web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shfuqizon 13 ligje

2026-01-09 18:46:00, Kosova & Bota CNA

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shfuqizon 13 ligje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shfuqizuar sot 13 ligje, përfshirë Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. 

Në një njoftim për media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet në fjalë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.

Përveç ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë, u shfuqizuan edhe 12 ligje të tjera për arsye të njëjta.

12 ligjet e shfuqizuara

-Ligji për Shërbimet e Pagesave;

-Ligji kundër dukurive negative në sport;

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit;

-Ligji për provimin e maturës shtetërore;

-Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm;

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;

-Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;

-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale;

-Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore;

-Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;

-Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore;

-Ligji për Lojërat Mesdhetare.

Gjykata Kushtetuese u shpreh se ligje të miratuara nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024 janë jokushtetuese për shkak të shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës./CNA 





Lajmet e fundit nga