LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Edhe në arrati i merr paratë kokërr më kokërr”/ PD denoncon financimin e PPP-ve me vlerë 116 milionë euro

2022-10-24 10:26:00, Ekonomi CNA

“Edhe në arrati i merr paratë kokërr më

PD vijon të denoncojë mangësitë e projekt buxhetit 2023.

Sipas anëtarit të  Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti, për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do të japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm.

NdërsA për 65 mijë familje që sipas tij, marrin ndihmë ekonomike, qeveria do të japë tre herë më pak fonde në total.

“Në Shqipërinë tonë, po pate ndonjë PPP, paratë i marr kokërr më kokërr, edhe po të jesh në arrati madje, ndërkohë që po të jesh i varfër, i papunë dhe të mos kesh mundësi të vendosësh as bukë të thatë në tavolinë për fëmijët. Të harrojnë 4 vjet e të kujtojnë veç 4 javë përpara zgjedhjeve”, shkruan Teliti në rrjete sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga