LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mori pjesë në varrimin e Liridonës, Pacolli: Individë me sjellje skizofrenike po shfrytëzojnë tragjedinë

2023-12-06 12:08:00, Kosova & Bota CNA
Nuk mori pjesë në varrimin e Liridonës, Pacolli: Individë me
Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar përsëri për vrasjen e Liridona Ademajt nga burri i saj, Naim Murseli. 

Pacolli ka shprehur shqetësimin se disa individë me sjellje skizofrenke po e shfrytëzojnë këtë akt për të tërhequr vëmendje në platformat mediatike.

Kreu i AKR-së, pati edhe një sqarim shtesë lidhur me mospjesëmarrjen e tij në varrimin e tashmë të ndjerës, Ademaj, ku theksoi se vetë e kishte të pamundur për të qenë prezent, por ishin të pranishëm familjarët e tij. 

”Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar një  ndonjë imazh. Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, shprehet Pacolli. 

Naim Murseli ka qenë bashkëpunëtor i Pacollit. Ai është arrestuar nga policia dhe ka dhënë dëshmi kontradiktore. Në qeli ndodhen autori Granit Plava dhe punonjësi i Forcave të Sigurisë së Kosovës Kushtrim Kokalla.  Dyshohet se Murseli planifikoi vrasjen e gruas së tij për të përfituar nga një siguracion i majmë në Suedi./CNA

 

Lajmet e fundit nga