web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilltari i Zelensky:Sulmi ndaj Urës në Kerç u krye nga vetë rusët/ Komplot për rrëzimin e Ministrit të Mbrojtjes Shoigu

2022-10-11 08:23:00, Kosova & Bota Marta Serafini

Këshilltari i Zelensky:Sulmi ndaj Urës në Kerç u krye nga

“Nuk e goditëm ne urën në Krime, por vetë rusët”. Kishin kaluar vetëm disa minuta që kur u publikuan në internet imazhet e para të urës së dëmtuar në Ngushticën e Kerçit, kur këshilltari i presidentit ukrainas, Mihailo Podoliak i shkroi në Twitter: “Gjithçka e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet t’i rikthehet Ukrainës, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të çlirohet”.

Pastaj, pasdite, tonet ndryshuan. Përmes një postim të ri po në Twitter, këshilltari i presidentit ukrainas Volodimyr Zelenski foli për një sabotim nga vetë rusët si pasojë e përplasjeve të brendshme. “Për mendimin tonë shpërthimi i së ashtuquajturës Ura e Putinit, është një operacion i brendshëm i njërit prej shërbimeve speciale ruse”- deklaroi ai. Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, Podoliak thotë se dështimet e Rusisë në këtë luftë po nxisin rebelimin e shërbimeve sekrete ndaj Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Pra sipas Kievit, ky është një operacion i brendshëm i Moskës?

Po. Javët e fundit, konflikti midis dy qendrave kryesore të pushtetit në Kremlin, Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe FSB-së (shërbimit sekret rus), është përshkallëzuar shumë. Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, po përpiqet përmes rrjetit të saj të figurave publike, përfshirë edhe udhëheqësin çeçen Kadirov të rrëzojë ministrin Sergei Shoigu, si dhe gjeneralët e lartë të ushtrisë ruse. Kontrolli i Urës së Kerçit është zyrtarisht nën juridiksionin e FSB-së. Prandaj ajo u godit nga njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes. Për t’ua hedhur fajin shërbimet sekrete.

Këshilltari i Zelensky:Sulmi ndaj Urës në Kerç u krye nga

Cilat janë provat ku e mbështetni këtë tezë?

Sipas informacionit nga gjeo-lokacioni, kamioni që shpërtheu mbi urë po vinte nga territori rus. Dhe vetë automjeti është rus. Sinkronizimi i shpërthimit me kalimin e ngarkesës së karburantit me tren tregon për një planifikim shumë të kujdesshëm të operacionit.

Dhe pse Moska duhet të bombardojë vetë urën më të gjatë që ekziston sot në Evropë, që  lidh Krimenë me Rusinë?

Javët e fundit kemi parë një dobësimi të qartë të linjës vertikale të komandës ushtarake në Moskë, e cila do të çojë në një shtim të sabotimeve të brendshme. Në territoret e pushtuara do të shtohet paniku dhe bashkë më të edhe përpjekjet për arratisje dhe dezertim. Edhe morali (dhe numri) i trupave pushtuese ruse do të bjerë ndjeshëm.

Por më 18 shtator, ju deklaruar për gazetën tonë se “ura duhet të prishet si një ndërtim i paligjshëm”. A kanë të drejtë ata që flasin për ekzistencën e mosmarrëveshjeve të forta por edhe tensioneve mes Kievit dhe Uashingtonit lidhurme avancimin e trupave ukrainase drejt Kersonit dhe Krimesë?

Ukraine is very scrupulous in terms of respecting the rules of war, but also in the consultations it periodically holds with its allies. This does not mean that the bridge cannot be considered a "legitimate" target.

But we do not need to undertake acts that do not directly result in the liberation of the territories. All operations of this type - from the murder of Aleksandr Dugin's daughter, to the explosions of the Nord Stream gas pipelines, and now recently the explosion on the Kerch Bridge, are behind the same hand, the Russian one.

Translated and adapted by CNA.al





19:37 World

Ra në koma dhe

Një grua ka kujtuar momentin e çuditshëm që pretendon se "...

Lajmet e fundit nga