Osmani: Ukraine's war is our war
On the anniversary of the start of the war in Ukraine, the...

Pasi presidenti rus njoftoi se do të pezullojë pjesëmarrjen e vendit të tij në traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, janë rritur shqetësimet për një garë të re të armëve bërthamore. Siç raporton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, frika e kësaj gare të mundshme ekziston jo vetëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe midis fuqive të tjera bërthamore, përfshirë Kinën.
Traktati i ri START është marrëveshja e fundit bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ajo u nënshkrua në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev.
Këtë javë, presidenti Vladimir Putin njoftoi se po pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë duke thënë se traktati ishte “absurd” në një kohë kur NATO po ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Ai tha se kishte urdhëruar, që armët bërthamore që lëshohen nga toka, të vendoseshin në gjendje gatishmërie luftarake. Presidenti Putin u zotua edhe për investime të mëtejshme.
“Ne do të vazhdojmë prodhimin masiv të sistemeve ajrore hipersonike ‘Kinzhal’ dhe do të fillojmë furnizimet masive të raketave detare hipersonike ‘Zircon’ ” tha presidenti rus.
Por analistët thonë se pezullimi i traktatit bërthamor nga Moska nuk ka gjasa të ketë një ndikim të menjëhershëm.
“Traktati do të skadonte gjithsesi, kështu që përfundimi i tij nuk do të ndryshojë shumë në thelbin e marrëdhënieve ushtarake midis dy shteteve”, thotë Ian Hurd, profesor i shkencave politike në Universitetin Northwestern.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara së bashku kanë mbi 90 për qind të armëve bërthamore në botë. Traktati i Ri START i kufizon të dyja palët të mos kenë kenë më shumë se 1550 mbushje bërthamore, si dhe i lejon ato të inspektojnë objektet bërthamore të njëra-tjetrës.
Inspektimet u pezulluan për tri vjet për shkak të pandemisë dhe ato nuk vazhduan më. Për këtë Uashingtoni fajëson Moskën.
“Traktati është në interes të të dyja vendeve, sepse vendos kufizime në garën e armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara mund t'ia kalojnë Rusisë nëse dëshirojnë; është një ekonomi shumë më e madhe. Më shumë gjasa, Rusia dëshiron ta përdorë këtë si një mjet pazaresh për t'i thënë presidentit Biden: ‘Mbështetja juaj për Ukrainën ka kosto’”, thotë Jane Kinninmont, nga organizata “European Leadership Network”, një organizatë joqeveritare mbareuropiane me seli në Londër.
Presidenti Biden e quajti pezullimin nga Rusia të traktatit bërthamor një “gabim të rëndë”. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirrje që Moska t'i kthehet marrëveshjes.
Pavarësisht ngrohjes së lidhjeve mes Pekinit dhe Moskës, Kina gjithashtu bëri thirrje të mërkurën që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të respektojnë marrëveshjen bërthamore.
“Ne shpresojmë që të dyja palët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut konstruktiv për të siguruar zbatimin e traktatit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.
Tani ekziston frika e një gare të re armatimesh, jo vetëm midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe midis fuqive të tjera bërthamore, përfshirë Kinën.
“Si mund t'i thotë dikush Kinës që të kufizojnë programet e tyre, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk kanë kufizime?”, pyet zonja Kinninmont nga organizata “European Leadership Network”.
Pa ofruar ndonjë provë, Presidenti Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të rifillojnë provat bërthamore dhe shtoi, se një rast të tillë, edhe Rusia do të kryente provat e veta. Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania dhe Kina i ndaluan provat bërthamore në vitet 1990./ VOA
On the anniversary of the start of the war in Ukraine, the...
The EU envoy for the dialogue, Miroslav Lajcak, called on ...
The United States will provide Ukraine with an additional ...
A winter storm of snow and strong winds battered the Unite...
Kur Deep Vellum,një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese, ...
The UN General Assembly overwhelmingly adopted a resolutio...
The snow in Bahmut is covered in blood. For months, Ru...
Protest group Led By Donkeys stopped traffic before po...
The number of mass murders in the United States linked to ...
China's deputy ambassador to the United Nations, Dai Bing,...
Finland announced a $169 million aid package to Ukraine on...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky on February 23 expr...
Disa nga udhëheqëset më të njohura gra kanë hequr dorë nga...
Turkey has not found peace after the tragic earthquakes th...
Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrai...
Presidenti rus, Vladimir Putin uroi të enjten ushtrinë...
Since the start of the Russian offensive against Ukraine a...
Pushtimi masiv dhe i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia isht...
House Speaker Kevin McCarthy is making available to Fox Ne...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga përafrimi më i...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
The citizens of Kosovo will today try to give direction to...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...