web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masakra në Ekuador/ Banda ekzekuton 10 punonjës në një studio televizive

2024-01-10 09:34:00, Kosova & Bota CNA
Masakra në Ekuador/ Banda ekzekuton 10 punonjës në një
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Ekuador. Mësohet se disa persona të armatosur dhe të maskuar hynë në një studio televizive live në Ekuador dhe kërcënuan stafin. 

Nën kërcënimin e armëve detyruan stafin të shtrihej në dysheme, ndërsa në sfond u dëgjuan të shtëna dhe njerëz që bërtisnin. Nga të shtënat me armë mbetën 10 persona të vrarë. 

Policia njofton se për ngjarjen ka arrestuar 13 persona. 

Urgjenca u shpall pasi një gangster famëkeq u zhduk nga qelia e burgut, raporton BBC.

Është e paqartë nëse incidenti në studion televizive në Guayaquil lidhej me zhdukjen nga një burg në të njëjtin qytet të bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar, ose Fito siç njihet më mirë.

Në Perunë fqinje, qeveria urdhëroi vendosjen e menjëhershme të një force policore në kufi për të parandaluar çdo kalim paqëndrueshmërie në vend.

SHBA ka thënë se dënon "sulmet e pacipë" në Ekuador dhe po "koordinon ngushtë" me presidentin Daniel Noboa dhe qeverinë e tij ekuadoriane dhe është "gati për të ofruar ndihmë"./CNA

 





Lajmet e fundit nga