web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Buxheti arkëton 77 mln euro kursime nga skema e pensioneve në prill

2024-05-24 15:00:00, Ekonomi CNA
Buxheti arkëton 77 mln euro kursime nga skema e pensioneve në prill
Foto ilustruese

Qeveria arkëtoi në buxhetin e shtetit gjatë muajit prill rreth 7,9 miliardë lekë (77 mln euro) prej rezultatit financiar pozitiv të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, skema publike e pensioneve (ISSH).

Ministria e Financave raportoi se shënoi një rekord historik të të ardhurave buxhetore në prill me rreth 67 miliardë, por 12% për qind e kësaj shume ishte kontribut i tepricave të skemës së pensioneve.

Sakaq, qeveria shqiptare administron dhjetëra ndërmarrje që funksionojnë mirëfilli si biznese, por asnjëra nuk ka mundur të ketë një rezultat të tillë, madje shumë prej tyre subvencionohen nga taksat e qytetarëve.

Burimet nga Ministria e Financave sqaruan se, ISSH ka akumuluar një tepricë prej 7,9 miliardë lekësh nga vitet 2021 dhe 2022 dhe tani ato janë arkëtuar në buxhet në një zë të veçantë “Rezultati Financiar i ISSH-së.”

Ky rezultat është ndihmuar nga rritja e arkëtimeve të sigurimeve shoqërore, ndërkohë që qeveria ka paguar ndaj ISSH të gjithë transfertën e programuar për vitet 2021 dhe 2022.

Nga prilli 2022 deri në prill 2023 paga minimale në shkallë vendi u rrit tri herë duke shkuar nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë, politikë që ndikoi pozitivisht të ardhurat nga sigurime.

Gjithashtu pagat u rritën në të gjitha nivelet e tjera si në sektorin privat dhe atë publik, duke ndikuar pozitivisht të ardhurat buxhetore nga pagat.

Në krahun e shpenzimeve skema e pensioneve po ndihmohet nga pensionet e reja, që po dalin më të ulëta se në vitet paraardhëse. Personat që po dalin në pension së fundmi nuk po mundin të plotësojnë kriteret për pagesë të plotë që përfundojnë me përfitime afër pensionit minimal.

Rezultati i ISSH-së u bë shkak për ndryshimin e buxhetit 2024 me akt normativ që në fillim të vitit.

Gjithsesi në afat të gjatë skema e pensioneve është rrezikuar nga zhvillimet demografike në vend.

Projeksionet e fundit të Kombeve të Bashkuara që i takojnë vitit 2022 tregojnë se Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni të fortë demografik. Deri në vitin 2070, pjesa e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind aktualisht.

Gjatë të njëjtës periudhë, popullsia në moshë pune në grupmoshën (25–64 vjeç) parashikohet të bjerë 41 për qind të popullsisë totale deri më 2070 nga 54 aktualisht. Ndërsa raporti i varësisë së moshës së vjetër (grupmosha +65 në raport me popullsinë 25-65 vjeç) do të rritet me tej.

Raporti i varësisë për moshat e vjetra nga 26 për qind aktualisht do të rritet në 83 %deri në vitin 2070, më e lartë në të gjithë Rajonin. Fluksi i lartë i emigracionit, rritja e jetëgjatësisë dhe normat e ulëta të lindshmërisë e nxisin këtë prirje afatgjatë.

On the other hand, labor market trends add to the demographic challenges. The rate of insurance coverage in the working age population is very low in Albania. For example in 2023 about 1.86 million people were aged 15-64, of which only about 44 percent were contributors to the pension scheme.

About 56 percent of the aged population were neither contributors nor pensioners. Among the self-employed, a small number contribute to the rural scheme, while other self-employed contribute to the main scheme and constitute only 10 percent of the total contributors, while self-employment accounts for nearly 30 percent of total employment in the country.

The World Bank analyzes that the low coverage rate of contributors raises the risk of a strong increase in partial pensions in the future./Monitor





Lajmet e fundit nga