web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The association causes fierce debate in Parliament

2023-03-05 13:15:00, Kosova & Bota CNA
The association causes fierce debate in Parliament
Illustrative photo

The issue of the association of municipalities with a Serbian majority has provoked a fierce debate in the Parliament of Kosovo. Western diplomats say the association will not be a "Republika Srpska".

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan në Beograd Christofer Hill, tha  se "formimi urgjent i asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet përparësi e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Në fillim të javës gjatë një takimi në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe janë zotuar të vazhdojnë diskutimet për një udhërrëfyes për zbatimin e tij, ku një ndër pikat kryesore që vazhdon t'i ndajë palët është pikërisht asociacioni.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,Miroslav Lajçak, thotë se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj, por është obligim ligjor. Gjatë një interviste për "Atlantic Council”, Lajçak është shprehur se me ekipin e tij kanë shikuar rreth 16 modele ekzistuese funksionale të asociacioneve që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

The association causes fierce debate in Parliament

"Me ekipin tim kemi shikuar disa modele ekzistuese dhe mund të ju them që në tavolinën time kam 16 modele evropiane, nuk do t'i listoj. Nuk duam të krijojmë diçka që mund të bëjë sistemin në Kosovë më pak funksional, nuk duam të krijojmë diçka që nuk është krijuar kurrë apo testuar në jetë reale në ndonjë shtet evropian sepse mos harroni që, qëllimi këtij dialogu është që të afrojmë Kosovën dhe Serbinë me Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak. Sipas tij, "nuk duhet të frikësohemi nga diçka që nuk është vendosur ende në agjendë”.

"Në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta, pra asnjëra nga to nuk mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, është shprehur Laj?ak, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se asociacioni mund të bëhet, por se duhet marrë parasysh gjetjet e saj”.

Frika nga modelet

The association causes fierce debate in Parliament

Frikën e strukturave politike kosovare se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë një ‘Republikë Serpska' në Kosovë, e heq edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Ai në një intervistë për mediumin publik të Kosovës, tha se "Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. "Ka një obligim që është marrë përsipër më herët për asociacionin. Mirëpo, ne e kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, pra ne pesë vendet e QUINT-tit, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një "Republikë Serpska” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi”, thotë Rohde. Sipas tij, ajo që mund të kalojë, për shembull, është ajo që para disa muajsh propozoi një organizatë joqeveritare gjermane: "Fondacioni Friderich Ebert” dhe unë deri më sot, nuk kam dëgjuar askënd, që të më thotë se ky propozim i "Fondacionit Friedrich Ebert” është në kundërshtim me vendimin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 2015.

E pikërisht përfaqësuesi i këtij fondacioni, Rene Schlee, në një intervistë të mëhershme për DW, është shprehur se "Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të jetë një trupe koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat e nivelit qendrorë”.

The association causes fierce debate in Parliament

"Në propozimin tonë ne e kemi bërë të qartë, se në statut që mund të hartohet, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Asociaioni mund të jetë një trupë koordinuese horizontale që punon me komunat dhe që nuk do të minojë kompetencat qendrore, ose ato të komunave apo në forma tjera. Pra, po flasim për funksione të përbashkëta të koordinuara.

Po do të marrë ndihma financiare ndërkombëtare, natyrisht edhe nga Serbia, por kjo duhet të jetë e rregulluar përmes auditorit gjeneral. Pra, ?ka po them është që, nëse draft propozimi jonë, shembull e merr dikush dhe thotë ok, këtë po e implementojmë, atëherë mund të rregullohet çështja e financimit të asociacionit. Pra njerëzit kur ta shohin këtë draft propozim është thelbësore të dihet dhe e rëndësishme që të thuhet se më shumë ka çka nuk lejohet sesa çka lejohet”, thotë Rene Schlee.

Sidoqoftë, pas takimit në fillim të javës së shkuar në Bruksel, ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua se e ka pranuar Planin Evropian, ku një ndër pikat e tij është edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëhershme Kosovë-Serbi, ?ështja e asociacionit nxiti debat të ashpër në Parlamentin e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti, tha se Beogradi ka kërkuar zbatimin e asociacionit si parakusht,  gjë që Prishtina nuk ka pranuar.

Kërkesat e Serbisë dhe debati në Parlament

 

"Pra tërë vjeshtën e kaluar edhe në këtë dimër insistimi i Beogradit është: bëjmë marrëveshje pasi që të zbatohet asociacioni, kjo nuk u bë, kjo është fitore jona, nuk është thjeshtë e imja, është e institucioneve, popullit të Kosovës, qëndrueshmërisë së këtij shteti. Pra e para është që ata kanë dështu që të imponojnë zbatimin si parakusht. E dyta, kanë dashur që asociacioni të jetë në krye të herës të propozimit ose në preambulë ose në nenet një apo dy në fillim, është fjalia e fundit te neni i dhjetë, te neni i fundit”, tha kryeministri Kurti. Po partitë kryesore politike opozitare e akuzuan kryeministrin Kurti për, siç thanë, "mashtrim”, me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin, sipas tyre, tashmë e ka pranuar ta zbatojë.

"Kjo marrëveshje nuk është finale dhe nuk e përmban njohjen e ndërsjellë. Për më tepër ajo mban ambiguitet interpretues mbi statusin politik të dy shteteve. Gjithçka, përveç njohjes, ishte qëllimi i Serbisë. Gjithçka përveç njohjes ka kjo marrëveshje, tashmë e pranuar nga palët. Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, përfshirë dhe asociacionin, si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

The association causes fierce debate in Parliament

Në të njejtën linjë është shprehur edhe Partia Demokratike të Kosovës në opozitë, përfaqësuesit e së cilës thonë se "kryeministri Kurti tash e ka mundësinë për të korrigjuar ato gabime që janë bërë më herët”.

"Kryeministër, askush nuk po të akuzon për tradhëti. Por marrëveshja nuk është e mirë. Nga një marrëveshje finale me njohjen e ndërsjellë në qendër, keni sjellë një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër. Ndoshta edhe me autonomi në qendër”, tha kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.

However, Western diplomats say that the implementation of all agreements reached before, including the one on the association, is inevitable and an obligation of Kosovo. Prime Minister Albin Kurti and President of Serbia Aleksandar Vucic will meet on March 18 in Ohrid, North Macedonia, to continue discussions about the implementation of the European proposal. This proposal, already officially published by the EU itself, does not include mutual recognition of Kosovo-Serbia, but it is required that the parties respect each other's independence, sovereignty and territorial integrity./ DW





Lajmet e fundit nga