web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA dhe Britania e Madhe sulmojnë bazat Huthi në Jemen/ Paralajmërimi nga rebelët

2024-01-12 08:01:00, Kosova & Bota CNA
SHBA dhe Britania e Madhe sulmojnë bazat Huthi në Jemen/
Avionët amerikanë teksa u nisën për sulm

Forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë kryer sulme ajrore kundër objektivave të rebelëve Huthi në Jemen.

BBC raporton se sulmet janë raportuar në kryeqytetin Sanaa, portin Huthi në Detin e Kuq të Hudaydah, Dhamar dhe bastionin veri-perëndimor të Houthi-ve në Saada.

President amerikan JoeBiden thotë se sulmet janë në përgjigje të sulmeve nga Huthi të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq që nga nëntori.

Huthët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit dhe thonë se po mbështesin aleatin Hamasin duke synuar anijet e drejtuara drejt Izraelit.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga këta të fundit. Zëvendësministri i Jashtëm i Hudhëve paralajmëron se SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të "paguajnë një çmim të rëndë" për këtë "agresion flagrant".

Avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore ndihmuan në kryerjen e "sulmeve të synuara" kundër objekteve ushtarake, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar. 

Holanda, Australia, Kanadaja dhe Bahreini dhanë mbështetje si pjesë e misionit, njoftoi presidenti Biden./CNA 





Lajmet e fundit nga