web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Russia's planned coup in Moldova reminds us why Ukraine must win this war

2023-02-25 08:53:00, Kosova & Bota CNA

Russia's planned coup in Moldova reminds us why Ukraine must win this war

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy's announcement last week that Ukraine's secret service had uncovered a Russian plot to topple the pro-Western government in neighboring Moldova reminded the world that despite Russia's failures as a military power, it continues to be a leader. in hybrid warfare and influence operations.

Ndërsa Moldavia u zhyt në një krizë politike pas dorëheqjes së kryeministres Natalia Gavrilita dhe rënies së qeverisë së saj, presidentja moldave Maia Sandu zbuloi detaje të mëtejshme të komplotit të supozuar, për të cilin ajo tha se përfshinte përdorimin e aktorëve të huaj “me përgatitje ushtarake, por të maskuar me rroba civile, për të ndërmarrë veprimetë dhunshme, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe marrjen e pengjeve”.

Komploti i Rusisë për të përmbysur me dhunë udhëheqjen moldave, i bën jehonë aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe pushtimit të Ukrainës Lindore në vitin 2014, kur të ashtuquajturit “burrat shtatshkurtër dhe tëë veshur me të gjelbra” - një përzierje e forcave speciale ruse, operativëve të inteligjencës dhe mercenarëve - pushtuan me dhunë godinat qeveritare lokale në një operacion shumë të njohur për Rusinë. 

Russia's planned coup in Moldova reminds us why Ukraine must win this war

Ndërsa Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat e Moldavisë, grushti i planifikuar nga Rusia është një rast tjetër i sjelljes hipokrite të Moskës. Në fundin e vitit 2021, teksa Rusia po bënte përgatitjet përfundimtare për pushtimin e Ukrainës, Kremlini vuri në shënjestër edhe Moldavinë, duke bërë kërcënime të vazhdueshme, dhe duke nisur një fushatë dezinformimi dhe propagande kundër saj.

Shkaku ishte presidenti moldav pro-Kremlinit, Igor Dodon, që nuk arriti të rizgjidhet dhe humbi përballë pro-perëndimores Maia Sandu në zgjedhjet e vitit 2020. Kërcënimet u përshkallëzuan më tej pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Disa figura të qeverisë ruse bënë thirrje për “de-nazifikimin” e Moldavisë dhe mbrojtjen e rusisht-folësve në këtë vend. Në qendër të gjithë kësaj është Transnistria (Pridnestrovie), një krahinë e njohur ndërkombëtarisht si e Moldavisë, por që u shkëput nga Kishinau në vitin 1990.

Prej 3  dekadash, rreth 1500 trupa ruse janë stacionuar në këtë rajon, duke shkaktuar vitin e kaluar shqetësime tek zyrtarët ukrainas, se Rusia mund të përdorë Transnistrian për të hapur një front të ri në Ukrainën Jugore.

Përmes kërcënimeve të ndryshme kundër Moldavisë pranverën e vitit të kaluar, Moska mendoi edhe njohjen e pavarësisë së Transnistrisë, dhe ndërsa në fund nuk e hodhi atë hap, e ka përdorur praninë e saj ushtarake në rajon për të ushtruar presion mbi qeverinë moldave dhe për të drejtuar operacione destabilizuese.

Russia's planned coup in Moldova reminds us why Ukraine must win this war

Situata është shumë e ngjashme me pushtimin nga Rusia të rajonit të Donbasit në Ukrainën Lindore. Ndaj nuk ishte ndonjë çudi që menjëherë pasi Putin nënshkroi dekretin e tij në shkurt 2022 për njohjen e Donbasit si pjesë e Rusisë, udhëheqja pro-Kremlinit në Transnistria kërkoi të njëjtën njohje.

Duke këmbëngulur që Transnistria e konsideron veten pjesë të Rusisë, zërat pro-Kremlinit akuzuan Sandu dhe “këshilltarët e saj rumunë” se po synonin të nisnin një luftë në rajon. Madje Igor Girkin (Strelkov), një operativ kyç i inteligjencës në pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2014, pretendoi se trupat rumune po mbanin uniforma ushtarake moldave në një përpjekje për të nisur një luftë.

