LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetting pagave të pedagogëve/ Tatimet: Kontrolli ka nisur që në janar të 2022-shit

2022-10-20 11:31:00, Ekonomi CNA

Vetting pagave të pedagogëve/ Tatimet: Kontrolli ka nisur që
 

Drejtoria e Tatimeve ka sqaruar ka nisur kalimin në sitë të pagave të pedagogëve që në Janar të vitit 2022 dhe jo këtë ditë kur po mbahet protesta.

Në reagimin për media thuhet se  se e gjitha ka ardhur si pjesë e luftës kundër informalitetit me pagat.

Sipas Tatimeve, në fazë të parë janë kontrolluar 18 subjekte me risk, e ndërsa në fazën e dytë përfshihen  pagat në arsimin privat, në media e shoqëri sigurimesh, e të tjera.

"Administrata Tatimore po vijon zbatimin e Planit Antiinformalitet prej janarit të vitit 2022. Pasi përfundoi faza I, në fund të muajit qershor, me kontrollin e 18 subjekteve të vlerësuara me risk të lartë nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, ka nisur faza II, e cila konsiston në kontrollin e 3 sektorëve më me risk, si: Sektori i Institucioneve të Arsimit Privat, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Shoqërive të Sigurimeve. Nga analiza e thelluar e menaxhimit të riskut, në secilin prej këtyre sektorëve, janë identifikuar subjekte me risk të evazionit, nëpërmjet mosdeklarimit real të pagave për të punësuarit në profesione të ndryshme. Konkretisht, në sektorin e Institucioneve të Arsimit Privat, kontrollet janë përqëndruar në 7 subjekte, nga të cilat 4 shkolla të mesme të arsimit privat dhe 3 universitete, për arsye se bazuar në analizat e riskut, këto institucione të arsimit privat rezultojnë me mbi 45% të të punësuarve me pagë më të ulët se mesatarja e sektorit të arsimit",  sqaron Drejtoria e Tatimeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga