web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Çfarë ndodhi pas sulmit terrorist në Moskë, mes viktimave edhe fëmijë

2024-03-23 09:14:00, Kosova & Bota CNA

FOTO/ Çfarë ndodhi pas sulmit terrorist në Moskë, mes

Ka shkuar në mbi 60 numri i viktimave nga sulmi terrorit që ndodhi mbrëmë në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë. Mes viktimave 3 ishin fëmijë.

Në spital janë shtruar 115 persona, pesë prej tyre janë fëmijë, ku njëri ndodhet në gjendje të rëndë, tha ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

Mediat ruse raportojnë së të paktën tre persona me kamuflazh hapën zjarr dhe më vonë ndodhën shpërthime, pas së cilës zjarri shkatërroi pothuajse tërësisht katet e sipërme të ndërtesës. 

Kreu i FSB-së i raportoi presidentit, Vladimir Putin se 11 persona ishin arrestuar, duke përfshirë 4 terroristët që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në Crocus.

Theksojmë se sulmi është marrë përsipër nga Shteti Islamik./CNA 

 





Lajmet e fundit nga