Marta Kos congratulates Kurti on his election victory/Call to political parties: Unite and find a compromise
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...

Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmosferë të tensionuar dhe mund të thuhet se pas zënkave dhe akuzave reciproke për tradhti u dëshmua edhe një ndarje e thellë brenda parlamentit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Qeveria nga ana e saj vazhdon të akuzojë autoritetet e mëparshme se kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës, ndërsa opozita vetë është e ndarë për sa i përket mbështetjes për planin gjermano-francez për Kosovën.
Pjesa proeuropiane e opozitës mendon se ky plan duhet mbështetur, ndërsa opozita me orientim më nacionalist e sheh zbatimin e këtij plani si mbështetje për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe shfuqizimin e Republikës Srpska.
Fjalën kryesore, që mund të quhet edhe monolog, e mbajti presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai kryesisht bëri thirrje për përkrahjen e Kushtetutës së Serbisë, dhe siç u theksua vijat e kuqe për Serbinë janë formimi i Asosiacionit të Komunave Serbe dhe mospranimi i një ulëseje për Kosovën në Kombet e Bashkuara. U tërhoq vëmendja edhe në faktin se ende po diskutohet për planin, i cili nuk është i njohur definitivisht, por qeveria thekson se ai është vetëm platformë për bisedime dhe se ende nuk është nënshkruar asgjë.

"Situata është e tillë, që në një mjedis kaq autoritar ju nuk mund të besoni gjithçka që dëgjoni", thekson për DW Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike dhe përmend demantimet e politikanëve evropianë "se si i kanë vënë Vuçiçit një lloj ultimatumi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. "Prandaj nuk mund të pritet as një diskutim normal, ku të kryqëzohen argumentet apo të zhvillohet ndonjë debat kuptimplotë për një çështje kaq të rëndësishme shtetërore. Thjesht gjithçka i nënshtrohet rejtingut politik të Aleksandër Vuçiçit, ne si qytetarë tani vetëm mund të supozojmë se çfarë i është shtruar përpara Serbisë dhe cila është përgjigja e Serbisë për të gjitha këto”, vlerëson Popoviç.
Polarizimin e mprehtë politik brenda opozitës serbe, Popoviç e sheh si ndihmë me apo pa vetëdije për Aleksandar Vuçiçin. "Partitë e djathta të opozitës sillen në mënyrë iracionale dhe ndihmojnë kështu autoritetet. I ndihmojnë pikësëpari duke krijuar iluzionin se ka një lloj presioni të madh nga e djathta, apo nga ndonjë opinion publik pro rus. Dhe në këtë mënyrë i japin atij hapësirë për t'u paraqitur para perëndimit dhe opinionit vendas si martir dhe viktimë. Kështu Vuçici, i cili në fakt është sundues mbi jeten dhe vdekjen në Serbi, e paraqet veten si dikush që është në situatë të vështirë, sepse i bëhet presion nga ndonjë Milica dhe Boshko”, thotë Popoviç.

Edhe Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike, tërheq vëmendjen për DW lidhur me mostransparencën e palës serbe për negociatat me Kosovën dhe shton "se ne ende nuk jemi të sigurtë se çfarë përmban propozimi gjermano-francez, megjithëse kemi disa përvijëzime në mediat serbe. Atëherë na mbetet vetëm t'i besojmë Vuçiçit se është vërtet ai propozim, ose është ndonjë strategji e tij për të dalë në publik me skenarin më të keq, me qëllim që më vonë ndonjë variant më të butë ta paraqesë si suksesin e madh të tijin”, mendon Bursaç.
Në seancën e Parlamentit të Serbisë, Presidenti i Serbisë prezantoi edhe politikën e tij, apo planin 10-pikësh për Kosovën e Metohinë, sipas tij, i cili përfshin edhe integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik. Këtu nuk kishte surpriza të mëdha, u fol për paqen dhe stabilitetin, sigurinë për serbët në Kosovë, ku thuhet se Serbia nuk do t'u përgjigjet provokimeve, përveç nëse jeta dhe pasuria e serbëve rrezikohen si në vitin 2004.
"Aleksandar Vuçiçit thjesht i është dashur të dalë me diçka para opinionit publik”, mendon Dejan Bursaç, "sepse ishte krijuar përshtypja nga reagimet se Vuçiçi kishte pranuar diçka, që thënë thjesht mund të shihet si njohje e Kosovës. Kështu e shoh edhe këtë paraqitje në parlament, si përpjekje për ta reduktuar këtë dëm në publik”.
Disa herë në këtë seancë të posaçme u përsërit se vijat e kuqe për Beogradin janë krijimi i Asosiacionit të Komunave Serbe dhe kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Dragan Popoviç thekson se "e gjithë drama rreth kësaj është që të mbahet konflikti, sepse pa të nuk ka aq mundësi për rritje tensionesh dhe futjen e frikës tek njerëzit në Serbi. Sa i përket Kosovës në OKB, ajo nuk do të varet nga Serbia. Serbia mund të thotë edhe se nuk ka asgjë kundër, por në fund vendosin shumë faktorë më të rëndësishëm si Rusia dhe Kina”, thekson drejtori i Qendrës për Politikë Praktike.
Asosiacioni i rëndësishëm vetëm në letër

