web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrimi publik i “Fiks Fare”/ Si u rrëzua nga një histori roz

2022-07-10 13:04:00, Editorial CNA

Mashtrimi publik i “Fiks Fare”/ Si u rrëzua nga një

Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër e ka edhe një person tjetër që mund të ketë pasur probleme me drejtësinë apo çfarëdo lloj problemi, mos u habisni kur ta shikoni veten në emisionin “Fiks Fare”.

Emri është i njëjtë, të dhënat e tjera ndryshojnë, por i ashtuquajtur emision investigativ, nuk do të lodhet aq shumë të investigojë.

Mjafton që pronarja e televizionit , kur podhohet “Fiks Fare”,Vjollca Hoxha, të mbetet e kënaqur dhe s’ka rëndësi investigimi.

Emisioni “Fiks Fare”, praktikat investigative i ka zëvëndësuar me praktika të mashtrimit.

Rasti i shtetasit, Arben Reli, fakton se si ky emision ka humbur busullën e investigimit.

Së fundmi, CNA.al ka raportuar, sigurisht me dokumente se si emisioni “Fiks Fare” ka  mashtruar t në lidhje me shtetasin Arben Reli.

Arben Relin e datëlindjes 1975, të lindur në Skrapar, ia kanë veshur një tjetër Arben Reli tjetër, të ditëlindjes 1964, lindur në Tiranë.

Mashtrimi publik i “Fiks Fare”/ Si u rrëzua nga një

Në këtë mënyrë turpësisht krijohen skenarë duke mohuar dhe aktet noteriale, skema me gjoja falsifikime, thjesht dhe vetëm që të ushtrohet presion ndaj organeve që po hetojnë,

Kush fshihet nga pas? Kush është personi që ka udhëtuar me Vjollca Hoxhën jashtë vendit dhe sot dyshohet se e përdor televizionin Top Channel për një konflikt pronësie.

Themi dyshime, por duke iu referuar mashtrimit publik të bërë nga “Fiks Fare”, mund të quhet fakt, se televizioni Top Channel dhe emisioni në fjalë po përdoren.

Pasi, mashtrimi publik nga “Fiks Fare” duket se e ka zanafillën tek një konflikt pronësie që Shpresim Bajraktari, i përfolur si i dashuri i Vjollca Hoxhës, ka me persona të tjerë.

Mashtrimi publik i “Fiks Fare”/ Si u rrëzua nga një

Fiks-i  për dashurinë e pronares së Topit, në këtë rast kë ndërhyrë mes dy palëve që janë në proces gjyqësor dhe për pasojë ka rrëshqitur.

Duke marrë emrin e një personi dhe duke ia veshur një tjetri, pa verifikuar nëse janë të njëjtën.

Epilogu duket se ishte i rëndësishëm për ta, të sulmohet Arben Reli, se thuhen të pavërteta, kjo nuk është marrë në konsideratë.

Pronarja e Top-it, u kënaq, dëshira iu plotësua, po emisioni “Fiks Fare”, i krijuar që në vitin 2002 u rrëzua dhe u bë i pabesueshëm./CNA.al





11:37 Editorial

Albania has hope

Yesterday afternoon, thousands of citizens from all over A...

Lajmet e fundit nga