
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit pas afërsisht një viti në drejtimin e saj, dje ishte lajmi i ditës.
Mediat edhe këtu u ndanë.
U raportua largimi i tij, dikush tha dorëheqje, më pas dikush e përgënjeshtroi dhe doli vetë drejtori që tha, se nuk ka dhënë dorëheqjen, por të gjithë e pranuan.
Ditën e shtunë, drejtori i policisë së shtetit është thirrur nga Ministri i Brendshëm për t’u zëvendësuar në detyrën e tij.

Dorëheqje apo dorëheqje nga dorëheqja, apo edhe refuzim për t’u dorëhequr, kjo ka pak rëndësi.
Duke qartazi se Gledis Nano tashmë është i larguar.
Pranohet fakti që i është kërkuar të dorëzojë detyrën nga Ministri i Brendshëm.
Pra, nuk mund të vazhdojë më në këtë detyrë do apo nuk do ai, pasi Policia e shtetit nuk mund të jetë “tokë e xanun”, sepse Gledisi do të rrijë në detyrë. Ky është një parim që nuk diskutohet.
Le të shikojmë disa fakte më poshtë.
Lufta ndaj krimit në vend nuk është përmirësuar gjatë kohës që Gledis Nano ka qenë në detyrë, pavarësisht përkushtimit apo ndershmërisë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera që ai ka me partnerët ndërkombëtarë.
Nuk është Shqipëria më e qetë dhe më e sigurtë.
Ngjarja e Potamit në Himarë, ngjarja e fundit me Ervis Martinajn apo ngjarjet e tjera kriminale në vend, pasi ka çdo ditë vrasje dhe krime e ngarkojnë me përgjegjësi drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit.

Në rast se drejtori thotë se nuk është përgjegjësia e tij, por e ministrit, pasi emërimet i ka bërë në bashkëpunim me të apo ka bërë çfarë i ka thënë ministri, ka dy herë më shumë përgjegjësi si drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.
Sepse nuk ka bërë detyrën si duhet, nuk ka performuar si duhet, por thjesht dhe vetëm ka marrë përsipër të emërojë në struktura, në detyra dhe t’u besojë personave të cilëve, ai ndoshta nuk i ka dashur, por i ka dashur Ministri i Brendshëm.
Këtu merr përgjegjësi edhe Ministri i Brendshëm.
Në rast se ka dështuar Gledis Nano ka dështuar edhe Bledi Çuçi.

Por, në çdo rast po të shohim dhe analizojmë faktet, Gledis Nano duhet të largohet.
Nga aspekti se nuk e do ministri, por jo vetëm nga kjo, por nga çështjet e rendit dhe të sigurisë dhe nga mënyra se si ka funksionuar Policia e shtetit, reformat e pritshme, rezultatet e të tjera si këto.
Edhe nëse e shohim në këndvështrimin e vullnetit politik nuk mund të qëndrosh në detyrë, kur ministri apo kryeministri nuk të duan.
Askush nuk e ka në pronësi postin e drejtorit në çdo lloj institucioni, qoftë ky edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.
Ka një periudhë kohe, performon, gjatë kohës që je emëruar, por duhet edhe pak fat.
Ndoshta ka qenë koha e keqe që Gledisi ishte në këtë detyrë, por nuk mjafton vetëm kjo.
Edhe emërimet, shkarkimet apo sikur njerëzit rreth e rrotull tij dhe sikur këto t’ia faturojë Bledi Çuçit, sërish është e pamjaftueshme.
Në fund mund të themi se largimi i Gledis Nanos nuk mjafton.
Nuk mjafton për gjithçka ka ndodhur, nuk mjafton edhe për faktin se nuk është vetëm drejtori i përgjithshëm i policisë në historinë e krimit dhe situatës që po kalon vendi.
Për këtë duhet shkuar shumë më lart.
Bledi Çuçi s’mund të ketë fitore vetëm sukseset e policisë. Ai jeton bashkë me skandalet e problematikat e saj dhe është po aq përgjegjës sa Nano, ndoshta edhe më shumë pasi është i zgjedhur politik jo thjesht emërim.

Ndoshta Ministri i Brendshëm jo vetëm të dorëhiqet por kryeministri duhet të analizojë se çfarë ka ndodhur, si funksionojnë strukturat e sigurisë dhe të rendit në vend.
Si performon vetë ministri, a është ai vetë apo janë të tjerët që ndikojnë mbi të, a ka ndërhyrë ai te drejtori i përgjithshëm i policisë, siç ndodh rëndom në Shqipëri dhe prandaj nuk do të mjaftonte vetëm dorëheqja e Gledis Nanos.
Në rast se gjithçka do t’i faturohet situatës së krimit dhe problematikave e korrupsionit apo skandaleve në polici, fatura shkon edhe te Ministri i Brendshëm miniminalisht, pa folur për kryeministrin dhe vullnetin e tij në mbështetje të Policisë së shtetit për të luftuar krimin e organizuar në vend./CNA.al
In a media appearance today, Ilir Meta, once called Il...
Ilir Meta is known for his dances, spectacular trampol...
In 30 years of political career, he came from the Yout...
I am sorry (and I don't like it at all) that for a cen...
For several weeks, some of the main media in the country, ...
35 tenders worth over 1 billion ALL. These are the ben...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, the former captain-businessman, has tur...
A day ago, the Directorate of Taxes announced that Irfan H...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
How rarely do you say that Albania is still in moratorium...
A serious event happened three days ago in Himare. A polic...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
In 30 years he has made an excellent political career. He ...
The protection that is being given to Ilir Meta by Petrit ...
Pandi Gjiza has been a well-known character in the city of...
A few days ago, the public learned how rarely in our count...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu has a full 2 billion Lek in unp...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...