Nëse shikojmë atë që paraqitet si propozim gjermano-francez, aty shohim se në fakt bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, tërheq vëmendjen Dejan Bursaç: "Nga ana tjetër Serbia fiton Asociacionin si diçka që për qëllime marketingu mund t´u paraqitet si sukses qytetarëve të Serbisë. Por Asociacioni mund të rezultojë si diçka, që nuk ka rëndësi veçse në letër. Kemi këtu shembullin e Këshillit të përbashkët të komunave, që është formuar në bazë të marrëveshjes së Erdutit në vitin 1997. Ai në letër ka kompetenca të mëdha, por në praktikë funksionon si një organizatë e zakonshme joqeveritare", vëren Bursaç.
Sanksionet ndaj Rusisë të pashmangshme?
Një pjesë shoqëruese e debatit në parlament, por jo më pak e rëndësishme, ishin edhe sanksionet ndaj Rusisë, për të cilat politikanët serbë flasin gjithnjë e më hapur. Presidenti i Serbisë thotë kështu "se Serbia me shumë gjasa do të duhet t`i vendosë sanksione Rusisë”, dhe se "shteti për shkak të mosvendosjes së sanksioneve paguan ndërkohë një çmim të lartë”. Kjo është përsëritur njëzëri edhe nga përfaqësues të tjerë të lartë të pushteit në Serbi, dhe Dragan Popoviç konstaton "se Vuçiçi të gjitha këto i ka lidhur në një pako, së bashku me presionet e Perëndimit rreth Kosovës dhe se ai do të mundohet të negociojë diçka me të dyja çështjet. Sinqerisht aty nuk kam vënë re ndonjë presion të tepruar lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Po të kishte patur, do ta kishim tashmë të paktën një lloj sanksioni kundër Rusisë”, beson Popoviç.

Dejan Bursaç thotë se ky presion ekziston dhe se hapësira për të manovruar është ngushtuar pas luftës në Ukrainë. "Besoj se do të bëhet kujdes, që nëqoftëse kjo ndodh, të jetë në një volum sa më të vogël. Megjithatë mendoj se do të arrihet një ekuilibër. Ky mund të jetë pranim i një pjesë të sanksioneve, por aq sa të mos rrezikohen interesat kombëtare dhe ekonomike të Serbisë. Natyrisht, pyetja është se si do ta kuptojë atë ana ruse”, përfundon Dejan Bursaç./DW
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugal...
Pakistani authorities have blocked access to the online en...
Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër sh...
The Ukrainian president, Volodymyr Zelensky, has said that...
A new type of missile that would double Ukraine's strike r...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë ...
The balloon was seen on Wednesday (02/01/2023) over th...
Their number is increasing more and more, the number o...
Më 23 qershor 2016, një shumicë me diferencë të vogël ...
Turkish President Recep Rayyip Erdogan said that Turke...
The former prime minister and deputy of the Democratic Lea...
In the United States, American lawmakers have asked the FB...
Entering the EU-Ukraine meeting Air raid sirens sounded acr...
The US Secretary of State, Antony Blinken, has postpon...
Germany has approved the export of Leopard 1 tanks to ...
NATO called on Russia to fulfill its obligations under...
A suspected Chinese surveillance balloon has been flying o...
Deri në 40 vende mund t'i bojkotojnë Lojërat Olimpike të v...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi flet për tipi...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Oil prices rose on Monday, with Brent crude rising 4.5% to...
Six people were injured in a stabbing attack at New York's...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...