Kjo u pasua nga një seri sulmesh terroriste të inskenuara brenda Transnistrias. Ndërsa operacionet e dezinformimit u pakësuan gjatë verës së vitit të kaluar, pasi Rusia pësoi humbje të rënda në Ukrainë, mbeti në fuqi plani për ta destabilizuar Moldavinë.

Dhe në prag të përvjetorit të parë të luftës në Ukrainë, zbulimet e javës së kaluar vetëm sa do të rrisin shanset që lufta në Ukrainë të përhapet edhe te fqinjët e saj. Në këtë kuptim, Moldavia është veçanërisht e rrezikuar, për shkak se nuk është një anëtare e NATO-s.

Ndërsa ngjarjet e vitit të kaluar, kanë nxjerrë në pah dobësinë e ushtrisë ruse dhe korrupsionin e saj të shfrenuar, Moska vazhdon të shkëlqejë në kryerjen e operacioneve keqdashëse, dhe lufta e saj hibride i jep mundësi të përfshihet në shumë zona, dhe të nxisë kaos në shumë rajone, pavarësisht se fokusin kryesor e ka tek lufta në Ukrainë. 

Russia's planned coup in Moldova reminds us why Ukraine must win this war

Gatishmëria e Rusisë për të ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi tjetër, është një shembull tjetër, se përse nuk mund të lejohet që ajo ta fitojë luftën në Ukrainë. Moldavia mund t’i ketë mbijetuar për momentin rrëzimit të qeverisë së saj, e cila tashmë është zëvendësuar nga një administratë e re pro-perëndimore.

Por kjo nuk do ta ndalë Rusinë që të komplotojë operacione kundër Moldavisë në të ardhmen.

Grushti i shtetit i planifikuar i Rusisë në Moldavi, na tregon se pavarësisht se u bë një vend i izoluar dhe që iu nënshtrua sanksioneve të ashpra ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar, Rusia nuk ndihet ende e detyruar të frenojë sjelljen e saj.

Disa ekspertë vazhdojnë të pretendojnë se çdo përgjigje më e ashpër ndaj veprimeve të Rusisë, do t’i shërbente vetëm përshkallëzimit të situatës. Por përpjekja e fundit për të përmbysur demokracinë moldave, tregon se pavarësisht sanksioneve, sjellja skandaloze e Rusisë vazhdon dhe madje është përshkallëzuese.

Për më tepër, kjo nuk është përpjekja e parë për grusht shteti nga ana e Rusisë. Sepse agjentët e saj u përpoqën pak vite me parë të vrisnin kryeministrin e Malit të Zi, të ndërhynin në referendumin separatist të Katalonjës për ta dobësuar Spanjën, të ndikonin në rezultatin e referendumit mbi pavarësinë e Skocisë nga Britania, të pushtonin Gjeorgjinë, dhe ndoshta edhe për të mbështesnin një komplot për të përmbysur me dhunë qeverinë gjermane.

Natyrisht, mbi të gjitha Rusia e aneksoi ilegalisht Krimenë dhe pushtoi Ukrainën. Sulmi brutal i Rusisë ndaj Çeçenisë në fillim të viteve 2000, në të cilin ajo e terrorizoi popullsinë civile në Grozni, duhet të kishte çuar në izolimin e saj ndërkombëtar. Por në vend të kësaj, Putini dhe regjimi i tij u lejuan që të forcoheshin, duke çuar në mizoritë që po shohim sot në Ukrainë.

The Kremlin's revanchist and imperialist ambitions must end once and for all, and the West must continue to arm Ukraine with the weapons it needs to achieve victory, as only Russia's total defeat in this conflict will reverse its currently destructive course. .

The diplomatic route was always going to be futile with Vladimir Putin, and too much time has already been wasted with this approach. Now there is no more room for mistakes. If Ukraine falls, Moldova will surely be the next sovereign state to face Russia's brutal wrath, and it won't be the last.

Note: Olga Lautman, member of the Center for European Policy Analysis (CEPA).

Translated by CNA.al





Lajmet e fundit nga