The news of CNA.al is confirmed/ Arian Çani's sorolatja ends, goes to Abc
Arjan Çani, the journalist who has been "walking the stree...

Shqipëria nuk bëri përparim në luftën ndaj korrupsionit, duke shënuar rritje vetëm me 1 pikë në raportin e përvitshëm të organizatës “Transparency International”.
Shqipëria ka regjistruar 36 nga 35 pikë vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101, nga 183 shtete që vlerësohen në raport dhe ka të njëjtat sasi pikësh me Serbinë, Turqinë, Ekuadorin, Kazakistanin, Panamanë, Perunë, Sri Lankën dhe Tajlandën.
Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International”, thotë se ndryshimi prej një pike nuk është statistikisht i konsiderueshëm dhe konsiderohet si shenjë mospërparimi.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo shprehet se Shqipëria ka ngecur në vend në luftën ndaj korrupsionit duke mos bërë punë të mjaftueshme për garantimin e parimeve bazë të demokracisë mbi ndarjen e pushteteve, pasi autoritetet qeveritare kanë ende ndikim mbizotërues në veprimtarinë e institucioneve të pavarura.
Gjatë intervistës me gazetaren Klementina Cenkollari, zonja Prokic tha se për sa kohë qeveritë do të fokusohen te interesat e partisë së tyre, te grupet me interesa ekonomike pranë pushtetarëve dhe interesi publik nuk do të jetë përparësi, nuk mund të pritet përparim domethënës.
Zëri i Amerikës: Zonja Prokic, Shqipëria shënoi rritje vetëm me një pikë në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Çfarë do të thotë kjo rritje për Shqipërinë, në kushtet kur në 5 vitet e fundit, vlerësimi i saj ka qenë një ndërthurje mes 36 ose 35 pikësh?
Lidija Prokic: Keni të drejtë, kemi parë rritje me një pikë të Shqipërisë në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duke qenë ndryshim i vogël, ne e konsiderojmë atë vërtet si shenjë mospërparimi. Dhe Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje në vend. Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Gjithsesi, ajo që do të doja të nënvizoja dhe që ka shumë rëndësi është, se Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm.
Kështu, për shembull, në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian që është 66 pikë, në Ballkanin Perëndimor ajo është shumë më e ulët - vetëm 38 pikë dhe poshtë mesatares globale prej 43 pikësh.
Zëri i Amerikës: Renditja bazohet në perceptimin e korrupsionit në sektorin publik, si shpërdorimi i fondeve publike, korrupsioni dhe kapja e shtetit. Cilat janë problemet më të mëdha për Shqipërinë?
Lidija Prokic: Shikoni, Shqipëria ka treguar përparim në radhë të parë në vetting-un e gjyqësorit, ku ky proces, pavarësisht nga vështirësitë, ka filluar të japë disa rezultate dhe ne duhet t’i vlerësojmë këto përpjekje.
Këtu meriton vërtet përgëzime puna e prokurorëve të posaçëm të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me raste të hetuara dhe të gjykuara. Pra, në këtë pjesë ka përmirësime. Megjithatë, që reformat kundër korrupsionit të jenë më efektive, ato nuk duhen zbatuar të izoluara. Nevojitet vullnet më i madh për t’u investuar dhe në fushën e reformave demokratike. Mirëpo, pikërisht këtu, fatkeqësisht, nuk po shohim përparim.
Në këtë kuptim, do të ishte me të vërtetë e rëndësishme për Shqipërinë që të përshpejtojë reformat demokratike, sepse ajo që kemi mësuar, duke iu referuar botës dhe indeksit të perceptimit të korrupsionit, është se ky i fundit kontrollohet shumë më mirë në vendet me institucione të forta demokratike dhe në shtete me sundim të fortë të ligjit. Mendoj se ky përbën një mësim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e integrimit europian.
Zëri i Amerikës: Sikurse kanë treguar për vite me radhë raportet e Transparency International, korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri. A mendoni se qeveria ka ndërmarrë reforma të mjaftueshme për të luftuar këtë fenomen?
