web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hunter Biden must face justice and stop hiding behind his father, the President

2023-03-03 08:27:00, Kosova & Bota CNA

Hunter Biden must face justice and stop hiding behind his father, the President

Mention for a moment any sort of Fox News priority issue, and you'll soon find a congressional investigation by the now-Republican-controlled Congress: the origins of the coronavirus, the threat to our capital markets, the collusion of allegedly between social media companies and the Democratic Party.

Disa kongresmenë republikanë kanë nisur së fundmi një hetim, nëse Departamenti i Drejtësisë ka pasur në shënjestër prindërit që protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe mbajtjes së maskave në mbledhjet e bordit të shkollës. Asgjë nuk e ushqen më shumë makinerinë e përhershme të zemërimit, se sa një hetim i gjerë mbi një skandal të paqartë, por që duket gjithsesi drithërues.

Dhe asnjë ndjekje nuk është më e paqartë dhe më emocionuese sesa obsesioni i deritanishëm dhe i pafrytshëm i një pjesë të medias me Hanter Biden. Prej 2 vitesh, konservatorët e kanë akuzuar djalin rebel të presidentit Xho Bajden për shitje influencash, pastrim parash, ryshfet dhe për lobim të jashtëm të paligjshëm.

Hunter Biden must face justice and stop hiding behind his father, the President

Ata janë përpjekur t’i shndërrojnë fatkeqësitë e tij personale në një “përbindësh” të fuqishëm për ta ngatërruar dhe shpërqendruar të gjithë administratën. Dhe tani që kontrollin e hetimeve në Kongres e kanë republikanët, mund të arrijnë atë që duan:një shans për ta shqyrtuar në detaje jetën e turbullt të Hanter Bajden.

Kundërshtimi ndaj kësaj fushate të re mund të jetë instinktiv nga çdo prind. Por në fakt presidenti Bajden duhet ta dëshirojë një hetim të tillë. Gjatë varësisë aktive të Hanter Biden nga lëndët narkotike, Xho Bajden ia bëri të qartë djalit të tij dhe botës, se dashuria e tij atërore nuk varej nga sjellja e djalit të tij.

Tani është koha për të bërë të qartë se sjellja e tij ka pasoja. Xho Bajden duhet të bëjë
një thirrje qartë që djali i tij të bashkëpunojë, jo me republikanët në Kongres, por me Departamentin e Drejtësisë. Kjo do ta lejonte Hanter Bajdenin të shihte punët e tij, dhe ta lejonte administratën e drejtuar nga babai i tij që të përqendrohet në çështjet që kanë më shumë rëndësi për popullin amerikan.

Deri në këtë pikë, familja Bajden - të paktën publikisht - i ka shpërfillur kërcënimet e republikanëve. “Paçi shumë fat me këtë nismë!”- u tha atyre Xho Bajden vjeshtën e vitit të kaluar. Ndërkohë bashkëshortja e tij, njëherazi njerka Xhill Bajden ka deklaruar thjesht se “Hanter është i pafajshëm”.

Hunter Biden must face justice and stop hiding behind his father, the President

Por edhe demokratët më optimistë e dinë se Hanter Biden ka nevojë të japë disa shpjegime. Departamenti i Drejtësisë e ka marrë nën hetim atë që nga viti 2018. Vjeshtën e vitit 2022, gazeta “The Ëashington Post” citoi burime pranë grupit hetimor, që thanë se Departament i Drejtësisë kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë për shkelje penale në lidhje me krimet tatimore dhe gënjeshtrat në plotësimin e një formulari federal.

Natyrisht, të mashtrosh me taksat, dhe të gënjesh në një formë të caktuar, nuk janë asgjë në krahasim me pretendimet e korrupsionit në nivelet më të larta për të cilat flet shpeshherë Taker Karlson dhe gazetarë të tjerë. Por problemi i Hanter Bajden shkon përtej respektimit strikt të ligjit.

