
Dje ka nisur procesi i aplikimeve për Shkollën e Magjistraturës.
Vendet e hapura për këtë vit ishin për 20 gjyqtarë, 25 prokurorë dhe 15 ndihmës ligjorë. Nga 442 konkurentë të regjistruar do fitojnë vetëm 60. Numri i lartë i aplikuesve lidhet me liberalizimi e notës mesatare. Kjo bëri që këtë sezon të kishte dyndje për pjesëmarrje, më shumë se çdo vit tjetër.
Nuk kuptohet mirë se çfarë roli ka dhe pse u bë liberalizimi i notës, ndërkohë që vendet e lira janë vetëm 60 në total, por sikur mos mjaftonte kjo, prej ditës së parë kanë nisur kontestimet nga vetë kandidatët për magjistratë dhe ndihmës.
Nga 79 kandidatë fitues të shpallur në prezencë të të gjithëve, pasi kandidatët u larguan ka rinisur vlerësimi dhe në fund jani shpallur fitues 121 kandidatë.
Arben Rakipi, Drejtori i Shkollës së famshme të Magjistraturës, në një tentativë për të sqaruar skandalin e pranimeve në Shkollën që drejton tha:
"Ne kemi patur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional te kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është njëqind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë . Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”.
Arben Rakipi në cilësinë e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës deklaroi se scantroni (pajisja pa gojë që duhet të kish vlerësuar testet në fazën e parë), gabimisht paska llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë maksimale dhe jo 100!
Rakipi deklaron se pasi kandidatët konkurrues janë larguar, thjesht ka korrigjuar gabimin e pajisjes, por nuk sqaron se çfarë veprimi bëri që të korrigjonte gabimin e pajisjes! Si e korrigjoi gabimin e pajisjes memece? Këtë duhet ta sqaronte Drejtori, sa kohë që pajisja nuk jep dot as sqarime, as prononcime e as intervista.
Logjika e thjeshtë, (të paktën kaq thjeshtë sa e sqaroi defektin Drejtor Rakipi), ta do që Drejtori ka korrigjuar pajisjen budallaqe dhe u paskësh shtuar të gjithëve nga 4 pikë! Aq pikë sa u paskësh "vjedhur" pajisja!
Sepse nëse pajisja është pajisje, ato 4 pikë ua ka hequr të gjithëve, se ndryshe nuk quhet më pajisje! Quhet shejtan!
Por nëse do ishte kështu siç e sqaroi Drejtori, atëherë, përpara rivlerësimit nga Drejtori, "trau" i pranimeve do duhej të ish ndarë tek numri 69 i kandidatëve dhe jo tek 79!
Sepse nëse drejtori u ka shtuar nga 4 pikë të gjithëve, atëherë ata që në listën e fundit rezultuan me 64 pikë, përpara "rivlerësimit" do duhet të kishin pasur 60 pikë. Pra për shkak të gabimit të pajisjes, "trau" i pranimeve në Shkollën e famshme të Magjistraturës, do duhej të ish ndalur deri tek kandidati më i fundit që pajisja e dallonte si me 60 pikë të fituara.
Nëse vëzhgojmë listën, do kuptojmë se përpara se të bëhej shtesa e 4 pikëve (që pajisja u paskësh vjedhur të gjithëve), vetëm deri tek numri 69 i kandidatëve, mund te ishin ata që qënkëshin kualifikuar nga pajisja e hutuar. Sepse deri tek numri 69, kandidatët kanë nga 64 pikë. Që domethënë se në listën e parë, vetëm deri në numrin 69, ishin kandidatët, që (pavarsisht vjedhjes së 4 pikëve nga makina), kishin arritur të kapnin minimumin prej 60 pikësh që u siguronte kualifikimin
Deri tek numri 69 duhet të kishin qenë ata, që kishin siguruar minimumin e pikëve të pakontestuar as nga pajisja!
Sa kohë që Drejtori nuk deklaroi që pajisja paskësh bërë edhe proçka të tjera, veç "vjedhjes" se 4 pikëve për të gjithë, atëherë "trau" i pranimeve duhet të ish ndalur tek numri 69. Jo tek numri 79!
Vini re një detaj tjetër!
Kandidati me numër 79, ka 63 pikë por pas tij me 63 pik janë edhe 2 të tjerë.

