Russia's planned coup in Moldova reminds us why Ukraine must win this war
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy's announcement las...

Pas muajsh të dhënash të rreme, kurthesh dhe lojërash të fshehta, doli më në fund në sipërfaqe një e dhënë premtuese. Ajo na çoi në një zonë kodrinore në Izrael, në një komunitet që jeton në një mori godinash estetikisht të shëmtuara, që gjenden në gjysmë të rrugës midis Tel Avivit dhe Jerusalemit.
Midis 2 autostradave gjendet një godinë, e cila ka një hyrje të fshehtë nga pas. Ecim përmes parkingut nëntokësor dhe ngjitemi në katin e tretë. Në derë nuk ka asnjë shënim. Brenda takojmë 3 burra, që të gjithë mbi 50 vjeç dhe me një karrierë të gjatë si agjentë apo ushtarakë, figura të errëta që përdorin pseudonime apo identitete që nuk ekzistojnë zyrtarisht.
“Ne jemi askushi”-thotë njëri prej tyre. Ai e quan veten Jorge, një njeri sa i kujdesshëm aq edhe i rrezikshëm. Nuk e di se po bisedon me gazetarët, apo që kamerat e fshehta po e regjistrojnë bisedën. “Ne drejtojmë një lloj tjetër shërbimi sekret”- shton më tej Jorge.
Dhe kjo kompani ka një specialitet të veçantë:ndikimin në proceset zgjedhore. Bazuar tek vetë deklaratat e tij, kompania e tij fshehtë ka manipuluar 33 palë zgjedhje kombëtare, dhe e ka bërë këtë përmes skandaleve të fabrikuara, fushatave të shpifjeve, ndikimit në votime dhe taktikave të tjera të pista.
Dhe pas një kërkimi të vogël vëren se shenjat e manipulimi të tillë mund të gjenden në shumë rajone në mbarë botën, në vende si Indonezia, Nigeria dhe Bosnja. “Ne kemi një ekip në Greqi dhe një tjetër në Emiratet e Bashkuara Arabe”- thotë më tej Jorge. Në sallën e konferencave ai tregon në një ekran të madh dokumentet që përmbajnë informacione për njerëzit, fushatat dhe vendet ku njerëzit e tij ishin ose janë ende aktivë.
Një nga dosjet quhet “Kenia”. Kenia zgjodhi një president të ri verën e kaluar. Prej vitesh, vendi njihej si një nga demokracitë më të qëndrueshme në kontinentin afrikan, por tani atje po flitet për manipulime. Zyrtarë të lartë të qeverisë kanë rënë pre e hakerave, ndërsa sinjalizues të dyshuar po përhapin gënjeshtra. Shumë qytetarë në këtë vend nuk e dinë më se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme.

Personazhet kryesore e quajnë veten “Ekipi i Jorges”, një grup shitësish të dezinformatave amorale. Emri i vërtetë i Jorges, Tal Hanan. Ai ka qenë operativ i forcave speciale të ushtrisë izraelite, specialist kundër terrorizmit dhe instruktor ushtarak. Po ashtu, ka qenë oficer ndërlidhës me Flotën e 6-të të Marinës së Shteteve të Bashkuara, duke pasur lidhje të ngushta me agjencitë amerikane të sigurisë.
Ajo që ofron Jorge dhe ekipi i tij janë sulme ballore në zemër të demokracisë. Ata manipulojnë ato që synohen të jenë zgjedhje të lira, për llogari të atyre që mund të paguajnë aq sa u kërkohet duke i rritur shanset e tyre për fitore. Ekipi i Jorges thotë se kërkon 15 milionë dollarë për të manipuluar një proces zgjedhor.
Hanan thotë se numëron rreth 6 agjenci të inteligjencës në mesin e klientëve të tij.
Metodat janë sa të pamëshirshme aq edhe të paligjshme, dhe përfshijnë hakerimin, shpifjet dhe falsifikimin. Çdo gjë vlen për sa kohë që e vërteta fshihet dhe ka gjasa për të pasur sukses.
Ky operacioni të kujton “Cambridge Analytica”, kompaninë famëkeqe që fshiu të dhënat e përdoruesve të Facebook, në një përpjekje për të ndikuar në fushatën zgjedhore amerikane të vitit 2016 në favor të Donald Trump. Në fakt, duket se ka pasur një lidhje midis Ekipit të Jorges dhe kompanisë britanike të rrënuar nga skandali, dhe tashmë të zhdukur nga skena.
Por izraelitëve duket se u mungojnë edhe më shumë skrupujt, veprojnë me jë fshehtësi edhe më të madhe, dhe ia kanë dalë të shmangin zbulimin për më shumë se 20 vjet. Mbulesa e tyre kishte qenë aq e mirë, sa që deri më tani ekzistenca e tyre ishte e njohur vetëm brenda qarqeve ekskluzive, përfshirë politikanë të etur për pushtet, despotë dhe njerëz të pasur kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën Latine dhe Afrikë.

