LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, në pranga zyrtari në Kosovë

2023-12-09 09:13:00, Kosova & Bota CNA

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, në

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Pastrim parash” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.

Dyshohet se të dy personat gjatë viteve 2019-2023 kanë qarkulluar përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro

Njoftimi i Policisë: 

“SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh./CNA

Lajmet e fundit nga