How America Can Win the Information War
When Xi Jinping visits Moscow this week, Vladimir Puti...

The Western world, which reiterated its support for Ukraine 1 year after the Russian invasion, barely noticed that a very large power on the other side of the world had marked this anniversary in a completely different way. While the United States, Great Britain and the Europeans were discussing new arms supplies to Kiev, China came up with...a peace plan.
Perëndimi e priti në fillim me shpërfillje. Mesazhi i përgjithshëm ishte se tani nuk ishte koha për të biseduar më Rusinë, dhe se gjithsesi Kina nuk kishte asnjë besueshmëri për ta pozicionuar veten si një ndërmjetëse potencial. Por disa javë më vonë, plani kinez prej 12 pikash jo vetëm që nuk është zhdukur, por ka raporte se ai po shqyrtohet në Paris dhe Berlin, dhe ndoshta edhe në Uashington.
Dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, plani nuk është refuzuar nga Kievi, që e priti me një optimizëm të kujdesshëm. Nën dritën e këtij sinjali të vogël, Kina ka vazhduar në heshtje ta detajojë planin e saj. Xi Jinping, i sapo konfirmuar si president i Kinës për një mandat të tretë të paprecedentë, do të vizitojë Moskën këtë javë, teksa do të zhvillojë një video-takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Dhe kjo do të përbënte një ndryshim shumë të madh. Sepse nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar midis Ukrainës dhe Rusisë që nga bisedimet e Stambollit të gati një viti më parë. U pretendua se ato negociata u prishën për shkak të ndërhyrjes së kryeministrit të atëhershëm të Britanisë së Madhe Boris Xhonson, me udhëzimin e Shteteve të Bashkuara.
Por çfarë përmban plani me 12 pika? Dhe përse Kina mund të tregojë më shumë sesa një interes kalimtar për të ndërmjetësuar në këtë konflikt? Dhe pse Moska dhe Kievi - dhe ndoshta edhe disa nga aleatët perëndimorë të Kievit - mund të jenë më pak refuzues ndaj disa negociatave paraprake, sesa mund ta sugjerojnë deklaratat e tyre publike të bëra deri më sot?
Pika e parë e saj bën thirrje për respektimin e sovranitetit kombëtar, parimet e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Ajo e dënon në mënyrë të nënkuptuar pushtimin e Rusisë. Por e dyta e tij bën thirrje për t’i dhënë fund asaj që ajo e quan “mentalitet i Luftës së Ftohtë”, dhe kërkon që “siguria e një rajoni të mos arrihet duke forcuar ose zgjeruar blloqet ushtarake”, pra një kritikë e hapur ndaj zgjerimit të NATO-s.
Po ashtu plani mbron “një arkitekturë sigurie evropiane të ekuilibruar, efektive dhe të qëndrueshme”, diçka që Moska e ka propaganduar gjithmonë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në pika të tjera të këtij plani, veçanërisht në lidhje me Ukrainën, Kina bën thirrje për shtimin e ndihmës humanitare në zonat e konfliktit nën kujdesin e OKB-së, respektimin e rreptë të masave mbrojtëse ndërkombëtare për të burgosurit e luftës, dhënien fund të kërcënimeve me armët bërthamore, mbrojtjen e termocentraleve bërthamore dhe për nevojën për të vazhduar marrëveshjen që i lejon anijet me grurë të largohen nga portet e Ukrainës.
Në shumë aspekte - nga thirrjet për de-përshkallëzimin e konfliktit, dhënies fund të veprimeve që kërcënojnë tregtinë globale dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe refuzimin e sanksioneve të njëanshme (pra o të miratuara nga OKB-ja), Kina po sheh më larg se sa lufta e Ukrainës dhe po përfaqëson interesat dhe prioritetet e veta.
Tek e fundit, të njëjtat parime mund të ndihmojnë në rregullimin e tensioneve në rritje në marrëdhëniet e saj me SHBA-në mbi Tajvanin dhe qasjen në rrugët detare. Por ajo po sillet edhe si një avokate për shumë vende, të cilat së bashku me Kinën dhe Indinë, kanë refuzuar të marrin anën e Ukrainës.
Në terma praktikë, Kina bën thirrje për një rifillim të dialogut të drejtpërdrejtë “sa më shpejt të jetë e mundur”, me synimin që në fund të arrihet “një armëpushim gjithëpërfshirës”. Po ashtu nisma e saj u bën thirrje palëve në konflikt dhe vendeve të tjera që të ndihmojnë në krijimin e kushteve të nevojshme që të ndodhë kjo gjë.
