web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia e Himarës/ Qytetarët kundër politikës: Dalin e thonë ndodhin kudo në botë. Turp, të dorëhiqen!

2022-08-04 19:54:00, Aktualitet CNA
Tragjedia e Himarës/ Qytetarët kundër politikës: Dalin e
Qytetarët në protestë

Ngjarja e Himarës ka bërë bashkë shumë qytetare sot në shesh, pa bindje politike, por që i ka bashkuar bashkë dhimbja për humbjen e jetës së 7 vjeçarës.

Në protestë kanë folur qytetar të ndryshëm, të cilët janë shprehur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e tij.

“Qytetari: Pasiguria që kemi në jetën e përditshme. Kudo që të shkosh je i pasigurt. E ndiej shumë dhimbjen e familjes, i shpreh ngushëllime familjes. Ftoj të gjithë të dalin në protestë deri në dorëheqjen e dy ministrave.

Unë mendoj se ata nuk kanë ndërgjegje dhe nuk ndiejnë asgjë. Çdo njëri që ka ndjenja duhet të ikë vetë, nuk ka asnjë lloj justifikimi.  Kam letra italiane, s’do doja t’i kisha. Është turp të them që nuk jam shqiptar. Shqiptar jam, shqiptar do vdes. Poshtë Edi Rama, poshtë ai zagar. Jemi të indinjuar. Këtu nuk japin asnjë dorëheqje, dalin e thonë ndodhin kudo në botë. Është turp. Poshtë qeveria, qeveri vrasëse.

Shteti ka rënë, rrugaç. Shkon bën aludime për Ilir Metën e Sali Berishën, i kanë kaluar të gjitha fazat. nime i nxori spiunë. Nuk ka siguri”./CNA.al





Lajmet e fundit nga