligji aktual kërkon që Kongresi të shqyrtojë një sfidë nëse vetëm një ligjvënës nga çdo dhomë e Kongresit ngre një kundërshtim. Kjo ndodhi më 6 janar, duke kërkuar që Kongresi të shqyrtonte kundërshtimet e pabaza ndaj fitoreve të zotit Biden në Arizona dhe Pensilvani pasi ligjvënësit u fshehën nga turma e dhunshme pro-Trumpit që sulmoi Kongresin.
Kongresi përfundimisht i hodhi poshtë këto kundërshtime, megjithëse tetë republikanë të Senatit dhe 139 republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve i mbështetën ato.
Ligji gjithashtu do të përcaktonte se vetëm guvernatori i një shteti, ose një zyrtar tjetër i caktuar me ligj, do të lejohej të dorëzonte rezultatet e zgjedhjeve.
Kjo do të pengonte strategjinë e ndjekur nga ish-presidenti Trump në vitin 2020 për rekrutimin e ligjvënësve simpatizantë të tij për të paraqitur rezultate "alternative" që do të tregonin se ai fitoi shtete që ai në të vërtetë i humbi. Donald Trump tani përballet me hetime penale nga Departamenti i Drejtësisë dhe një prokuror i Xhorxhias për atë përpjekje.
Projektligji sqaron gjithashtu se si një kandidat fitues mund të krijojë administratën e tij përpara se të marrë detyrën - një proces tjetër rutinë që u përmbys pas zgjedhjeve të vitit 2020 nga zoti Trump.
Puna e tranzicionit për zotin Biden u ndal për disa javë pas zgjedhjeve, kur drejtuesja e Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), Emily Murphy, refuzoi të lëvronte fonde për ta lejuar një gjë të tillë.
Ligji i ri përcakton se GSA do t'u japë fondet e tranzicionit për të dy kandidatët nëse asnjëri nuk ka pranuar humbjen pesë ditë pas ditës së zgjedhjeve, por do t'i ndërpresë fondet humbësit pasi rezultati të jetë i qartë./ VOA
Harvey Weinstein u shpall fajtor për 3 nga 7 akuzat e ngri...
The prospect of Prime Minister-elect Benjamin Netanyahu re...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se situata...
Ukraine is beefing up defenses on its border with Belarus ...
Former Hollywood film producer Harvey Weinstein has been f...
A former secretary who worked for a commandant at the Nazi...
Një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë - kur farmac...
Oleg Podorozhni walks me through the dimly lit corridors o...
Another important detail has been revealed about Eva K...
Japan has recently adopted a new national security str...
After Russia's attack on Ukraine, the German governmen...
Countless species of animals and plants are threatened...
The House of Representatives Committee investigating t...
Veteran US diplomat Henry Kissinger said the time is n...
Russian President Vladimir Putin made a rare trip on M...
The mayor of Reinosa, Mexico, a city near the border with ...
British Prime Minister Rishi Sunak said the West must work...
Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë poli...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, during his stat...
Britain's Supreme Court has upheld the government's plan t...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A TNT explosion has occurred in the village of Balldren i ...
Gunfire broke out this morning in Lezha. According to repo...
A serious incident occurred this morning in Gjirokastra. ...
Four people have been arrested and two others have been de...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...