web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas keq mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos/ “O ti kompetente ke xhelozi për dhomën time të gjumit”. Ja si i përgjigjet ...

2022-08-04 17:23:00, Aktualitet CNA

Plas keq mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos/ “O ti kompetente ke xhelozi

Ka mjaftuar ngjarja tragjike e Himarës, që të kthehet debati i vjetër mes aktivistes Evi Kokalari dhe bashkëshortes së Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, Delina Fico.

Dalina Fico duke dashur të mbrojë bashkëshortin Çuçi, të cilit mbarë opinioni publik i ka kërkuar të japë dorëheqjen, duke u shprehur se raste të tilla ndodhin në çdo vend të Europës dhe botës, ka sjellë reagimin e aktivistes Evi Kokalari, e cila i kërkon Ficos të mbajë qetësi, dhe të mos përpiqet të mbroje burrin dhe ish- burrin, sepse sipas Kokalarit kjo ngjarje erdhi për shkak të neglizhencës së plotë të qeverisë.

“Thuajini Delina Ficos të mbaj qetësi të lutem dhe të mos komentoi, sepse megjithëse ka të drejtë kur thotë që këto tragjedi ndodhin në të gjithë botën, anashkalon faktin që shkaku qe një neglizhencë e plotë e qeverisë së burrit, ish burrit dhe bosit të saj të përjetshëm. Doja të thoja, këto pallavra t’i mbaj për në dhomën e gjumit, kur ti duhet të qetësoi Çuçin, se ky popull nuk mban më, të paktën jo kur vjen tek fëmija. Kjo tragjedi është një neglizhencë totale e qeverisë Rama, është kaq e thjeshtë”, shkruan Kokalari.

Plas keq mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos/ “O ti kompetente ke xhelozi

Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i Delina Fico. Kjo e fundit duke komentuar poshtë statusit të Kokalarit është shprehur se, Evi është xheloze për gjithçka që ajo ka, përfshirë edhe për dhomën e saj të gjumit duke nënkuptuar burrat që ka pasur dhe ka në jetë.

“O ti kompetente e keqkuptuar që s’di të b?sh asgjë në jetë veç të dalësh në mexhlis mediatik për të thënë ose budallallëqe ose gënjeshtra, a do të heqësh dorë nga obsesioni që ke me mua? Ta kam thënë edhe herë tjetër: Nuk ta kthej dot dashurinë xheloze që ke për mua, duke përfshirë edhe për dhomën time të gjumit. Dhe kush mendon se je - Zoti apo Enver Hoxha - që të më tregosh mua ose kujtdo tjetër se çfarë të them apo mos them?”, ka qenë ndërhyrja e Ficos.

Plas keq mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos/ “O ti kompetente ke xhelozi

Debati nuk ka mbetur me kaq, pak minuta më vonë ka qenbë sërish Kokalari që i ka kthyer reston Ficos, duke i shkruar se nuk ka xhelozi por antipati, për çfarë i kanë bërë këtij vendi ajo dhe burrat e jetës së saj.

“Zoti apo Enver Hoxha??

Whoa - një sekond se m’u errën sytë… dmth Enver Hoxha për ty është i krahasueshëm me Zotin?

Dhe Delina, ka ndonje shans minimal që kjo e imja nuk është obsesion e as xhelozi por antipati për çfarë i keni bërë ketij vëndi ti, Rama & George Soros?”, është replika e Kokalarit.

Plas keq mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos/ “O ti kompetente ke xhelozi

 

Situata është tensionuar edhe më shumë. Shumë qytetarë të tjerë kanë ndërhyrë duke bërë komentet e tyre. Shumica kanë qenë kundër Dalina Ficos, duke e cilësuar të shëmtuar dhe se ajo vazhdon të jetë e lidhur përjetesisht me Ramën.

Nga ana tjetër Dalina Fico, nuk ka reshtur t’ju kthejë përgjigje disa prej komenteve, por duket se betejën e ka pasur të humbur. Askush nuk e ka mbështetur atë dhe qëndrimin e saj përkundrazi janë shtuar më shumë komentet negative.  

 

Plas keq mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos/ “O ti kompetente ke xheloziPlas keq mes Evi Kokalarit dhe Dalina Ficos/ “O ti kompetente ke xhelozi





Lajmet e fundit nga