Skandali/ Tregu i zi i armëve, Fiksi blen 1 milion lekë kallashnikovin në mes të Durrësit
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...

Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një pyetësor që i është dhënë bashkëshortes së tij nga edukatorja, ditët e fundit.
Ky pyetësor përmban pyetje të çuditshme, absurde dhe të konsideruara nga psikologët si të dëmshme dhe për më tepër të formuluar me një gjuhë të papërshtatshme.
Denoncuesi: Ju kam thirrur për një shqetësim shumë të madh. Jam llahtarisur, kur bashkëshortja ime, u kthye nga kopshti, pasi unë kam një çun në kopsht, kopsht publik këtu në Vlorë…, pashë, që më erdhi me një letër dhe më tha:” Shiko, se ça më ka dhënë edukatorja”! Ç’të shikoja, o vëlla?! Ishin ca pyetje, që i bëheshin gruas sime. Nuk di, ç’të them! Ishte një formular, që nuk kishte shpjegim. Nuk kishte një qëllim, se për çfarë bëhej. Thjesht, nusja më tha, që ia ka dhënë edukatorja dhe duhej ta dorëzoja patjetër në kopsht, të nesërmen. Kush po e bën këtë lloj gjëje? Jemi shumë të shqetësuar si prindër të këtij fëmije. Dhe, më e keqja është se, mua më është pyetur fëmija pa miratimin tim si prind. Unë nuk kam dijeni, se çfarë pyetje i është bërë fëmijës. Në kopsht nuk jepet asnjë lloj shpjegimi. Ka, apo nuk ka kontroll këtu? Ça bëhet, o vëlla?
Nënave u kërkohet të shkruhet emri dhe mbiemri i fëmijës, mosha e nënës dhe kur e ka lindur fëmijën, arsimi i saj, arsimi i babait, vendi i tij i punës. Po ashtu ato duhet t’u japin përgjigje pyetjes: “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?”
Alternativat, nga të cilat duhet të zgjedhin, janë: fare, disa ditë, më shumë se gjysmën e kohës, pothuaj çdo ditë.
Prindërit thonë, se janë pyetur edhe të miturit pa miratimin e tyre dhe nuk dihet se çfarë pyetjesh u janë bërë.
Gazetari: Jua kanë dhënë edukatoret këtë formular?
Prindi 1: Po! Nuk e di, kush i kishte sjellë nga Tirana.
Gazetari: E keni plotësuar, ju?
Prindi 1: Po! Mua m’u duk pa lidhje. Për të plotësuar, e plotësova, por nuk m’u duk ndonjë…
Gazetari: Pyetja e fundit: “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur…”
Prindi 1: Po, kjo e fundit ishte një…, kot. Ishin të gjitha pa lidhje.
Gazetari: Po fëmija, është pyetur?
Prindi 1: Po! Më thanë, që është pyetur.
Gazetari: E ke marrë këtë formular, ti?
Gazetari: E si të është dukur?
Prindi 2: Ai ka ca gjëra…
Prindi 2: Të tipit që: “Do të vrasësh veten, apo je i vdekur…”Në qoftë se unë jam në atë fazë, nuk jam në gjendje të plotësoj formularin.
Gazetari: Është pyetur fëmija yt?
Prindi 2: Ndoshta, nga ndonjë psikologe, nuk e kam idenë.
Gazetari shkon tek kopshti numër 9
Gazetari: Jeni në dijeni të këtij formulari?
Edukatorja: Diku, 1 muaj, kanë ardhur disa vajza.
Gazetari: Të cilat përfaqësonin?
Edukatorja: Më duket, se ishin nga Infermieria, nuk e di tani, nuk jam e sigurtë. Ato na folën për diçka, që duhet të plotësonin një formular prindërit.
Gazetari: Ky formulari, si është plotësuar? U është dhënë të gjitha nënave?
Edukatorja: Jo të gjithave, sepse ne kemi proceduar klasa-klasa.
Gazetari: Po fëmijët, janë pyetur?
Edukatorja: Fëmijët për këtë, jo, nuk janë pyetur.
Gazetari: U janë bërë pyete të tjera, ndoshta, ose…?
Edukatorja: Po! Na ka ardhur një grup nga Universiteti i Infermierisë, një studim, që bëhej për të parë zhvillimin e fëmijëve.
Gazetari: Është marrë miratimi i prindërve me shkrim për pyetjen e fëmijëve?
Edukatorja: Jo, nuk kam informacion.
Gazetari: Pse nuk është marrë?
Edukatorja: Nuk është marrë.
Fjona Cukani, nga Sektori i Arsimit në bashkinë e Vlorës thotë, se kërkesa për këtë pyetësor ka ardhur nga Universiteti “Ismail Qemali” nga Fakulteti i Infermierisë. Ky projekt ka fituar në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Sipas saj, sapo ka marrë dijeni për përmbajtjen e papërshtatshme, ka komunikuar me të gjitha kopshtet, për të bllokuar formularin.
