web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në Shkodër/ Qytetarët hedhin lule në lumin Buna, thirrja e nënkryetares së bashkisë

2024-05-06 14:12:00, Aktualitet CNA
Tragjedia në Shkodër/ Qytetarët hedhin lule në lumin Buna,
Qytetarët në Shkodër

Në ditën që njihet si Dita e Luleve në Shkodër, qytetarët kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna aty ku u ndërpre jeta e nënës dhe 3 fëmijëve të saj.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i njërit prej fëmijëve, ndërkohë kërkimet vijojnë.

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, tha se sot festa në këtë qytet u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

Ajo ftoi gratë, fëmijët dhe të afërmit e tyre që të denoncojnë dhunën.

"Është ky kërkim që vazhdohet të bëhet se ende nuk janë gjetur 3 trupa. Kemi një të gjetur të pajetë që sot përcillet për në banesën e fundit. Unë ndihem shumë e pikëlluar. Populli ynë e ka pasur në traditë që të mbledhë forcat dhe të vazhdojë jetën. Dhuna, kjo fjalë kaq shpesh e thënë, po na përsëritet rëndom, duke na marrë jetë, duke na shkaktuar viktima. U bëj thirrje të gjitha grave dhe vajza dhe fëmijët që shohin dhunën të mos heshtin. Duhet të ndërhyjmë dhe të denoncohen këto raste", u shpreh ajo./CNA 





Lajmet e fundit nga