web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet e mail-i/ Mirel Mërtiri urdhëron që Bashkia Tiranë të mos paguajë lekë për mbetjet e Teatrit

2023-11-01 13:53:00, Aktualitet CNA

Zbulohet e mail-i/ Mirel Mërtiri urdhëron që Bashkia Tiranë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar sot të dhëna të tjera të rëndësishme për aferën me inceneratorin e Tiranës. 

Këlliçi ka publikuar një e-mail ku Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar pas shembjes, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës. 

"Bëni rakordimin e bashkinë, por mos e faturoni teatrin", thuhet në emial që Mërtiri i ka nisur Denisa Tollkuçit. 

 

"Ndërsa në datën 18 maj 2020, vetë Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës. Një tjetër aferë korruptive kjo, me ligj special, e dyshes Rama-Veliaj, e faktuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra, është Erion Veliaj që vendos se cili biznes do të paguajë për depozitimin e dherave dhe cili jo. Është Erion Veliaj që vërteton, me veprimet e tij dhe të vartësve të tij, se është vetë ai pas aferës së inceneratorit të Tiranës. Pra është Edi Rama pas kësaj skeme, sepse ky është një akt korruptiv qindra milionësh, që kërkon miratimin e shefit, dhe jo një tender i zakonshëm për meremetimin e zyrave të Bashkisë.

Zbulohet e mail-i/ Mirel Mërtiri urdhëron që Bashkia Tiranë

 

 

 

Ndërkohë, Këlliçi denoncon se në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, kompania Arlis Ndërtim do t'i shmangej pagesës për depozitimin e plehrave. 

"Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë, kompania Arlis Ndërtim, e cila u lejua nga policia Bashkiake të ndërtojë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, në Sheshin Skëndërbej, do t’i shmanget pagesës për depozitimin e dherave, meqenëse kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë, të cilat ende nuk i ka parë askush. Të mos harrojmë të nderuar qytetarë, që kjo kompani e cila ndërton ditën për diell, 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, jo vetëm që nuk penalizohet, ashtu siç ndodh me mijëra qytetarë që nuk riparojnë dot as çatitë e shtëpive të tyre, por përkundrazi, shpërblehet me leje ndërtimi në troje publike me vetë firmën e Erion Veliajt", shprehet Këlliçi. 

Zbulohet e mail-i/ Mirel Mërtiri urdhëron që Bashkia Tiranë

Lajmi në përditësim...

 





Lajmet e fundit nga