Aktivitetet e Ekipit të Jorges janë zbuluar vetëm tani, pas muajsh investigimi ndërkombëtar nga organizata jofitimprurëse e gazetarisë investigative “Bidden Stories”. Ndër mediat që morën pjesë në të janë DER SPIEGEL, The Guardian , Le Monde , ZDF, Der Standard , Die Tages-Anzeiger dhe Die Zeit.
Hulumtimi ka zbuluar se Ekipi i Jorges, mund të jetë forca kibernetike mercenare më e rrezikshme në një botë të errët, dhe që ka vepruar prej kohësh në fshehtësi. Por nuk është aspak i vetmi. Vitet e fundit, është shfaqur një industri dezinformimi me një zgjerim të shpejtë, me dhjetëra kompani në mbarë globin që punojnë posaçërisht për të deformuar të vërtetën dhe për t’ia përshtatur atë klientëve të tyre.
Mercenarët e saj të punësuar nuk do të ndalen pothuajse përballë asgjëje:ata manipulojnë zgjedhjet, sabotojnë politikanët, nxjerrin jashtë biznesit sinjalizuesit, madje mund të tronditin themelet e vendeve të tëra. Gazetarët dhe aktivistët, kanë qenë gjithashtu objektivi i përsëritur i ngacmimeve të tyre.
Nganjëherë fushatat e shpifjeve kanë çuar deri edhe në vrasje. Aktorët që qëndrojnë pas fushatave të tilla kryesisht mbeten në hije, motivet e tyre të fshehura, por gjurmët të çojnë në shumë drejtime, në selitë e korporatave dhe kryeqytete të ndryshme. Në Moskë, Pekin,
Nju Delhi, Riad por edhe në Uashington, Berlin dhe Bruksel.
U shfaqën vazhdimisht lidhjet me Rusinë. Ushtritë e mercenarëve kibernetikë të kontrolluara nga Kremlini përhapin gënjeshtra, shtrembërojnë faktet dhe krijojnë realitete alternative. Ndikimi i tyre është veçanërisht i fortë në Gjermani. Pak vende të tjera në Perëndim janë përmbytur me aq shumë teori konspirative nga Rusia sesa ky vend.
Dezinformimi ka qenë prej kohësh një nga armët e preferuara të shumë shteteve autokratike. “Lufta hibride” është termi i përdorur nga zyrtarët e shërbimeve sekrete evropiane për të përshkruar përpjekjet e bëra nga hakerët rusë, kinezë dhe të Koresë së Veriut për të infektuar infrastrukturën dixhitale apo për të përhapur lajmet e rreme.
Ekspertët kanë filluar ta shohin dezinformimin si një rrezik madhor, sidomos për shoqëritë e paqëndrueshme apo të polarizuara. Kur shumë njerëz nuk mund të bëjnë më dallimin midis fakteve dhe gënjeshtrave, despotët dhe populistët e kanë më të lehtë të përhapin botëkuptimet e tyre distopike.
Sa e vështirë është të manipulosh zgjedhjet presidenciale? Jo shumë, thotë Tal Hanan, sidomos nëse këtë gjë e ke bërë disa herë më parë. Mënyra më efektive është paralizimi i logjistikës në prag të ditës së votimit. ”Çfarë mund të ndodhë? Ndoshta sistemi prishet. Ndoshta nuk funksionon regjistri elektronik i votuesve. Është kaq e thjeshtë”-thotë ai.
Përkthyer me shkurtime nga CNA.al
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy's announcement las...
A delegation of the Subcommittee on Security and Defen...
The US wants former Mastercard boss Ajay Banga to become t...
Konsulentja tatimore me qendër në Berlin, Surejja Inal...
US Secretary of State Antony Blinken warned the United...
The number of victims from the powerful earthquakes that s...
Shtetet e Bashkuara kanë parë provat se Republika Popullor...
United States First Lady Jill Biden gave one of the cleare...
Një vit pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, Kina po...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me kë...
Fermeri dhe fotografi Maheshwar Sing kishte ëndërruar të n...
Autoritetet greke janë alarmuar nga një çantë e dyshimtë p...
The United States has imposed new sanctions on several Rus...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dën...
Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrje...
On the anniversary of the start of the war in Ukraine, the...
The EU envoy for the dialogue, Miroslav Lajcak, called on ...
The United States will provide Ukraine with an additional ...
A winter storm of snow and strong winds battered the Unite...
Kur Deep Vellum,një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese, ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...