Fjona Cukani, Sektori i Arsimit Bashkia Vlorë: Na ka ardhur në tetor një kërkesë nga Universiteti “Ismail Qemali”, saktësisht nga Fakulteti i Infermierisë. Ka fituar në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe ka aprovuar projektin e vlerësimit dhe zhvillimit psikomotor socio-emocional të fëmijëve 0-6 vjeç. Në momentin, që jemi vënë në dijeni për faqen e fundit, unë kam komunikuar me të gjitha kopshtet, përsa i përket përmbajtjes, duke u thënë: “Ju lutem, bllokoni formularin”. Në të njëjtën kohë, unë komunikoj edhe me dekanen e universitetit, sepse ne jemi vënë në dijeni vetëm të një grafiku, që përfaqësuesit e Infermierisë kanë bërë nëpër kopshte.
Gazetari: Duhet të jenë komisionet tuaja, grupet tuaja, që të shkojnë e të shohin, se ç’bëhet nëpër këto institucione!
Fjona Cukani, Sektori i Arsimit Bashkia Vlorë: Nuk jam mjaftuar me përgjigjen e dekanes dhe po vazhdojmë të marrim të gjitha masat. Të njëjtin shqetësim dhe dhjetëfish më të madh se ty, e kam dhe e ndiej.
Nga ana tjetër, Aurela Saliaj, dekane në Universitetin “Ismail Qemali” , thotë se nuk e kupton, ku është shqetësimi. Madje edhe pyetja “nëse do të ishe më mirë e vdekur apo e gjallë”, asaj i duket një pyetje shpëtuese.
Aurela Saliaj, dekane, Universiteti “Ismail Qemali”: Unë, fillimisht do doja vërtet, se shoh këtë shqetësimin, kush (cili) është shqetësimi?
Gazetari: “Mendon, se do ishe më mirë e vdekur, ose se mund të dëmtosh veten me ndonjë lloj mënyre?” E quani ju shqetësim këtë? Pra, ju duket një pyetje normale?
Aurela Saliaj, dekane: Këto pyetje janë qartësisht për një adult. Unë dua ta nis nga “A”-ja, që është vullnetarizmi në pjesëmarrje në këtë studim dhe anonimati.
Aurela Saliaj, dekane: Po, është kaq shabllon, (pyetja) se është shkalla më e lartë e depresionit.
Gazetari: “Do ishe më mirë e vdekur?”
Aurela Saliaj, dekane: Po kështu është në anglisht ajo. Mbase, ato vajzat, mund të ishin treguar pak më elokuente, por thelbi ky është. Në qoftë se ti e ke si mendim, që “ndihesh keq”, ”jam i dështuar”, “dua të vdes”, “pse po rroj unë?”, “po rroj kot?” , kjo është pyetja e fundit. Është pika maksimale e depresionit dhe pas kësaj vjen vetëvrasja, në qoftë se arrin njeriu aty. Po ajo nuk është ndonjë gjë, se thotë: “Jo, jo, jo, nuk jam në atë pikë”!
Aurela Saliaj, dekane: Unë, po të kem fëmijë, do jem e para, që do jem e interesuar, në qoftë se një edukatore, një kujdestar, një pastruese, po edhe një prind fëmije, kush i rri vërdallë fëmijës sim, ka mendime të tilla depresive, sepse është një ambient psiko-emocional, jo i shëndetshëm për fëmijën. Ky është synimi i projektit tonë.
Gazetari: Ka të tjera mënyra, në gjykimin tonë dhe në gjykimin e specialistëve.
Aurela Saliaj, dekane: Ok, edhe hajde e diskutojmë. Ku është dëmi këtu, në qoftë se unë ta bëj ty këtë pyetje? Ku është dëmi? Ku është dëmi për fëmijën, gjithmonë?
Gazetari: Nëse unë do isha një nënë në depresion e sipër, kjo pyetje do më ndihmonte mua të ndërmerrja veprime shumë negative.
Aurela Saliaj, dekane: E ke gabim! Kjo pyetje do të ishte shpëtuese!/tvklan.al
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
A denunciation was made by the chairman of the Democra...
CNA is bringing today two more documents related to the ma...
On February 17, 2023, Flurat Godaj says that his fellow vi...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
29 euros/ton of waste are paid, tens of millions of euros ...
The candidate of the Democratic Party for the Municipality...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan du...
Malvina Dani is only 3 years old and is dying day by day. ...
Bar managers complain that they cannot find employees, spe...
Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashki...
Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rë...
In two consecutive days, CNA.al has published documents fr...
About the problem of Mr. Qerim Tabaku, the investigative s...
Në 27 Dhjetor 2022, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare denounced on Thursday evening a scandal with the...
Partia Demokratike ka denoncuar qeerinë se TEC-et lundrues...
A denunciation has arrived at the editorial office of ...
Hundreds of millions of lek for a media and millions o...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...