A ka pasur mesazhe me Mirel Mërtirin?/ Gazetari thirrje SPAK: Kontrolloni telefonin e Endri Fugës
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...

Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për emisionin Stop në Tv Klan se pas vdekjes së të shoqit dhe pas 55 viteve martesë, ka mbetur në mes të katër rrugëve.
Ajo thotë, se kur qante të shoqin, njëra nga tre vajzat e saj, Drita, i merr letrat e shtëpisë, duke arritur t’i marrë pronën e ta nxjerrë jashtë.
“Kam problemin e shtëpisë se ma ka mbyllur goca ime. Ma vodhi shtëpinë edhe ma mbylli. Më vdiq plaku në 5 Korrik 2022 dhe goca ime Drita erdhi, unë qaja plakun, dhe kjo më thoshte mua o mami ku e ka babi tapinë. Unë i thoja çfarë e do tapinë të hëngërt mortja. Unë qaj babin ti do tapinë. Vajti ma prishi sirtarin, merr lekë, dokumentet e plakut, dokumentet e makinës, të gjitha çfarë kishte brenda. I fola me të mirë, bjeri gjërat që mos bëjmë sherr. Kam bërë denoncim në polici. Kur kishim 1 javë që kishim ikur, kjo futet brenda, heq kamerat e mia dhe vendos kamerat e veta”, thotë 77-vjeçarja Varvara Kapurani.
Gjithçka nisi, pasi një ditë çifti i të moshuarve u paraqit në zyrën e noteres Ilda Peza, për t’i dhënë adresën sikur e bija Drita banonte në shtëpinë e tyre, në mënyrë që vajza të merrte KEMP për të birin e sëmurë.
Pas vdekjes së të shoqit Tili Kapurani, Varvara shkoi tek e bija në Greqi, ku mësoi se kishte mbetur pa shtëpi, të cilën ia kishte zaptuar, vajza, Drita.
“Unë jam Sofia Kapurani, e bija e Varvarës dhe Tili Kapuranit. Para se të vdiste babi, kishin vajtur në muajin Mars te noterja Ilda Peza për të firmosur një letër sepse motra ime Drita Topuzi merr pension për djalin invalid këtu dhe duhet të deklaronte ku jetonte sepse ia prenë pensionin. Edhe babi për ta ndihmuar sepse ajo kishte probleme ekonomike, babi vajti ta ndihmonte për të bërë dritat në emër të saj që të duket sikur djali i saj jetonte këtu bashkë me Drita Topuzin. Në Shtator na zbuloi Policia e Elbasanit që Drita Topuzi është paraqitur me një akt dhurimi nga babai dhe nga mamaja”, tregon njëra nga 3 vajzat.
E moshuara e denoncoi në polici, ku mësoi se vajza kishte një akt dhurimi nga ajo vetë dhe bashkëshorti i ndjerë.
Por Varvara thotë se nuk di as të shkruajë e as të lexojë.
“Çfarë firmosa. S’dija shkollë unë, as shkollë as hiçgjë. As di të shkruaj as të lexoj. Emrin tim”, thotë 77-vjeçarja.
Në këto kushte, gjykata vendosi që të bllokohet shtëpia, por vajza zaptuese është futur brenda.
“Çështjen e kemi çuar në gjykatë. Gjykata e Elbasanit, kur bëjmë një kërkesë për të na hapur derën në 6-mujorin e babit, na thanë që shtëpia është e bllokuar nga të dyja anët, nuk futet asnjeri në shtëpi. Kurse në këto momente këtu në shtëpi ka njerëz. Nuk duhet të hynim as neve as pala tjetër që të mos ketë konflikt deri sa të bëhet gjyqi. Kurse në këto momente këtu ka njerëz. Madje në një akt dhurimi që është marrë në Kadastër dhe në një akt-dhurimi që më dha mua Ilda Peza, firmat edhe emrat nuk janë të njëjta. Unë kam bërë dhe ekspertiza kaligrafinë e këtij akti-dhurimi dhe nga eksperti më ka dalë që emri nuk është shkruar nga mamaja se mamaja nuk di të shkruajë dhe të lexojë dhe është shkruar nga Drita Topuzi”, tregon Sofia./ tvklan
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...
CNA has long reported that the incinerators have sprea...
Rreth një vit më parë, gazetari Elvi Fundo publikoi në emi...
On February 23, the show Stop on TV Klan broadcasted how t...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Durrësi...
On the Albanian coast, water pollution and indiscriminate ...
A document made public this evening has revealed new facts...
The candidate for the Municipality of Tirana, Belind Këlli...
Një qytetar përmes një audiomesazhi tregon për emisionin i...
A citizen from the city of Fier who suffers from a health ...
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
"Stop" went to "Jordan Misja" street, in Tirana near the R...
"Stop" went to the Municipality of Kurbin for the problem ...
For 7 years, the residents of Dardhë village in Fushë Arrë...
The 3 judges who gave the seal to Enkelejd Alibeaj's group...
MP Belind Kelliçi has reacted again regarding the denuncia...
A denunciation of the Gjirokastra Waterworks has arrived a...
Arjan Hyseni has been in prison for 5 months after the car...
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...