Lidija Prokic: Pyetje jo e lehtë kjo, por është shumë e qartë se dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor nuk po bëjnë aq sa duhet për të luftuar korrupsionin. Dhe kur bëjnë përpjekje në këtë drejtim, ato mbeten prapa në fusha të tjera. Ndërkohë, po shihen disa shenja domethënëse dhe shqetësuese të dobësimit të demokracisë. Kështu, klima e përgjithshme në shoqëri dhe institucionet e forta luajnë një rol të madh në aftësinë e vendeve për të kontrolluar korrupsionin. Ndonëse ka disa reforma të përqëndruara veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, ne ende nuk po shohim përparim të mjaftueshëm në ndërtimin e institucioneve të forta, të cilat duhet të vënë para përgjegjësisë vendimmarrësit dhe të trajtojnë në mënyrë efektive krimet me bazë korrupsioni.
Zëri i Amerikës: A mendoni se ka vullnet të mjaftueshëm politik dhe gjyqësor për të luftuar korrupsionin?
Lidija Prokic: Nuk mendoj se ka vullnet të mjaftueshëm, sepse, siç thashë, vullnet të mjaftueshëm do të kishte nëse do shihnim koherencë gjatë viteve dhe nëse reformat nuk do të përqëndroheshin vetëm në pak masa të veçanta. Këto përpjekje duhet të depërtojnë në të gjitha sferat e qeverisjes. Këtu në radhë të parë më duhet të theksoj se pjesa më e rëndësishme është garantimi i parimeve bazë të demokracisë mbi ndarjen e pushteteve. Dhe këtu puna e bërë nuk mjafton. Autoritetet qeveritare në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të rajonit kanë ende shumë më tepër pushtet dhe ndikim mbizotërues në veprimtarinë e gjithë institucioneve të tjera, duke përfshirë dhe ato të pavarura, roli parësor i të cilave në fakt është të mbikqyrin ekzekutivin, pra qeverinë.
Zëri i Amerikës: A mendoni se polarizimi i tejskajshëm politik po ndikon në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri?
Lidija Prokic: Besoj se ai ndikon në luftën kundër korrupsionit, duke krijuar destabilitet politik dhe në suksesin e reformave që po ndërmerren. Gjithashtu ka rëndësi mobilizimi i mbështetjes publike, që qytetarët të mund t’u besojnë institucioneve; sepse rritja e polarizimit dhe çdo lloj polarizimi në fakt tregon se pjesë të rëndësishme të shoqërisë nuk u besojnë institucioneve dhe kjo është diçka që duhet të ndryshojë. Megjithatë, dua të theksoj se çelësin e këtyre reformave e kanë qeveritë. Janë këto të fundit që kanë vërtet në dorë zbatimin e këtyre reformave. Po ashtu, qeveritë kanë për detyrë të edukojnë publikun lidhur me reformat, rëndësinë, përmbajtjen dhe çfarë sjellin ato reforma për qytetarët.
Për sa kohë qeveritë do të fokusohen te interesat e partisë së tyre, te grupet me interesa ekonomike pranë pushtetarëve dhe interesi publik nuk do të jetë përparësi mbizotëruese, atëhere nuk mund të presim më shumë përparim domethënës./ VOA
Arjan Çani, the journalist who has been "walking the stree...
Lawyer Redon Meksi has shown the scheme that former FB...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar mbi skandalin e ish...
The Regulatory Commission reviewed and approved with 5...
Lawyer Fatmir Merkoçi made a strong statement this afterno...
Prime Minister Edi Rama and the Minister of Health, Og...
The member of the presidency of the Freedom Party, Edmond ...
Prime Minister Edi Rama and Deputy Prime Minister Beli...
The Secretary for Human Rights, Bislim Ahmetaj, in a s...
SPAK i ka kthyer përgjigje Gazment Bardhit, deputetit të ...
MP Monika Kryemadhi has been summoned today to testify...
The investigations into the Tirana incinerator have taken ...
After more than two hours in SPAK, MP Monika Kryemadhi has...
Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, ka komentuar ...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka bërë me dije se 28...
McGonigal has descended on the Security Committee through ...
DP MP, Ina Zhupa, submitted to the Constitutional Cour...
Në përpjekje për t’i shpëtuar burgut për çështjen "Bab...
Komisioni i Sigurisë ka votuar disa ndryshime në lidhje me...
The dissolution of the Courts of Appeal will have costs fo...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...