web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja e 17-vjeçarit/ Reagon ISHMT

2023-08-26 18:41:00, Aktualitet CNA

Vdekja e 17-vjeçarit/ Reagon ISHMT

 

Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar për rastin tragjik ku 17-vjeçari me inicialet A.D. humbi jetën pasi kavoja e e një ashensori të një lokali ku ky I fundit punonte si ndihmës kamarier u këput duke zënë poshtë adoleshtin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ISHMT shprehet se pas verifikimeve në godinën ku ndodhi ngjarja tragjike ka konstatuar se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt, nuk është ashensor.

Ndër të tjera, ISHMT ka theksuar se nuk ka kryer inspektime të mëtejshme pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda  kompetencës ligjore të tij.

“Sqarim

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda  kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.”-thuhet në njoftimin e ISHMT-së.





Lajmet e fundit nga