web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transferimi i Kadastrës së Vlorës/ Reagon Bledi Çuçi

2026-01-26 19:17:00, Aktualitet CNA

 Transferimi i Kadastrës së Vlorës/ Reagon Bledi

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me vendimin për transferimin drejt Tiranës të Kadastrës së Vlorës. I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë, Çuçi është shprehur se nuk kishte informacion për këtë zhvillim.

“Kur ka dalë vendimi? Sot ka dalë? Nuk e di”, raportohet se është shprehur Çuçi.

Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës do të zhvendoset drejt Tiranës. Urdhri i firmosur më datë 23 janar qartëson vendimin e largimit të këtij institucioni të menaxhimit të pronave nga qyteti bregdetar dhe në vijim, veprimtaria do të ushtrohet në ambientet e ASHK-së në rrugën "Jordan Misja" në kryeqytet. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, duke e lënë kështu Vlorën pa kadastër.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila e cilësoi transferimin si një vendim arbitrat dhe një pengesë artificiale për qytetarët e Vlorës./CNA





Lajmet e fundit nga