Alarmohet Selaniku/ Qytetari lë çantën e dyshimtë para ambasadës ruse, evakuuohet zona
Autoritetet greke janë alarmuar nga një çantë e dyshimtë p...

Fermeri dhe fotografi Maheshwar Sing kishte ëndërruar të ndërtonte një shtëpi betoni në fjashtin Salal, në provincën Reasi në rajonin Xhamu dhe Kashmir.
Por një njoftim i qeverisë se në fshatin e tij ishin gjetur 6 milionë tonë rezerva boksitesh të pasura me litium ia preu ëndrrën në mes. Për shkak se fshati ndodhet në një terren të pasur me boksite, banorët do të duhet të zhvendosen.
Zbulimi i rreth 6 milionë tonëve metal joferroz, ose pa përmbajtje hekuri, nga Ministria e Minierave të Indisë u bazua në kërkime 4 vjeçare të kryera nga Shërbimi Gjeologjik Indian, në Xhamu, rajon që mbizotërohet nga besimi Hindu në territorin e kontestuar të Himalajeve.
“Nuk kam shumë informacion se çfarë ka njoftuar ministria përmes medias. Jam i lumtur që fjala është për diçka të dobishme për kombin tonë, por nga ana tjetër jam i trishtuar që do humbas shtëpinë dhe fushat e mbjelljes”, thotë Maheshwar Singh, banor në Salal.
Zbulimi i rezervave ishte një lajm i mirë për vendin me mbi 1 miliardë banorë, për shkak të kërkesës së madhe në treg të këtij metali, i cili përdoret për telefona, kompjutera dhe bateritë e automjeteve elektrike.
India e importonte litiumin nga Australia dhe Argjentina, por zbulimi i rezervave në vend, do të bëjë që India të mbështetet në burimet e saj për prodhimin e baterive.
“Litiumi është elementi i së ardhmes, pasi përdoret për automjetet elektrike dhe pajisje të tjera. Meqënëse po lëvizim në këtë drejtim, do të duhet të përdorim përherë e më shumë litium, India duhet të jetë e pavarur për gjetjen dhe përdorimin e litiumit, ndaj dhe po bëhen kërkime në çdo cep të vendit”, thotë Pankaj Srivastava , Universiteti Xhamu, Departamenti i Gjeologjisë
Banorët e fshatit Salal besojnë se zbulimi i rezervave me boksite fillimisht u duk një lajm fatkeq, por tani duket si bekim.
Ata thonë se janë të gatshëm të zhvendosen për të mirën e kombit dhe të rajonit Xhamu dhe Kashmir, menjëherë pasi të njoftohen zyrtarisht për t’u larguar nga fshati.
“Të parët që mund të përfitojnë nga projekti janë banorët e zonës. Njerëzit do duhet të zhvendosen në vende të tjera dhe do të duhet të përfitojnë një kompensim 5 herë më të lartë se vlera aktuale e pronave të tyre”, thotë Preetam Singh, kryeplak i fshatit Salal.
Procesi i kompensimit nuk ka nisur ende, por pritet të ndodhë pasi të fillojë shfrytëzimi i rezervave të boksitit.
Ambientalistët vendas kanë mendime të ndryshme në lidhje me nxjerrjen dhe përpunimin e litiumit prej shkëmbinjve të fortë në rajon, duke thënë se procesi nuk është miqësor ndaj mjedisit dhe mund të shkaktojë mungesë uji.
“Nxjerrja nuk përfshin shpime të thella të shkëmbinjve. Do të preket vetëm sipërfaqja e shkëmbinjve, kështu që nuk do të ketë shumë ndikim mjedisor në zonë”, thotë C.M. Seth, ekspert mjedisi në Jammu dhe Kashmir
Ambjentalistë të tjerë, megjithatë, thonë se nxjerrja dhe rafinimi i litiumit do të dëmtojë ekologjinë e territorit Xhamu dhe Kashmir, pasi do të shkaktojë tërmete, mungesë uji dhe ndotje të ajrit.
Ndërkohë, rezervat e litiumit të zbuluara së fundmi, India do t’i nxjerrë në ankand në qershor dhe vetëm koha do të tregojë nëse zbulimi do të jetë i dobishëm, apo një katastrofë për Indinë./ VOA
Autoritetet greke janë alarmuar nga një çantë e dyshimtë p...
The United States has imposed new sanctions on several Rus...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin dën...
Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrje...
On the anniversary of the start of the war in Ukraine, the...
The EU envoy for the dialogue, Miroslav Lajcak, called on ...
The United States will provide Ukraine with an additional ...
A winter storm of snow and strong winds battered the Unite...
Kur Deep Vellum,një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese, ...
The UN General Assembly overwhelmingly adopted a resolutio...
The snow in Bahmut is covered in blood. For months, Ru...
Protest group Led By Donkeys stopped traffic before po...
The number of mass murders in the United States linked to ...
China's deputy ambassador to the United Nations, Dai Bing,...
Finland announced a $169 million aid package to Ukraine on...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky on February 23 expr...
Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga...
Turkey has not found peace after the tragic earthquakes th...
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrai...
Presidenti rus, Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious road accident occurred tonight on "Vllazërimi" s...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
The Austrian government announced on Monday that it plans ...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
US President Donald Trump said today that he could order n...
The Pentagon revised its official casualty count from the ...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...