LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DINAMIKA/ Ekzekutohet gjatë grabitjes në Prishtinë gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit

2023-11-30 10:02:00, Kosova & Bota CNA

DINAMIKA/ Ekzekutohet gjatë grabitjes në Prishtinë gruaja e

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e  Liridona Murselit, gruas së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person i armatosur i është afruar makinës, ku ndodhej viktima bashkë me burrin dhe fëmijët. 

Autori u ka kërkuar sendet me vlerë dhe më pas ka hapur zjarr. 

“Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 020:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA

 

 

 

Lajmet e fundit nga