web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushqime që rrezikonin jetën/ Europol

2023-10-10 13:45:00, Aktualitet CNA

Ushqime që rrezikonin jetën/ Europol

Europol ka zhvilluar një operacion në 25 vende të Europës, ku janë konfiskuar ushqime dhe pije me vlerë 30 milionë euro. 

Gjatë operacionit të quajtur "Opson Europe" u goditën 6 rrjete që kryenin kontrabandë me ushqimet dhe mashtronin me datat e skandencës së produkteve. 

Në shumicën e rasteve, organizatat kriminale u drejtohen kompanive të depozitimit të mbetjeve dhe blejnë ushqime që duhej të ishin shkatërruar. Më pas këto ushqime i tregtonin. 

Kompanitë e përfshirja fshinin datat e skadencës së etiketave dhe printonin të reja për t'i zëvendësuar ato. Cilësia e ushqimit të konfikuar ka qenë e dobët është e dobët dhe paraqesnin një rrezik të madh në shëndetësin e njerëzve. 

Policia ka lëshuar 143 urdhër-arreste. 

Konfiskimet:

1-Sekuestrohet 8 000 ton produkte të paligjshme 
2-6.5 milionë litra pije kryesisht alkoolike
3-400 inspektime
4-Janë lëshuar 143 urdhër-arreste
5-Janë ekzekutuar 168 urdhra kontrolli
6-119 persona janë denoncuar në organet gjyqësore

 





Lajmet e fundit nga