Plane crash in India/ At least 30 dead so far
At least 30 people died in the crash of an Air India plane...

Gjithnjë e më shumë njerëz po e lenë vendlindjen për shkak të luftës, dhunës dhe persekutimit. Në të njëjtën kohë, fondet për t'i ndihmuar ata po bëhen gjithnjë e më të pakta. Ky është vlerësimi i zymtë i një raporti të ri nga Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Në fund të prillit, kishte më shumë se 122 milionë gra, burra dhe fëmijë të zhvendosur me forcë në të gjithë botën - dy milionë më shumë se vitin e kaluar.
Sipas raportit numri i personave të zhvendosur është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Ndërkohë që burimet financiare në dispozicion të UNHCR-së janë në të njëjtin nivel si në vitin 2015, sipas Filippo Grandit, Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. "Po përjetojmë një rënie dramatike të burimeve", thotë ai. Kjo pjesërisht për shkak të ngrirjes së kontributeve të SHBA-së, por edhe sepse vendet e tjera po kontribuojnë më pak. "Pra, kemi më pak para dhe shumë më tepër njerëz për të ndihmuar në situata shumë komplekse", thekson Grandi.
Lufta zhvendos 14 milionë njerëz në Sudan
Një vendet më të prekura është Sudani. Lufta brutale ka detyruar të marrin arratinë gati 14 milionë njerëz. Mbi një milion refugjatë - kryesisht nga Sudani fqinj, janë në Etiopi. Por për sudanezët që kanë ikur në Etiopi, UNHCR-ja tani ka vetëm gjysmën e fondeve, krahasuar me vitin 2024. Kreu i UNHCR, Grandi shpjegon situatën. "Për shembull, na u desh të ndalonim të gjithë ndihmën për gratë e përdhunuara në këto luftëra - sepse programi financohej kryesisht nga SHBA-të. Kemi fëmijë të kequshqyer, trajtimi i të cilëve në spitale dhe kampe refugjatësh duhet të reduktohet në minimum në mënyrë që të krijohet shpejt vend për edhe më shumë fëmijë të kequshqyer që kanë nevojë për kujdes ekstrem."
Situatë e vështirë edhe në Afganistan e Ukrainë
Sipas raportit të fundit të UNHCR-së, Sudani është vendi me krizën më të rëndë të refugjatëve në botë. Vatra të tjera të nxehta krize përfshijnë Afganistanin, me më shumë se dhjetë milionë të zhvendosur, dhe Ukrainën, me gati nëntë milionë persona të zhvendosur. UNHCR përfshin në raport gjithashtu edhe njerëzit që janë të zhvendosur brenda vendit të tyre. Ata përfaqësojnë shumicën: Numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur me mbi gjashtë milionë, sipas raportit. Shumica dërrmuese e refugjatëve - siç e konfirmon edhe një herë raporti i ri - nuk jetojnë në rajone të pasura si Evropa, por në vende të varfra si Etiopia, e cila strehon 73 përqind të refugjatëve krahasuar me vende të tjera në botë.
"Por në vendet e pasura gjithmonë ekziston perceptimi se të gjithë duan të shkojnë atje - se po vjen një invazion i pakontrollueshëm i refugjatëve. Ky perceptim kultivohet me kujdes nga njerëz të caktuar në establishmentin politik që e përdorin atë për të fituar zgjedhjet", shprehet Filippo Grandi.
Sipas një analize të kohëve të fundit nga organizata Oxfam, shtetet e G7-ës , vendeve më të rëndësishme të industrializuara perëndimore pritet të ulin shpenzimet për ndihmën zhvillimore me 28 përqind deri në vitin 2026. Përtej anës morale, këto vendime politike janë gjithashtu "shumë dritëshkurtra" në interesin vetjak kombëtar, thotë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Grandi. Sepse mungesa e ndihmës në fund të fundit do t'i shtyjë njerëzit të ikin drejt Evropës.
"Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë", tha Grandi. "Nëse tani na duhet të përgjysmojmë ndihmën humanitare, siç po ndodh, kjo do të çojë në lëvizje migrimi. 250,000 sudanezë janë aktualisht në Libi sepse nuk mund të marrin më ndihmë në Sudan ose në vendet fqinje. Dhe të gjithë e dimë: të shkosh në Libi do të thotë të ecësh përpara - drejt Evropës."/ DW
At least 30 people died in the crash of an Air India plane...
The leader of the Democratic League of Kosovo, Lumir Abdix...
A plane has crashed near the airport in Ahmedabad, western...
At least 10 people were killed in a school shooting in Gra...
Non-essential U.S. embassy staff and dependents in Baghdad...
The United Kingdom has reached an agreement with the Europ...
The European debate over minors' access to social media ne...
Talks between the United States and Russia to resolve issu...
Kosovo decided to respond positively to the request of Pre...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se është arri...
Kosovo President Vjosa Osmani has reacted to the arrest of...
A few days ago, President Donald Trump's administration as...
Serbian President Aleksandar Vučić will visit Ukraine toda...
Two years after the state of emergency imposed due to the ...
The attack on Senator Miguel Uribe in Colombia has also be...
A special court in Greece has annulled the seats in Parlia...
Ukraine said it has repatriated more than 1,200 bodies of ...
The acting government of Kosovo has confirmed to Radio Fre...
At least two people were killed and 60 others injured in K...
MPs continue to fail to constitute the new composition of ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...