web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta, the man of freedom, dedication and honesty

2022-08-22 16:29:00, Editorial REDAKSIONALE
Ilir Meta, the man of freedom, dedication and honesty
Ilir Meta

In 30 years of political career, he came from the Youth structures of the Labor Party, went to Ramiz Alia, led FRESH, together with Pandeli Majko became prime minister, introducing Pandeli to Majko, joined Nana, removed Fatos Nanon, joined Saliu, removed Saliu, joined Rama, ran away from Rama, and so on.

30 years Ilir Meta paid by the taxes of the Albanians, MP, President, Prime Minister, Speaker of the Assembly, Minister of Foreign Affairs, Minister of Economy. Someone says he came from Skrapar with a bag of clothes and is now a billionaire. Ilir Meta is the human symbol of how politics makes you golden.

Dikush flet për ndershmërinë, në fakt kjo fjalë nuk duhet të shkonte tek Ilir Meta dhe për këtë le të përdorim ato që ka thënë doktor Berisha.

Ilir Meta hajdut i floririt, Ilir Meta hajdut i zgjedhjeve të lira, Ilir Meta kriminel dhe përgjegjës për vrasje në Tropojë, Ilir Meta përgjegjës për vjedhjen e votës. Tani si mund të ketë dy Ilir Meta. Njëri që vidhte votat në 2001-shin, që do t'u priste duart demokratëve.

Kush nuk e kujton le të shohë videon e kohës në një miting në Korçë tha se unë do t’ua pres duart demokratëve që votojnë për kandidatët e PD-së.

Kush nuk e kujton si gjendeshin kutitë në zyrat e PS-së dhe votat i vidhte Ilir Meta.

Kush ka harruar terrorin e policëve me tanke në mes të kryeqytetit në zgjedhjet e vitit 2001.

Kush e ka harruar dosjen e madhe voluminoze, me qindra faqe të denoncimeve të zjedhjeve të atij viti që, Sali Berisha bëri për Ilir Metën, që bëri opozita e Partisë Demokratike.

Ilir Meta, the man of freedom, dedication and honesty

Kush e harron se si i nxori socialistët në opozitë në 2005-ën, thjesht dhe vetëm për karrigen e tij, për kapriçot e tij personale.

Si shkoi me Berishën në 2009 për të mbajtur PD-në në pushtet.

Si e tradhtoi Berishën në 2013, për të sjellë rilindjen dhe Edi Ramën në pushtet.

Si heshti Ilir Meta dhe LSI-ja për 6 vite për aferën e inceneratorëve. Partia e Lirisë është partia e inceneratorëve, LSI-ja është partia e inceneratorëve, ministri dhe sekretari i përgjithshëm i një institucioni kanë qenë deputetë të LSI-së, me paratë e tyre është bërë fushatë për LSI-në.

Ky është politikani i Lirisë që do të sjellë opozitën në pushtet që ngjall shpresën për shqiptarët, hajdut i votave dhe floririt? Banditi që masakronte demokratët? Krimineli që i vriste në Tropojë siç ka thënë Berisha?

Apo ky tradhtari, ky fuksi i fundit që e mban veten për politikan të ndershëm? Ilir Meta është llumi, kalbësira ku askush nuk duhet të ketë më shpresë e jo më opozita.

Ndoshta PD-ja duhet të shohë sa majtas dhe djathtas dhe të hapë sytë mirë, sepse kostoja e çdo fature të saj dhe të qëndrimit të gjatë në opozitë mund të jetë pikërisht Ilir Meta, LSI-ja, të kthyera në gjoja parti lirie kur në fakt janë një parti hajdutësh votash, korrupsioni, skandalesh, bëmash dhe gjëmash.

Pa harruar asnjëherë bllokun e Ilir Metës, 700 mijëshen me zë e figurë, pa harruar 4 viktimat e 21 janarit, që u bënë për Ilir Metën dhe vulosën shkatërrimin dhe kalimin në opozitë të PD-së dhe këtë situatë kritike që po kalon edhe sot pas rikthimit të Berishës. Përgjegjësi ka një emër, ai quhet Ilir Meta./ CNA.al





10:57 Editorial

Irfan in a nutshell

For several weeks, some of the main media in the country, ...

Lajmet e fundit nga