Denoncon komshiun dhunues, prej 1 vit e gjysmë sorollatet mes policisë e prokurorisë
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...

On February 17, 2023, Flurat Godaj says that his fellow villager, Krenar Likskëndaj, ambushed him on the street and severely raped him with the back of an axe.
The event took place in the village of Brataj, Selenicë. According to the complainant, there is no reason for this violence against him.
“Më është prera rruga me makinë nga personi, Krenar Likskëndaj. Ka dalë me sëpatë nga dera e shoferit dhe më ka goditur me sëpatë. Kam kërkuar ndihmë dhe të më çonin direkt në spital. Unë e kam bashkëfshatar. As kam patur ndonjë konflikt me këtë. E ka bërë në mënyrë çnjerëzore. Nëse nuk do isha mbrojtur me dorë ai do më kishte çarë në kokë”, tha ai.
Por sot Flurati qëndron i fshehur larg fshatit, pasi ka frikë, se autori mund ta gjejë dhe ta dhunojë sërish. Flurati tregon se pas agresionit, Krenari është lënë i lirë.
“Po shkoja për xhiro në Selenicë. Ka dalë me drita fikur. Ka ardhur me sëpatë, më ka hapur derën dhe vetëm më ka goditur. Nuk më tha asgjë, vetëm më ka goditur. Mua më ka goditur në gju tek kupa e gjurit që të mos kisha lëvizje, pastaj ka goditur gjithë trupin”, tha ai.
Sipas tij, edhe më parë autori ka ushtruar dhunë te bashkëfshatarët e tjerë dhe sërish nuk është dënuar. Flurati, që nga ajo ditë gjendet i shtrirë në krevat, i paaftë.
“Kërkoj që drejtësia të vihet në vend. Me këto dëmtime që kam personi në fjalë personi të shkojë para drejtësisë, sepse mesa shoh askush nuk e merr për bazë. As prokuroria, as mjeku ligjor, i ka bërë letrat me lehtësi. Ndihem tmerrësisht i tmerruar për faktin dhe dhunën e përdorur, sepse nuk jam i vetmi individ që dhunohem nga ky person”, tha ai.
OPGj thotë, se është faji i mjekut ligjor që dhunuesi është i lirë, pasi fillimisht akuza ishte për plagosje të rëndë.
OPGj: Zotëria, u kap, u shoqërua, u pyet, u la i lirë, sepse dëmtimet, që ke ti, ka ardhur akti i mjekut ligjor, që nuk janë dëmtime, siç i kemi nisur ne në fillim, siç pretendonim ne, se mund të ishin. Janë dëmtime më të lehta.
Denoncuesi: Po çfarë arsye të mos arrestohet? Tani a duhet që ne të na vrasim, të vdesim, atëherë të bëhen arrestime?
OPGj: Po vdiqe, është më mirë! Ne, për ty, e nisëm “plagosje e rëndë”. Nëse keni pretendime të tjera, drejtohuni te Prokuroria. Tani, çështja është në hetim dhe shyqyr Zotit, që është në hetim.
Por mjeku ligjor Alban Hazizaj, shpjegon se për shkak të frakturave ai ka dhënë raport mbi 9 ditë.
Gazetari: Deshëm të dinim si ka qenë shkalla e dëmtimeve?
Alban Hazizaj: Po s’e mbaj mend, me thënë të drejtën, por, megjithatë, raportin e ke në prokurori. Këto të dhëna i merrni atje!
Gazetari: Dakord pra, por ky person nga ajo datë i nderuar doktor dhe deri më sot qëndron i shtrirë me probleme të shumta dhe fraktura të shumta siç e keni parë. Ndoshta e keni bërë me dëmtime të lehta?
Alban Hazizaj: Jo, jo! Dëmtimet i ka, siç i ka pasur.
Gazetari: Si? Në terma mjekësor hyn në kategorinë e atyre mbi 9 ditë apo nën 9 ditë?
Alban Hazizaj: Po nuk…, besoj mbi 9 , por nuk e mbaj mend, për arsye se kjo…, s’e mbaj mend, se unë bëj shumë…Do ta shikoj dhe do të të jap një përgjigje! Kur të vete në zyrë, e konfirmoj, por deri në 9 ditë, që të jetë me frakturë, nuk ndodh.
Gazetari: Do të lidhemi edhe një herë tjetër me mjekun ligjor pasi ai do të na konfirmojë zyrtarisht se në çfarë shkalle ka qenë dëmtimi në trupin e të dëmtuarit…
Alban Hazizaj: Është mbi 9 ditë, jo 9 ditë.
“Stop” ka siguruar foton e autorit të dhunës.

Për ngjarjen e ndodhur në Brataj, policia doli në një deklaratë për media ku tha se shpallën në kërkim 41-vjeçarin pasi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Por më vonë sipas deklaratës së oficerit të policisë, ai u kap, u pyet dhe u la i lirë. Në fshat askush nuk flet për këtë ngjarje dhe për këtë person. “Stop” u përpoq që të kishim një kontakt me personin tjetër, por kjo ishte e vështirë pasi asnjë banor nuk flet.
Banori: Nuk e di, aty ka qenë, por mund të ketë ikur. Djelmuri, të papjekur.
Juristja Drita Agaj shpjegon, se agresori duhet të izolohet. Lënia në qetësi, sipas saj, e bën më të dhunshme këtë kategori.
“Ne kemi ligje ku duhet të forcohet masa e sigurimit se s’mund të lihet një njeri me rrezikshmëri të tillë shoqërore sepse derisa ai është i rrezikshëm për një gardh le të themi, vaj halli çfarë mund të themi për probleme të tjera që ai mund të bëhet super i rrezikshëm. Lënia në qetësi e këtyre iu bën që të kenë aktivitet më të madh në ushtrimin e dhunës dhe pse jo… Kush është i dhunshëm në një drejtim, është i dhunshëm edhe në familje, edhe në shoqëri. Duhen politika shtetërore se ne nuk është se nuk kemi ligj, pavarësisht se si zbatohet në një masë të vogël. Në radhë të parë duhet parandalimi dhe sigurimi i kushteve i njeriut që rrezikon jetën e të tjerëve. Duhet një vend izolimi, riedukimi, i cili duhet të jetë në prezencë edhe të policisë, por edhe psikologut. Duhet të izolohet personi i dhunshëm për arsye sepse siç ju thashë edhe më përpara është i rrezikshëm. Në rastin kur i dëmtuari shpaguhet vetëm nga dhunuesi që të detyrohet të paraqitet, në këtë rast i dëmtuari është në mëshirë të fatit”, tha ajo./tvklan.al
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
29 euros/ton of waste are paid, tens of millions of euros ...
The candidate of the Democratic Party for the Municipality...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan du...
Malvina Dani is only 3 years old and is dying day by day. ...
Bar managers complain that they cannot find employees, spe...
Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashki...
Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rë...
In two consecutive days, CNA.al has published documents fr...
About the problem of Mr. Qerim Tabaku, the investigative s...
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare denounced on Thursday evening a scandal with the...
Partia Demokratike ka denoncuar qeerinë se TEC-et lundrues...
A denunciation has arrived at the editorial office of ...
Hundreds of millions of lek for a media and millions o...
Ownership of the plot of land where a building is being bu...
Një çift bashkëshortësh nga Vlora i janë drejtuar emisioni...
Fiks Fare denounced a scandal with alienations and overlap...
80 million ALL was paid to "Top Channel" for several episo...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...