
Why does it rain so much in spring?
"April showers bring May flowers," or so says an old prove...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe ato mund të marrin forma të ndryshme, duke filluar nga ato të buta, në dhimbje shumë të forta që zgjasin nga disa minuta në ditë me radhë. Kur kafka juaj ndjen dhimbje, është e lehtë të mendoni se mund të jenë lënduar vetë indet e trurit.
Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Ironikisht, truri ndjen dhimbje në të gjithë trupin, por në fakt nuk ka receptorët e vet të dhimbjes. Atëherë pse i ndjejmë dhimbjet e kokës? Dhimbjet e kokës mund të vijnë nga një gjendje shëndetësore themelore, si për shembull sinuset e fryra, rënia e nivelit të sheqerit në gjak apo një dëmtim i kokës.
Por në përgjithësi, shumica e dhimbjeve të kokës lindin për shkak të “dhimbjes së referuar”, gjë që do të thotë se ju e ndjeni dhimbjen në një vend të ndryshëm nga ai ku po ndodh. Dr. Çarls Klark, neurolog dhe specialist i dhimbjes së kokës në “Vanderbilt Health” në Tenesi, SHBA, thotë se kjo është e ngjashme me mënyrën se si një hernie diskale në shpinë mund të shkaktojë dhimbje të nervit shiatik dhe një dhimbje në këmbë.
Për shumicën e dhimbjeve të kokës, një problem diku tjetër në trup - si nofulla, shpatulla dhe qafë - shkakton dhimbje në muskuj dhe nerva rreth trurit, tha ai. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhimbjet e kokës për shkak të presionit, janë lloji më i zakonshëm i dhimbjeve të përsëritura të kokës.
Këto lloj dhimbjesh ndodhin si dhimbje në muskujt në pjesën e sipërme të kokës ose ballit. Klark thotë se dhimbja shkaktohet nga muskujt e shtrënguar në fytyrë, qafë dhe skalpin e kokës, dhe mund të jetë e lidhur me stresin. Por dhimbja e kokës dhe shtrëngimi i muskujve të kafkës mund të jenë dytësore për një reagim tjetër ndaj presionit, si dhimbja në shpatulla apo një nofull e shtrënguar thekson eksperti.
Nervat që ndjejnë dhimbjet në muskujt dhe enët e gjakut rreth kokës, qafës dhe fytyrës mund të shkaktohen nga procese të ndryshme, si enët e gjakut të zgjeruara, stresi ose tensioni i muskujve. Pasi aktivizohen, këto nerva dërgojnë mesazhe në tru, por mund të ndihet sikur dhimbja vjen nga thellë brenda indit të trurit.
Migrena është një lloj tjetër i dhimbjes së kokës, edhe pse teknikisht dhimbja e kokës është vetëm një simptomë e çrregullimit neurologjik. Dhimbjet e kokës nga migrena mund të ndihen në mënyra dhe vende të ndryshme:dhimbje të thella, dhimbje sipërfaqësore; dhimbje shpine, majtas ose djathtas i kokës; apo pas syve.
Ajo që i dallon migrenat, thotë Klark, është ashpërsia e tyre. Dhimbjet e migrenës janë më intensive se sa dhimbjet e tjera të kokës dhe mund të zgjasin më shumë në kohë. Çrregullimi është shpesh gjenetik dhe mund të shkaktojë simptoma shtesë, si për shembull të vjella.
Shkaqet themelore të migrenës nuk janë kuptuar plotësisht. Por një teori është se dhimbja është e lidhur me nervin trigeminal, nervin ndijor për kokën dhe fytyrën dhe dura-n, shtresën mbrojtëse e trurit ku zgjerohen dhe tkurren enët e gjakut.
Një shpjegim i mundshëm për dhimbjen e migrenës, është se një ngjarje elektrike në tru stimulon rrugët e nervit trigeminal dhe shkakton një reaksion inflamator. Inflamacioni përhapet përmes enëve të gjakut të dura-s dhe fibrat nervore trigeminale dërgojnë sërish sinjale në trungun e trurit.
Më pas inflamacioni përhapet në meningjet e ndjeshme ndaj dhimbjes - indet mbrojtëse rreth trurit - duke shkaktuar një dhimbje koke. Kjo kaskadë enësh gjakut të përflakura dhe nerva të irrituara është si “një zjarr që digjet jashtë kontrollit thotë Klark.
Sipas tij është pikërisht kjo arsyeja pse shumë trajtime ndaj migrenës funksionojnë më mirë nëse përdoren më herët. Ndërsa marrëdhëniet midis dhimbjes së trupit dhe dhimbjes së kokës janë të mirë-kuptuara, mekanizmat që shkaktojnë dhimbjen e kohës nuk janë kuptuar ende plotësisht, nënvizon Klark. “Por lajmi i mirë është se tanimë jemi shumë të aftë në trajtimin e tyre”- theksoi ai.
Për shembull, ndryshimet e stilit të jetesës, si praktikimi i jogës; medikamentet që mund të merren në farmaci pa recetë, si ibuprofeni dhe aspirina; dhe mjekimet që jepen me recetë për çrregullime më të rënda të dhimbjes së kokës mund të ndihmojnë shumë për të reduktuar ashpërsinë dhe shpeshtësinë e dhimbjes së kokës. “Nëse njerëzit me dhimbje koke kanë nevojë ne mund t’i ndihmojnë që ta zbutin atë”- thotë Klark./CNA.al
"April showers bring May flowers," or so says an old prove...
Everything resembles a thriller novel. Early one morni...
China, the world's second largest economy and the larg...
Migration to Europe, especially from Africa, has been ...
Has Maria Zakharova, a powerful and influential spokes...
If Ukrainian forces were to be equipped with US F-16 f...
Almost six months after the powerful explosions at the...
After World War II, the new communist leader of Yugosl...
Video of a woman waving a European Union flag in the f...
In February 1941, when Great Britain was standing alone ag...
In a pink building in the embassy quarter of Beijing, loca...
For the Western world, the significance of the war in ...
In the era of mass state surveillance, you might think the...
The de facto and increasingly visible alliance between Rus...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetë-...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
The photo of 2-year-old Alan Kurdi's dead body washing up ...
The major changes taking place in the global system are fo...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
The democratic deputy, Tritan Shehu, has denounced the sta...
Academician Artan Fuga has denounced this morning what...
Three Wizz Air flights have been delayed this morning ...
A scandal has come to light from the testimony of an Itali...
The Special Appeal Commission has upheld the decision of t...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
In 5 years, they have been investigated by the first level...
Another judge is stuck in the "sieve" of the vetting. Duri...
An accident happened on the Fier Bypass. The media re...
A serious incident took place in the Drenova prison where ...
The Ecuadorian police have confirmed yesterday the mur...
A serious accident occurred on the Pogradec-Qafë-Thane ax...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
As one of the main problems listed by the citizens of ...
Next month marks an important step in the reconstructi...
The Ohrid Agreement between Kosovo and Serbia has been eva...
Ukraine's top security agency notified a senior Orthodox p...
The United States and South Korea are conducting some of t...
The well-known Korčar architect Vladimir Bregu has passed ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Journalist Albert Vataj has shown the latest sculptur...
The announcement of the Vjosa National Park is opening new...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Economy expert Arben Malaj has spoken about Prime Minister...
Today, March 31, 2023, the US dollar is bought at 103....
Today, March 30, 2023, the US dollar is bought at 104....