Pajisja (që numëronte gabim me 4 pikë minus për të gjithë), paskësh kapërcyer deri te numri 79! Megjithëse kandidati me numrin 79, sipas pajisjes, (pra përpara se situatën ta merrte në dorë Drejtor Rakipi), duhet të kishte pasur 59 pikë e jo 60!
E nëse pajisja, kualifikoi kandidatin me numër 79, po dy kandidatët vijues pas kandidatit me numër 79 (e që kanë numër të njëjtë pikësh me numrin 79), si i nxorri jashtë klasifikimit?
Pse lista herën e parë u ndal tek numri 79 dhe jo tek 81? Sepse edhe kandidati me numër 80 edhe ai me numër 81, kanë siguruar 63 pikë në fund. Pra po aq sa kandidati me numër 79 dhe sa 9 kandidatë të tjerë përpara kandidatit me numër 79.
Drejtor Rakipi duhet të gjejë një shpjegim më të pranueshëm nga logjika formale, sesa ky i djeshmi që tenton t'ja hedhë fajin pajisjes që qenka çoroditur vetë.
Dhe meqë po flasim për logjikën formale, çfarë kuptimi ka që Drejtori po merr kohë (pa thënë se sa), për të shqyrtuar një më një ankesat, dhe ndërkohë po vijon me fazën e dytë të provimeve të pranimit?
Kur do i japi zgjidhje ankesave për fazën e parë? Kur të ketë mbaruar faza e fundit? A nuk rrezikon kështu që në fazën e dytë t'i ndalohet pjesëmarrja ndonjë kandidati të përjashtuar nga shejtanllëqet e pajisjes, por që pas "shqyrtimit" të ankesës nga Drejtori, mund të rezultojë që duhet të ish kualifikuar në fazën e parë? Apo kjo nuk ka gjasa që të ndodhë?
"Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati" deklaroi Drejtor Rakipi.
Dhe sikur mos mjaftonte kjo, shtoi edhe që "ankesat janë të shumta"!!!
Imagjino të të çojë halli në derë të magjistrat Rakipit! Arben Rakipi për shkak të pozicionit si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, gëzon statusin e magjistratit pa veting, ndaj cilësimi "magjistrat" nuk është lapsus.
Sido që të shkojë një gjë mbetet! Dhe ajo që mbetet është leksioni i parë që morën studentët e Magjistraturës nga Drejtor Rakipi.
Sipas Drejtor Rakipit, vijimi i një procesi, nuk varet nga ankesat lidhur me procesin. Procesi ecën deri në fund sikur të mos ketë fare ankesa dhe pastaj shqyrtohen ankesat thotë Drejtor Rakipi.
Halli është se këto nuk i thotë një drejtor dosido! Po i thotë Drejtori Shkollës së Magjistraturës! Magjistrat e shkuar magjistratit!
Njeriu që duhet të buronte doktrinë sa herë të hapte gojën, po u tregon njerëzve pajisjen.
Të dashur shqiptarë!
Nëse gjithë leksionet që marrin studentët e magjistraturës, janë në nivelin e këtij leksioni publik dhe shembulli transparence të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, halli i madh i njerëzve me gjykatat nuk paska nisur ende./ CNA
At around 13:00 this morning, the IEVP Drenovë, based ...
The implementation of the law on criminal amnesty begi...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
What the Italian public and a part of the Albanian pub...
Journalist Elvi Fundo described the directors of the M...
Journalist Elvi Fundo has made a strong appeal to SPAK...
Journalist Elvi Fundo explained the land affair this e...
A police officer has been suspended from duty. It is about...
Journalist Sokol Bregu spoke today about Albanians liv...
CNA reported today about the scandal at the Magistrate...
A serious accident happened this afternoon in the Lushnje ...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, held a meeti...
Invited to the show "Task Force" on Syri TV, the advis...
Businessman and entrepreneur, Gjergj Luca lit a candle...
This morning, in the Italian media "La Republika" a ne...
The Deputy Prime Minister and at the same time the Min...
Fredi Beleri's son, Petro Beleri, has spoken about his...
The meeting of the Investigative Commission for conces...
On Thursday, April 18, Vodafone Albania organized the even...
The Municipality of Tirana, on Monday, refused to conv...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...