web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Forum/ How will the war in Ukraine develop this year?

2023-03-04 08:27:00, Kosova & Bota CNA

Forum/ How will the war in Ukraine develop this year?

Emma Ashford, Grand Strategy Fellow at the Stimson Center, Washington: Ukraine has done well, but time and American politics may not be on its side

Ukraine and the Eastern European countries closer to Russia's borders may be willing to support the war for a few more years. However, if there are no visible military gains from Ukraine, Western European states may be wary of the extent of the conflict and its economic costs over the next winter.

Pakënaqësia publike në SHBA dhe pjesë të Evropës, vetëm sa do të rritet me zgjatjen e luftës zvarritet, edhe sepse ofrimi i armatimit dhe trajnimit të avancuar për Ukrainën do të marrë kohë për të dhënë efektet e tij në fushën e betejës. Ukraina e ka mbrojtur me sukses sovranitetin e saj, ka rimarrë të paktën një pjesë të territorit të saj, dhe ka treguar se nuk do t’i nënshtrohet të qenit një vasale e Rusisë.

Por për SHBA-në, kostot në rritje dhe rreziqet e përshkallëzimit të shkaktuara nga konflikti i vazhdueshëm, i tejkalojnë përfitimet nga fitimet e vazhdueshme territoriale. Tani 40 për qind e republikanëve besojnë se SHBA-ja po bën shumë në konflikt. Dhe kjo luftë ka të ngjarë të jetë në fokus të fazës së hershme të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2024, veçanërisht për kandidatët republikanë. Pra ndoshta koha nuk është në anën e Ukrainës.

Timoti Garton Esh, historian dhe analist britanik:Një kundërsulm ukrainas këtë pranverë mund ta kthejë valën e luftës.

Sapo isha për 1 javë në Kiev, dhe për mua është shumë e qartë pranvera dhe vera këtij viti do të jenë potencialisht koha që do të sjellë fitoren e Ukrainës. Për momentin, Rusia ka ende iniciativën strategjike në lindje, ndërsa Ukrainës po i mbarojnë municionet për armatimet e saj post-sovjetike.

Por një kundërofensivë e planifikuar ukrainase këtë pranverë, duke përdorur brigada të reja të pajisura dhe të trajnuara në perëndim, mund ta ndryshojë situatën.

Forum/ How will the war in Ukraine develop this year?

Nëse forcat e armatosura ukrainase do të arrijnë të përparojnë më në jug, nga rajoni Zaporizhzhia deri në Detin Azov, ato mund t’i ndajnë më dysh forcat pushtuese ruse dhe të kërcënojnë Krimenë.

Është e qartë se kjo strategji bart dhe një rrezik më të madh, por nga ana tjetër edhe një mundësi më të madhe për të arritur paqen. Siç e kam dëgjuar nga liderët ukrainas në

Kiev shpejtësia e veprimit është thelbësore. Nëse mbështetja ushtarake dhe ekonomike perëndimore do të jetë shumë e ngadaltë, koha do të jetë në favor të Vladimir Putinit.

Andrei Soldatov & Irina Borogan, gazetarë investigativë rusë:Rusët po përgatiten për një luftë të gjatë dhe për mbijetesë

Kjo luftë do të zgjasë për një kohë shumë të gjatë. Një ndjenjë e tillë lindi tek rusët në fundin e vitit të kaluar. Shumica e atyre që donin të largoheshin nga vendi kanë ikur tashmë. Pjesa tjetër do të përpiqet të përshtatet me rrethanat, në një gjendje ku edhe fëmijët janë subjekt i propagandës së detyrueshme në shkolla.

Njerëzit do të kalojnë tek strategjia e mbijetesës, diçka e njohur për rusët që kujtojnë kohët e Bashkimit Sovjetik. Do të vazhdojë censura dhe frika ndaj regjimit. Kufomat e ushtarëve rusë që mbërrijnë në qytetet dhe qytezat ruse, nuk do ta shtojnë solidaritetin për gjendjen e vështirë të ukrainasve.

Rusia e ka pasur gjithmonë të vështirë për t’u lidhur me botën globale, kjo për shkak të psikozës kombëtare shekullore mbi përkatësinë e vendit të saj, në Azi apo Evropë. Tani që lidhjet me Perëndimin do të jenë të ndërprera për shumë vite, pyetja ka marrë pjesërisht një përgjigje.

Sevim Da?delen, deputete e Die Linke në Bundestagun gjerman:Teksa lufta ka hyrë në një ngërç, ne duhet të rihapim negociatat për paqe.

Një vit nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, janë vrarë qindra mijëra ushtarë dhe rreth 8.000 civilë. Lufta në Ukrainë është kthyer në një luftë me delegim midis SHBA-së dhe NATO-s nga njëra anë, dhe Rusisë nga ana tjetër. Ndërsa NATO dhe aleatët e saj janë të përfshirë në një luftë ekonomike kundër Moskës dhe në dërgimin masiv të armëve gjithnjë e më të rënda në Ukrainë, shumica dërrmuese e vendeve në mbarë botën nuk po mbajnë anë në këtë konflikt.

Sipas gjeneralit amerikan dhe kryetarit të Shefave të Përbashkët të Shtabit, Mark Milley, lufta është aktualisht në një ngërç. Dhe ky moment duhet të përdoret si një mundësi për ta ngrirë konfliktin. Ndaj duhet të ketë presion të madh social mbi qeveritë perëndimore për t’u larguar nga logjika e përshkallëzimit ushtarak dhe shkuar drejt diplomacisë.

Forum/ How will the war in Ukraine develop this year?

Nismat e presidentit të Brazilit, Lula, Vatikanit dhe Kinës, janë hapa në drejtimin e duhur. Dhe marrëveshja që lejoi eksportin e grurit ukrainas dhe shkëmbimet e vazhdueshme të të burgosurve, tregojnë se marrëveshjet janë të mundshme. Synimi kryesor këtë vit duhet të jetë rifillimi i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, pasi ato ishin pranë një marrëveshjeje prillin e vitit të kaluar. Nuk duhet të presim më. Negociatat duhet të fillojnë sa më parë dhe duhet të ndalet lufta e pakuptimtë ekonomike, e cila prek kryesisht popullsinë në Evropë dhe vendet e hemisferës jugore.

Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidencës së Ukrainës:Ky konflikt do të diktojë kursin e këtij shekulli.

Kur Rusia nisi pushtimin e vendit tim, udhëheqja e saj u befasua nga uniteti i Ukrainës dhe i aleatëve të saj perëndimorë. Kremlini besonte se ushtria ruse mund ta vendoste nën kontroll Kievin brenda pak ditësh. Por e kishte gabim. Forcat e armatosura të Ukrainës dhe populli i kanë mbrojtur tokat tona me një guxim të jashtëzakonshëm.

Rusia do të jetë me siguri e alarmuar nga mbështetja e miqve tanë. Aleatët tanë perëndimorë e panë se ky konflikt i tmerrshëm përfaqësonte një pikë kthese në histori. Ukraina dhe populli i saj qëndrojnë në vijën e parë të një konflikti që do të diktojë zhvillimet e këtij shekulli, ashtu si Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore diktuan historinë e 100 viteve të mëparshme.

Trust me when I say that our fight is your fight too. If Ukraine does not win, our lost lives will become your lost lives. If Russia wins, Western security and the rules-based international order will be undone.

If its armed forces succeed in Ukraine, it will not stop there. The Russian leadership understands only the language of force. Therefore, the more aggressive and comprehensive the response of the West, the sooner this war will end.

Translated by CNA.al





Lajmet e fundit nga