The new anti-crisis package in RMV is presented/ Farmers and pensioners benefit
The new package of anti-crisis measures has been introduce...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se "është optimist që në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese". Sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian, është krijuar një qasje e re. Kurti tha se "dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”. Këto deklarata, kryeministri i Kosovës i bëri në seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që këtë herë është mbajtur në Prishtinë.
"Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e Josep Borrell në Bruksel, ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.
Vuçiq flet për propozimin gjermano-francez
Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një konferencë për medie në Beograd se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, por pa e njohur pavarësinë e saj. "Pozicioni i Serbisë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, sepse Perëndimi po përpiqet të zgjidhë çështjen e Kosovës me anëtarësimin e saj në OKB. Perëndimi mendon se me këtë do t'i marrë argumentet nga duart presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiq. Presidenti Vuçiq, tha se propozimi i Gjermanisë dhe Francës është një çështje për të cilën duhet biseduar dhe menduar”.
"Nuk mund ta hidhni nga dritarja propozimin që vjen nga dy nga vendet më të fuqishme, por nuk jam i sigurt që mund ta pranojmë”, tha Vuçiq. Sipas tij, "thelbi i dokumentit është që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”. Serbisë, "do t'i përshpejtohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do t'i ofroheshin përfitime të rëndësishme ekonomike”, tha Vuçiq. Ai ritheksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të jetë në OKB. Autoritetet në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistimin e një dokumenti të tillë. Ato thonë se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanel Macron, dy muaj më parë angazhuan këshilltarët për politikë të jashtme, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, që të shtyjnë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare për përmirësimin e raporteve. Të dytë u bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq që "të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i takuan ndarazi të enjten në Pragë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidentin serb Vuçiq. Presidentja Osmani-Sadriu, tha se për dialogun me Serbinë "ka kërkuar të mbyllet sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë", ku nuk do të prekej integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës.
"Para presidentit Macron dhe kancelarit Scholz kam paraqitur vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetin e vendit, kushtetutshmërinë e vendit, dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Dhe po ashtu, potencova rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, pra mos të lejojmë zgjidhje të cilat më shumë shkaktojnë probleme sesa që sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon", deklaroi presidentja Osmani-Sadriu pas takimit me Scholz dhe Macron në Pragë të Çekisë./DW
The new package of anti-crisis measures has been introduce...
Victoria Maslova e ka braktisur fabrikën e saj me produkte...
Multiple explosions have occurred in the capital of Uk...
Beijing and Taipei have declared after Tesla's chief execu...
Gjatë një debati të zhvilluar në parlamentin gjerman, Bund...
According to the calculations of the SORA Institute for th...
This year the Nobel Peace Prize was awarded to the Bel...
"The Economist" Today, not a few people have forgotte...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Five years after the term "Steele dossier" entered the...
Bulgaria is among those countries that have refused to sup...
Germany's Foreign Ministry called on the European Unio...
Brazil, once a country with little influence in drug t...
Ukrainian officials announced that a barrage of Russian ro...
Reflecting on the war in Ukraine, Pope Francis has cal...
Russian President Vladimir Putin has ordered measures ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Unequal partners in the time of economic boom now beco...
The Spanish police, according to their data, have dest...
Another serious incident of sexual abuse of minors "occurr...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this Monday morning in the vil...
Gunshots have been recorded in Mirdita. It is suspected th...
A passenger in one of the vehicles involved in the acciden...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
Today, our country will be affected by relatively stable w...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
United States President Donald Trump has announced the ach...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu is seeking an ur...
Serbian President Aleksandar Vučić announced that he plans...
At least six people were killed on Sunday after two helico...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The dynamics of wages in the labor market continued their ...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
For the first time in history, the World Cup will be held ...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...