web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

US continues monitoring suspected Chinese surveillance balloon

2023-02-03 15:51:48, Kosova & Bota CNA

US continues monitoring suspected Chinese surveillance balloon

A suspected Chinese surveillance balloon has been flying over the United States for several days, US officials said Thursday. If this is confirmed, this would be a serious action, which is happening a few days before a planned trip to Beijing by the US Secretary of State, Antony Blinken. China said today that it was "verifying" reports about the suspected balloon and called for the matter to be handled "calmly and prudently".

Objekti që duket se është një balonë përgjimi është vërejtur mbi qytetin Billings, në Montana. Ajo po fluturon në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet rrezik ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë.

“Po shikoja nga dritarja si zakonisht, kur vura re balonën. Në fillim mendova se ishte një yll, por kjo s’kishte mundësi pasi ishte mesi i ditës. Më pas e kuptova se ishte shumë i madh për të qenë yll”, tha zoti Doak.

Incidenti mund të nxjerrë në pah deri ku Pekini dhe Uashingtoni janë të gatshëm të shkojnë për të spiunuar njëri-tjetrin, ndërsa tensionet mes superfuqive botërore janë në rritje. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme për një vizitë për të cilin kishin rënë dakord në nëntor presidenti Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping.

Zbulimi i balonës së përgjimit mund të ndikojë mbi këto plane.

John Parachini, studiues ndërkombëtar i mbrojtjes në institutin RAND thotë se koha kur ky incident po ndodh “është për të ardhur keq”.

“Nuk është e qartë se balona mund të bëjë ndonjë përgjim më të madh, se sa satelitët kinezë. Presidenti Biden ka folur për mbajtjen e linjave të komunikimit të hapura me qeverinë kineze. Udhëtimi i Sekretarit Blinken në Kinë në ditët në vijim ishte pjesë e kësaj përpjekjeje. Kjo tani krijon një ndërlikim si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Kinën dhe është një provokim për të ardhur keq”, tha zoti Parachini.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy shprehu zemërimin e tij në rrjetin social Twitter.

“Mospërfillja e pacipë e Kinës për sovranitetin e SHBA-së është një veprim destabilizues që duhet trajtuar”, shkroi ai në Twitter.

“Presidenti Biden nuk mund të heshtë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se Pekini po “verifikonte” situatën dhe paralajmëroi kundër spekulimeve.

“Kina është një vend i përgjegjshëm, që ka respektuar gjithmonë ligjet ndërkombëtare dhe nuk ka ndërmend të shkelë territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran. Lidhur me këtë çështje, jemi në procesin e verifikimit të situatës dhe shpresojmë, që të dyja palët ta trajtojnë atë së bashku me qetësi dhe kujdes”, tha zonja Mao.

Surveillance balloons have flown over the United States several times in recent years, but this one appears to have stayed longer than on previous occasions, one of the US officials said.

Officials initially said fighter jets were mobilized to strike it. But the Pentagon advised President Biden not to do so for fear that the waste could pose a security threat./ VOA





Lajmet e fundit nga