web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë rebelët Huthi që po sulmohen nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe

2024-01-12 08:27:00, Kosova & Bota CNA

Kush janë rebelët Huthi që po sulmohen nga SHBA-ja dhe Britania e

Sulmet me dronë dhe raketa mbi anijet e ngarkesave në Detin e Kuq kanë nxitur tani forcat e udhëhequra nga SHBA dhe Britania e Madhe të organizojnë sulme ajrore mbi objektivat në rajon.

Forcat perëndimore morën masa pasi anijet u sulmuan nga Huthi - një grup rebel i mbështetur nga Irani që kontrollon një pjesë të madhe të Jemenit.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar kishin nisur me sukses sulmet herët të premten kundër objektivave Huthi me mbështetjen e Australisë, Bahreinin, Kanadasë dhe Holandës. 

Objektivat Huthi në Jemen përfshinin qendra logjistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe depo armësh.

Kush janë rebelët Huthi?

Huthi janë një grup i armatosur nga një nën-sekt i pakicës myslimane shiite të Jemenit, Zaidët. Ata e kanë marrë emrin e tyre nga themeluesi i lëvizjes, Hussein al Houthi.

I njohur zyrtarisht si Ansar Allah (Partizanët e Zotit), grupi u formua në vitet 1990 për të luftuar atë që ata e panë si korrupsionin e presidentit të atëhershëm, Ali Abdullah Saleh.

Presidenti Saleh, i mbështetur nga ushtria e Arabisë Saudite, u përpoq të eliminonte rebelët Huthi në vitin 2003.

Rebelët Huthi kanë qenë në një luftë civile që nga viti 2014 kundër qeverisë së Jemenit. Qeveria është mbështetur kundër Huthisnga një koalicion i vendeve arabe të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga fillimi i vitit 2022, lufta kishte shkaktuar rreth 377,000 vdekje dhe kishte zhvendosur katër milionë njerëz , sipas OKB-së.
Houthi- t deklarojnë se janë pjesë e "boshtit të rezistencës" të udhëhequr nga Irani kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit më gjerë - së bashku me Hamasin dhe Hezbollahun./CNA





Lajmet e fundit nga