web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në burgun e Peqinit/ Sokol Mjacaj tregon motivin e ngjarjes

2023-12-16 10:44:00, Aktualitet CNA
Vrasja në burgun e Peqinit/ Sokol Mjacaj tregon motivin e ngjarjes
Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj ka dhënë dëshminë e tij për vrasjen në burgun e sigurisë së Peqinit.

Ai ka thënë në dëshminë e tij se Arben Lleshin e ka vrarë sepse kishte një konflikt me të pasi nuk e pranoi në sektor.

Ka dyshime se ai ka pasur dhe bashkëpunëtore dhe se arma me të cilën kreu ngjarjen e rëndë nuk ishte future me dron. Madje thuhet se ai mund të jetë paguar me një shumë të caktuar për të kryer vrasjen.

Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë.

Në polici lidhur me ngjarjen janë shoqëruar 18 punonjës civil dhe të burgut./CNA





Lajmet e fundit nga