Gjithçka që duan të bëjnë republikanët në këtë rast, është të rikrijojnë atmosferën së cilës Hilari Klinton nuk mundi t’i shpëtojë. Muajin e kaluar, Hanter Bajden shpalosi një taktikë të guximshme në mbrojtjen e tij:Ekipi i tij ligjor kërkoi që Prokurori i Përgjithshëm i Delauerit, Departamenti i Drejtësisë dhe IRS (organi hetimor tatimor) të hetojnë figurat kryesore përgjegjëse për zbulimin e historisë së laptopit, si dhe shpërndarjen e informacionit të tij personal pa lejen e tij.

Sado të rënda që janë akuzat kundër tij, e vetmja pjesë e së vërtetës së pakapërcyeshme është privilegji që ka gëzuar Hanter Biden. Ky privilegj i ka shërbyer atij si lloj një leje për të shmangur burgun. E njëjta gjë është e vërtetë për fëmijët e panumërt të politikanëve të tjerë – sigurisht duke përfshirë edhe ata të Donald Trump.

Hunter Biden must face justice and stop hiding behind his father, the President

Por vënia në dukje e standardit të dyfishtë, nuk do të mjaftojë për të kundërshtuar kritikat e republikanëve. Demokratët janë përpjekur të injorojnë më herët nismat ligjore të republikanëve, duke shpresuar se akuzat do të zhdukeshin apo se votuesve nuk do t’u interesonin vërtetë.

Ndonjëherë kjo funksionon. Por nëse përpjekjet e kundërshtarit zgjatin mjaftueshëm, ato mund të bëjnë vërtetë dëm.

Kështu ato ia dolën të njollosin njëherë përgjithmonë familjen Klinton. Çfarëdolloj gjëje që mund të ketë bërë ose jo Hanter Bajden, nëse babai i tij e miraton hetimin e Departamentit të Drejtësisë - dhe premton të qëndrojë plotësisht jashtë tij - kjo do të vinte në avantazh makinerinë zakonisht të ngadaltë dhe të qëndrueshme të zbatimit të ligjit mbi sjelljet partizane të anëtarëve të Kongresit të ekstremit të djathtë. (Si një bonus, Departamenti i Drejtësisë do të ketë shumë më pak gjasa sesa Kongresi për t’u thelluar në elementët më të këqij të kësaj historie).

Dhe pastaj është fakti që Xho Bajden ndërtoi një profil kombëtar si një pjesëmarrës i zellshëm në luftën kundër drogës, e cila dërgoi në burg qindra mijëra njerëz, kryesisht burra me ngjyrë. Ndërsa djali i tij përfundoi duke u bërë një artist që punonte në Malibu, Kaliforni, ndershmëria e Xho Bajden për këtë hetim, mund të zbehte disi imazhin negativ të qasjes “rregullat vlejnë për ty, por jo për mua” që i përndoqi Klintonët kudo që shkonin.

Reputacioni i tij si një politikan në thelb i ndershëm (dhe si një baba i sjellshëm e i dashur) është “llaçi” që ka bashkuar karrierën e tij. Hedhja poshtë e akuzave se familja e tij ka përfituar nga pozicioni i tij në këtë rast, i jep ritëm çdo akuze tjetër.

Hunter Biden has faced quite a few investigations, but he enjoys advantages that most people don't: No matter what happens, he's unlikely to find himself destitute or without financial means. Perhaps an even greater privilege, is the fact that his family has such a clear and very unconditional love for him.

I have been moved every time Joe Biden has come to his son's defense. I know that his testimony about the value of Hunter Biden as a person has helped him quite a bit in de-stigmatizing the latter's drug addiction. Being willing to fight for his son against all odds has been one way Joe Biden has shown his love. But allowing your son to fend for himself in the face of a huge challenge and loving him in return is something else entirely.

Translated by CNA.al





14:07 World

Viti pas

Para pak më shumë se një viti kancelari gjerman, Olaf Scho...

Lajmet e fundit nga