web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aeroportet i përgjigjen thirrjes së Sindikatës/ Të premten anulohen më shumë se 700 fluturime

2023-02-15 21:56:00, Kosova & Bota CNA
Aeroportet i përgjigjen thirrjes së Sindikatës/ Të premten
Foto ilustruese

Të premten do të anulohen të gjitha fluturimet e rregullta të pasagjerëve në aeroportin e Mynihut.

Kjo është bërë e ditur nga Flughafen München GmbH (FMG), operatori i aeroportit të Mynihut.

Konkretisht fluturimet do të ndërpriten nga ora 12:00 e së premtes deri në orën 01:00 të së shtunës.

Ky vendim vjen si përgjigje ndaj thirrjes për grevë të sindikatës së shërbimeve “Verdi” dhe do të preken më shumë se 700 fluturime.

Të gjitha fluturimet të veçanta si fluturimet e ndihmës, fluturimet për emergjencat mjekësore, teknike dhe fluturimet për Konferencën e Sigurisë nuk do të preken nga greva.

Aeroporti rekomandon pasagjerët që të pyesin me kompaninë e tyre ajrore përkatëse se si të procedojnë, raporton media gjermane “BR24”.

Gjithashtu fluturimet do të anulohen edhe në aeroportet e Frankfurtit, Hamburgurt dhe Shtutgartit.

Kujtojmë se sindikata Verdi ka paralajmëruar greva ditore dhe thirrjes i janë përgjigjur disa aeroporte gjermane.

Greva është thirrur për punonjësit e sektorit publik, të aviacionit dhe shërbimeve tokësore.

Shoqata e aeroporteve ADV ka deklaruar se nga anulimet mund të prekin 2340 fluturime vendase dhe ndërkombëtare.

We remind you that the union is in difficult negotiations for increasing the salaries of employees in public services at the level of the state, cities and municipalities. Airport staff are often paid according to collective agreements. At the same time, negotiations are continuing for the salaries of the rest of the staff, as well as those employed in flight control./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga