Aeroportet i përgjigjen thirrjes së Sindikatës/ Të premten anulohen më shumë se 700 fluturime
Të premten do të anulohen të gjitha fluturimet e rregu...

Ökke? Elmasoglu është kthyer në hero në ditët pas tërmetit në Turqi- e kjo thjesht sepse ai bëri punën si duhet. Elmasolgu është kryetar bashkie i qytetit Erzin me rreth 42.000 banorë. Erzin ndodhet në jug të Turqisë, mes Osmanyie dhe Iskenderun, në qendër të zonës së tërmetit. Por pikërisht në këtë qytet gati nuk ka dëme. Shpjegimi i kryebashkiakut për këtë në televizionin turk është i thjeshtë: "Nuk kam lejuar ndërtime dhe veprime ndërtimi ilegale. Nganjëherë ka ndodhur që ka pasur zemërim ndaj meje, dhe më kanë pyetur me ironi, ti do të jesh më i ndershmi në këtë vend? Sot kam ndërgjegje të pastër. Nuk i kam lejuar ndërtimet ilegale."

Ndërkohë që Turqi nuk janë të pakta ndërtimet ilegale. Dihet, se ata që ndërtojnë ilegalisht kryejnë një vepër penale, por para zgjedhjeve shpesh përgjegjësit i kanë shpëtuar ligjit. Por sjellja e tyre ishte dhe është e papërgjegjshme, thotë Eyüb Muhcu nga Shoqata e Përgjithshme e Inxhinierëve dhe Arkitektëve Turq. Ai ndodhet para rrënojave të një shtëpie në Adiyaman.
"Siç kemi mësuar bëhet fjalë tek ndërtesa për një godinë katër katëshe, që do të thotë se plani ishte katër kate për ndërtim, dhe stabiliteti i ndërtimit ishte i planifikua për kaq kate. Më pas, i inkurajuar nga amnistitë politike në ndërtim, u vendosën edhe tre kte të tjera ndërtimi ilegalisht, dhe në fakt me këtë është bërë vrasje."
Bazament i dobët dhe shufra hekuri të lëmuara
Shtimi i një, dy ose tre kateve pa leje në godina është një praktikë e njohur në qytetet turke. Por kjo nuk e shpjegon vetëmkatastrofën. Kësaj i shtohet që në disa zona bazamenti i tokës është shumë i butë dhe jo stabël. Një rol luan edhe mënyra e ndërtimit. Një grua rrëfen në Antakya, se bashkë me fqinjët ajo kishte kërkuar në rrënoja për kolona çeliku. Nuk gjetëm asnjë, rrëfen ajo. Përveç kësaj ka ndërtime që janë ngritur me materiale që nuk duheshin përdorur, thekson inxhinieru Muhcu. "Në shumë vende shikon, se si është prishur betoni, këtë e provojnë mostrat që kemi marrë. Po kështu ndodh edhe me shufrat e hekurit që janë përdorur." Sipas Muhcu ka ndërtesa që janë ngritur me shufra hekuri të lëmuara, ndërkohë që sipas rregulloreve të ndërtimit duhet të pëdoren në ditët e sotme hekuri i valëzuar.

Sipas kryetarit të bashkisë së Erzinit, Elmasoglu, ndëtimet ilegale kursejnë aty ku nuk duhet. Edhe në Erzin ka pasur ndërtime të tilla, por jo pa i vënë para drejtësisë përgjegjësit, thekson ai. Firmat e ndërtimit janë përpjekur të bindin autoritetet që të mbyllin një sy, por Elmasoglu qëndroi i palëkundur. "Edhe tek unë kanë ardhur ata. janë ankuar, që nuk mund t'ia dalin të marrin një leje ndërtimi, por unë thosha, 'më vjen keq'. Jo pak vetë kanë qenë të zemëruar me mua." Por edhe në Erzin që nuk është dëmtuar nga tërmeti po kontrollohen tani të gjitha ndërtimet./DW
Të premten do të anulohen të gjitha fluturimet e rregu...
After 9 days in the ruins of the earthquake, a 42-year-old...
The European Commission has proposed new sanctions aga...
Sot mijëra pasagjerë janë prekur nga vonesat dhe anuli...
Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës ka bërë të ditur...
Turkey's President Recep Tayyip Erdogan announced on Tuesd...
Udhëheqësi kinez Xi Jinping shprehu mbështetjen e vendit p...
On January 5, 1993, a few days before Bill Clinton was ina...
Në Ohajo, dalja nga shinat e një treni dhe rrjedhimisht dj...
U.S. Sen. Dianne Feinstein, a pioneer for women in America...
When Bielefeld mayor Pete Clausen is asked how his city is...
Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është...
Russia is holding at least 6,000 children from Ukraine in ...
Shefi i Kombeve të Bashkuara ka bërë apel për 397 milionë ...
Shpëtimtarët nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ...
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar që tron...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka thënë në një...
Gjatë vitit të parë të luftës, Rusia ka pushtuar dhe ka hu...
The European Parliament has officially approved the law bann...
The finding is alarming: the Ukrainian army uses much more...
CNA has included in the filter the assets of the head ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred in the Bradashesh area of Elbasan n...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
Meteorologist Lajda Porja has warned that Albania will onc...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
Police are "carrying out investigations" into an image sha...
Iranian state media reports that Abolfazl Sepahi Badjani a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
In the history of Western art and literature, few moments ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sol...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...