Pavarësisht nëse i konsideroni apo jo Vladimir Putinin dhe Xi-në si miq të ngushtë me njëri-tjetrin (unë për vete jo), Moska ka arsye t’i jetë mirënjohëse Pekinit. Sepse Kina po ofron një treg alternativ për energjinë ruse të refuzuar nga evropianët, dhe ajo nuk e ka kritikuar Rusinë në OKB.
Kjo i jep asaj një ndikim të pazakontë në Moskë, që mund të zbatohet për të çuar përpara axhendën e saj. Ndërkaq, mund të thuhet se Rusia ka arritur të paktën disa nga synimet e saj kryesore të luftës. Këtu përfshihet sigurimi i rrugës tokësore për në Krime, rilidhjen e furnizimit me ujë të freskët për gadishullin dhe vendosjen e qasjes ekskluzive në Detin Azov. Po ashtu Rusia gjithashtu duket se ka braktisur çdo ambicie për të pushtuar territore më në perëndim se sa Donbasi.
A mund të jetë ajo e përgatitur të ndalet atje dhe të reduktojë humbjet e saj? Në kushtet kur vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet presidenciale, Putin mund të bindet të pretendojë fitoren dhe t’i japë fund luftës, në vend se të hyjë në një fushatë zgjedhore - qoftë për veten e tij apo për një pasardhës - me një fushatë të kushtueshme ushtarake që vazhdon ende.
Putini ka thënë kohët e fundit se zgjedhjet do të zhvillohen, por nuk është zotuar të qëndrojë vetë në krye të Rusisë. Nga ana e saj Ukraina i ka zgjeruar objektivat e saj duke përfshirë rimarrjen e Donbasit dhe Krimesë. Ajo miratuar një ligj që refuzon bisedimet me Putinin dhe këmbëngul se do të luftojë deri në fund.
Të gjitha këto pretendime janë të kuptueshme. Por nëse ngërçi në qytetin Bakhmut në lindje të vendit ka nxjerrë në pah dobësinë e Rusisë, ai ka ekspozuar gjithashtu edhe dobësitë e Ukrainës. Humbjet e Ukrainës janë në rritje, ka raporte për vështirësi në rekrutime, dhe Kievi po përballet me vonesa në marrjen e furnizimeve të reja me armë dhe municione.
Ka vlerësime kontradiktore mbi moralin e trupave ukrainase. Dhe fakti që Ukraina nuk e hodhi poshtë nismën e Kinës mund të jetë shumë domethënës. Aleatët këmbëngulin ende se do ta mbrojnë Ukrainën “për aq kohë sa duhet”. Por ka ndërkohë edhe pakënaqësi, dhe jo vetëm në disa qarqe politike të SHBA-së, në lidhje për shterimin e burimeve financiare dhe ushtarake të vendeve të veçanta.
Kostoja e rindërtimit - për të cilën evropianët druhen se do t’u lihet kryesisht atyre - po rritet çdo ditë që kalon. Afrimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA do ta shtojë më tej presionin për të dalë nga kjo situatë. Me planin 12-pikësh të Kinës për Ukrainën, Xi Jinping po kërkon në radhë të parë të marrë nga Erdogan rolin e ndërmjetësit, sidomos tani që ky i fundit po merret me pasojat e tërmetit katastrofik dhe zgjedhjet e afërta.
If progress is to be made, China's initiative should be seen as the precursor to a whole new international order. That is why a cynic can say that there are some people who will do their best to make it fail./ Adapted from CNA.al
When Xi Jinping visits Moscow this week, Vladimir Puti...
Last Friday, the International Criminal Court (ICC) is...
Did you resolve to break a bad habit on New Year's Eve, on...
Reza Pahlavi was for decades on the far fringes of Iranian...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
"April showers bring May flowers," or so says an old prove...
Everything resembles a thriller novel. Early one morni...
China, the world's second largest economy and the larg...
Migration to Europe, especially from Africa, has been ...
Has Maria Zakharova, a powerful and influential spokes...
If Ukrainian forces were to be equipped with US F-16 f...
Almost six months after the powerful explosions at the...
After World War II, the new communist leader of Yugosl...
Video of a woman waving a European Union flag in the f...
In February 1941, when Great Britain was standing alone ag...
In a pink building in the embassy quarter of Beijing, loca...
For the Western world, the significance of the war in ...
In the era of mass state surveillance, you might think the...
The de facto and increasingly visible alliance between Rus...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetë-...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
The number of millionaires worldwide rose by nearly 2 mill...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...