web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The last phone call of Kastriot Myftaraj is revealed / The meeting with a mysterious man and the action that alerted the police

2022-09-21 17:04:00, Aktualitet CNA
The last phone call of Kastriot Myftaraj is revealed / The meeting with a
Journalist Kastriot Myftaraj

Although the police described the death of journalist Kastriot Myftaraj as a suicide, for the latter's mother it is not. She described the death as murder, in which a person with the initials BM may have a hand

In the middle of a long confession, the journalist's mother, Violeta Myftaraj, told the newspaper "Sot" the last movements of her son before he died.

She discovered that on the day she passed away, Myftaraj had told her that she was going to meet a person and had asked her to go and calm down.

Violeta Myftaraj shprehet se kishte shkuar në dhomën e saj dhe pas 15 minutash në banesën e tyre kishte mbërritur policia. Kjo e fundit e kishte vënë në dijeni se Myftaraj kishte kërkuar ndihmë me pretendimin se ishte në rrezik për jetën.

“Për të sqaruar publikun, unë nuk e dija që im bir ishte diagnostikuar me këtë sëmundje. Kastrioti nuk i kishte lënë të më tregonin. Por dhe sikur të më tregonin do më dukej e pabesueshme, sepse siç kam shkruar dhe më lart unë e shikoja në këmbë. Bile dhe mbas 24 Qershorit, kujtova se e kapërceu atë situatë. As analizat s’i di as sot. Pasi shkoi në urgjencë, s’kishte pse ta çonin tek spitali 5 pasi e nxorën nga gjendja. Le të zgjidhte vetë ai. Dukej në gjendje normale. Bile dhe kur vija në spital e gjeja në këmbë dhe duke lëvizur dhe bërë muhabet si gjithmonë. Bile edhe atë ditë fatale, ishte shumë i qetë.

Megjithëse isha e sëmurë atë ditë bëra një lakror. Bile e nxori vetë nga furra. Nga ora 10 unë vajta u shtriva në dhomë. Më 12 e gjysëm dola të mbushja ujërat se në atë orë vjen çezma. Pashë që djali ishte në korridor i veshur. Ku do shkosh në këtë vapë i thashë. Nuk shkoj gjëkund më tha, por do vijë njëri të më takojë. Kush është ky e pyeta. Është njëri tha përsëri që do vijë të më takojë, por ti shko shtrihu se i mbush unë ujërat. Do marr një shishkë ujë në frigorifer i thashë.

Ta sjell unë më tha po shko shtrihu ti. Më solli shishen e ujit dhe kaq. Dukej shumë i qetë. As që më vajti mendja tek e keqja. Unë u shtriva, dera e dhomës time ishte e hapur, edhe e kuzhinës e hapur. Bile dhe dera e banjës dhe e ballkonit. Vetëm dera e jashtme ishte e mbyllur. Pas një çerek ore dëgjova sirenën e urgjencës dhe zhurmë në korridor.

Dola menjëherë nga dhoma. Në korridor kishin hyrë jo më pak se 10 policë. Unë i pyeta se çfarë kishte ndodhur dhe ku është Kastrioti. Në këtë kohë erdhi shefi i tyre dhe më tha se Kastrioti mori urgjencën në telefon dhe tha se jam në rrezik. Se cili qe ai që erdhi unë nuk e di. Kaq qe e gjitha! Im bir sot nuk është më. Iku nga kjo jetë brenda 13 ditëve, pa e kuptuar fare, se si ndodhi dhe çfarë ndodhi. Unë sot jam 83 vjeç. Im bir ka mbi 2 muaj që ka vdekur. Ai nuk do ta hapë më derën e kësaj shtëpie. Ndërsa unë do rezistoj sa t’i bëj varrin, që të ketë një çati mbi kokë, të mos e lagë shiu. Im bir ishte 56 vjeç. Nuk e lanë të jetojë më tepër. Por unë megjithëse jam 83 vjeçe do gjej forca dhe do ta mund moshën dhe pikëllimin tim që më ka rënë për të çuar B.M. këtë shpifës të rëndomtë në gjykatë, për tu përgjigjur para ligjit edhe për këto fyerje shpifëse që ka bërë për gjithë familjen tonë”, thekson Violeta Myftaraj./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga