web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The revival of the Orthodox Church/ The magnificent works of Archbishop Anastas Janullatos and the message of the Metropolitan of Korça, Hirësi Joani

2022-08-04 10:25:00, Aktualitet CNA

The revival of the Orthodox Church/ The magnificent works of Archbishop Anastas

The Metropolitan of Korça, His Grace Joani, on the occasion of the 30th anniversary of the Enthronement of His Beatitude, Fr. Dr. Anastas, as Archbishop of Tirana, Durrës and All Albania, which was held on August 2, has revealed the entire contribution of Archbishop Anastas Janullatos.

Hiresi Joani further emphasizes that Archbishop Anastas Janullatos has devised and found funds for the implementation of a large number of social programs, which include development projects for mountainous areas, agricultural development, construction of roads and water pipes.

Programe për kujdesin e fëmijëve jetim dhe personave të moshës së tretë. Ka dhënë kontribute dhe ndihma të mëdha për institutet për persona me aftësi të kufizuar, për azilet, për të burgosurit, dreka për të varfrit e të tjerë.

Këto vepra të Janullatos, ka pasur një ndikim të madh në shoqërinë dhe ekonominë e vendit tonë sepse duke u punësuar mijëra njerëz janë ndihmuar me mijëra familje dhe padyshim gjithë kjo veprimatri ka ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme edhe përpjekjen për zhvillim të Shqipërisë.

Vepra madhështore e Kryepiskopit Anastas në rindërtimin e kishës Orthodhokse në Shqipëri është e jashtëzakonshme dhe e pashoqe. Nën drejtimin e tij, me fondet e siguruara po prej tij janë ndertuar nga themelet, restauruar dhe riparuar me qindra kisha. Janë ngritur dhe rikonstruktuar shumë ndërtesa të cilat krijuan strukturën logjistike për funksionimin  e jetës kishtare.

Nën kujdesin e  tij u ngrit akademia teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” ku janë përgatitur dhe vazhdojnë të përgatiten klerikët dhe punonjës të tjerë. Kryepeshkopi Anastas e ka parë njeriun si një qenie shumëdimensionale.

Fjala e plotë e Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joani.

Sot ne festojmë një ngjarje të madhe dhe shumë të rëndësishme për historinë e Kishës sonë. 30 vjet më parë në 2 gusht të vitit 1992, fortlumturia e tij, Imzot Anastasi u fronëzua si kryepeshkopi i Kishës autoqefale të Shqipërisë duke filluar kështu ringritjen e Kishës Orthodhoske nga rrënojat. Çdo përvjetor është një rast reflektimi dhe kujtese në kuptimin bibilik dhe të krishter. Kremtimi i përvjetoreve dhe cdo jubileu nuk është thjesht një ngjarje, por një moment i veçantë kujtese, medtimi, gëzimi, mirënjohje dhe falenderimi.

Është një prani e hirit në histori dhe në jetën tonë. Së pari jubileu na fton të kujtojmë dhe të falenderojmë Perëndinë për gjithçka që ka bërë për ne, por na kujton gjithashtu se duhet të falenderojmë edhe njerëzit me anë të të cilëve perëndia i ka bërë ato. Në 30 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe duhet të kthejmë kokën mbrapa e të kujtojmë gjendjen e Kishës para 3 dekadash. Kishat, Manastiret, ndërtesat kishtare si dhe gjithë infrastruktura e Kishës ishte shkatërruar dhe rrënuar tërësisht. Hierarkia kishtare  ishte asgjesuar, kishin mbijetuar vetëm disa priftërinj në moshë të thyer. Ringritja e saj nga themelet ishte një sipërmarrje shumë e madhe dhe e guximshme e cila në fillimet e saj gati dukej e pamundur.

Pak njerëz do të kishin forcën dhe kurajon për të marrë përsipër një nismë të tillë. Prandaj vepra madhështore e Kryepiskopit Anastas në rindërtimin e kishës Orthodhokse në Shqipëri është e jashtëzakonshme dhe e pashoqe. Nën drejtimin e tij, me fondet e siguruara po prej tij janë ndertuar nga themelet, restauruar dhe riparuar me qindra kisha. Janë ngritur dhe rikonstruktuar shumë ndërtesa të cilat krijuan strukturën logjistike për funksionimin  e jetës kishtare.

Nën kujdesine  tij u ngrit akademia teologjike Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” ku janë përgatitur dhe vazhdojnë të përgatiten klerikët dhe punonjës të tjerë. Kryepeshkopi Anastas e ka parë njeriun si një qenie shumëdimensionale. Njërëzit kanë nevojë të ushqehen shpirtërisht, por kanë nevojë gjithashtu të ushqehen edhe intelektualisht edhe fizikisht sepse këto janë të ndërlidhura dhe ndikojnë tek njëra tjetra. Prandaj në veprën e tij, për ringritjen e kishës është përpjekur për t’i ndihmuar njerëzit në të gjithë dimensionet e tyre.

Fuqizuar nga dashuria e tij për perëndinë dhe për të gjithë njerëzit pa dallim, pavarësisht nga origjina dhe bindjet e tyre dhe si një njeri vizionar ai tregoi gjithashtu një kujdes të veçantë për veprimtarinë e gjerë sociale dhe humanitare të kishës. Nën kujdesin personal të tij, janë ngritur kopshte ditore ku përparësi kanë fëmijët e familjeve në nevojë.

Janë hapur shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe shkolla profesionale të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për të gjithë vendin tonë. Gjithashtu me iniciativën dhe përpjekjen e tij u ngrit edhe i pari universitet Orthodhoks në Shqipëri, kolegji universitar “Logos”. Për të ndihmuar në lehtësimin e ndihmës mjekësore me përpjekje të mëdha dhe sfida të vështira arriti të krijonte një rrjet klinikash mjekësore në gjithë vendin ku dallohet qendra diagnostike “Ungjillëzimi’ në Tiranë ku punojnë disa nga mjekët më të njohur të vendit dhe me aparatura mjekësore të teknologjisë së fundit.

Ka ideuar dhe ka gjetur fondet për realizimin e një numri të madh programesh sociale, ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, zhvillimin e bujqësisë, ndërtime rrugësh dhe ujësjellësish. Programe për kujdesin e fëmijëve jetim dhe personave të moshës së tretë.

Ka dhënë kontribute dhe ndihma të mëdha për institutet për persona me aftësi të kufizuar, për azilet, për të burgosurit, dreka për të varfrit e të tjerë. E gjithë kjo vepër ka pasur një ndikim të madh në shoqërinë dhe ekonominë e vendit tonë sepse duke u punësuar mijëra njerëz janë ndihmuar me mijëra familje dhe padyshim gjithë kjo veprimatri ka ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme edhe përpjekjen për zhvillim të Shqipërisë.

Ringritja nga gërmadhat e kishës Orthodhokse në Shqipëri u realizua jo vetëm thjesht në kufijtë e saj të mëparshëm, por në një dimension dhe në një nivel shumë më të lartë dhe shumë më te gjerë.

Dua të theksoj gjithashtu se gjithçka që është ndërtuar dhe realizuar në këto tre dekada eshte bërë nga një përkushtim i rallë ndaj perëndisë dhe kishës, si dhe nga një dashuri e madhe për njerëzit.

Këtu kemi përmendur vetëm një pjesë të veprimtarisë së madhe të Kishës në këto vite. Pa asnjë dyshim arkitekti dhe realizuesi i gjithë kësaj veprimtarie ka qenë Kryepiskopi Anstas. Për këtë i jemi përjetë mirënjohës këtij bariu të ndritur dhe të dashur.

Kryepeshkopi Anastas përmes përpjekjeve dhe vështirësive të paimagjinueshme bëri të mundur ndërtimin e infrastrukturës fizike të kishës. Kjo është pjesa e dukshme e kësaj vepre të madhe. Por unë do të doja të theksoja përsëri edhe një pjesë tjetër, madje akoma më të rëndësishmë për të cilën mendoj se nuk është folur aq sa duhet.

Prioriteti i tij kryesor kanë qenë përpjekjet për të përhapur një frymë të thellë të krishterë brenda kishës, ku të mbizotërojë besimi, shpresa e sidomos dashuria ndaj të gjithëve. Vepra ndërtuese në vizionin e tij, është së ndërtesat nuk janë një qëllim në vetvete, por vetëm një mjet për të ndërtuar veprën shpëtimtare të kishës. Ato janë ndërtuar për njerëzit dhe në shërbim të tyre sepse kisha e vërtetë janë gurët e saj të gjallë, të gjithë njerëzit.

Predikimi i tij publik dhe privat kanë qenë gjithmonë dashuria dhe respekti ër çdo qenië njerëzore dhe e ka përhapur këtë frymë brenda kishës madje dhe më gjerë sepse vetëm mbi këtë themel hyjnor duke pasur respekt për çdo qenie njerëzore mund të ndërtohet një marrëdhënie ë drejtë ndërmjet njerëzve dhe vetëm nëpërmjet kësaj mund të ndërtohet një shoqëri më të vërtetë njerëzore. Ai është përpjekur me të gjithë energjitë e tij që kontributi më i madh i kishës në aspektin social të shoqërisë, të jetë edukimi dhe formimi i njerëzve të drejtë,të përgjegjshmë, të ndershëm. Të përhapë shpresë ku ka dëshpërim, kurajo ku ka frikë, dritë ku ka errësirë dhe dashuri dhe mirëkuptim kudo ku ka konfilkte.

Të gjithë ne që kemi qenë pranë tij gjatë këtyre viteve të ringjalles së Kishës në Shqipëri, jemi dëshmitarë të kësaj përpjekje të vazhddueshme të tij. Do të dja të ndalesha përsëri në problemin e Autoqefalisë  meqenëse për atë është folur kaq shsumë.

Autoqefalia nuk realizohet vetëm me një dekret, por me ngritjen e një hierarkie kishtare, me përgatitjen e kuadrove të duhur për të drejtuar kishën, me pajisjen e saj me klerikë dhe teologë dhe mbi të gjitha me Autoqefalinë financiare.

Kontributi i Kryepiskopit Anastas nuk ishte vetëm thjesht në rikonfirmimin e Autoqefalisë, por në fortësimin dhe konsolidimin e saj duke ngritur hierarkinë kishtare, duke përgatitur klerikët dhe teologët e duke e bërë të bërë të mundur Autoqefalinë financiare, për këtë duhet t’i jemi mirënjohës.

Kisha Orthodokse  nën drejtimin e Kryepiskopit Anastas, jo vetëm që ka vazhduar traditën e shkëlqyer të harmonisë dhe bashkëekzistencës fetare, por është përjekur gjithashtu ta forcojë dhe ta shtrijë akoma më shumë fushën e bashkëpunimit.

Fjalët e tij se vaji i fesë nuk duhet të përdoret nga asnjëra palë për të ndezur konfliktet, por për të qetësuar plagët dhe për të ndezur zemrat janë të njohura dhe janë bërë tashmë një lajmmotiv për të gjithë kur flitet për rolin e fesë në këtë botë plot konflikte.

Ai është një nga udhëheqësit e shquar të kishës Orthodhokse, kontributi i tij në takimet panorthodhokse tashmë është shumë i njohur.

 Shumë nga deklaratat e takimeve të primatëve të kishave Orthodhokse janë hartuar nën drejtimin e tij. Me urtësinë, fuqinë argumentuese duke respektuar mendimet e të tjerëve, e duke thënë gjithmonë të vërtetën me dashuri ai ka arritur të sjellë shpesh në konsensus të pranueshëm për shumë çështje të ndjeshme, mendimet e kundërta. Për këtë kontribut ai është i respektuar dhe i vlerësuar nga të gjithë. Këto fjalë i thonë shumë nga pjesëmarrësit e këtyre takimeve dhe nga shume klerikë dhe laikë në të gjithë botën.

Gjithashtu, kryepeshkopi Anasatas me kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në fuqizimin e dialogut ndërmjet popujve të ndryshëm, me librat dhe artikujt e ndryshëm që i japin një mbështetje teologjike këtij dialogu. Me përpjekjet e tij për respektimin e çdo qenie njerëzore e të dinjitetit e lirisë së çdo njeriu, është bërë një pikë referimi jo vetëm në fushën e dialogut ndërfetar, por edhe atë të mendimit njerëzor në përgjithësi. Nëpërmjet këtij kontributi të jashtëzakonshëm në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, i njohur jo vetëm në rajonin tonë, por në të gjithë botën ai i ka dhënë një prestigj ndërkombetar kishës dhe vendit tonë duke na bërë ne të ndihemi krenar sa herë kemi marrë pjesë në konferencat ndërkombëtare.

I gjithë shërbimi i tij në këto tre dekada, në vepren e madhe të ringritjes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, është vepra më e shquar e Kishës Orthodhokse në kohët moderne.

Nëpërmejt shembullit të tij ai e ka fortësuar tek në, besimin e patundur tek perëndia. Sa herë që është përballur më vështirësi të ndryshme, kushdo logjikë njerëzore do të sugjeronte që të dorëzohej ai nuk është tërhequr, por me besim të madh tek perëndia, të cilën e ka dashur dhe besuar kaq shumë, i bindur se po bën punën e tij, ai ka qendruar i fortë si shkemb, por me dashuri dhe dhembshuri për ta mbrojtur kishën dhe misionin e saj.

Është bërë tashmë proverbale thënia e tij se ‘perëndia nuk do të na braktisë’, duke përhapur kështu besim dhe shpresë në të gjithë besimtarët. Dhe ishte pikërisht ky besim i madh dhe kjo dashuri e madhe e tij për krishtin dhe njerëzit, bashkuar me një talent të jashtëzakonshëm dhe me një hir të madh nga perëndia, ato që bënë të mundur realizimin e kësaj vepre në këto dimensione. Ai ka bërë të pamundurën për t’i dhënë kishës këtu në Shqipëri më të bukurën dhe më të mirën.

Ai dhuroi gjithçka që kishte, gjithë pasurinë e tij shpirtërore dhe intelektuale, diturinë dhe urtësinë, mendimin e pjekur dhe të kthjellët, përkujdesjen lot dashuri të një bariu shpirtëror si dhe përkushtimin e një të krushteri të përgjegjshëm për të tashmen dhe të ardhmen e kishës sonë.

Besnik ndaj fjalëve të zotit ai erdhi të shërbejë e jo të shërbehet. Doja të përsëris edhe dicka që e kam thënë më parë, se unë njuk njoh ndonjë person tjetër, në këtë kohë, t’i ketë dhënë këtoj vendi më shumë dhe pa kërkuar asgje dhe pa marrë asgjë. Për këtë mendoj se më e pakta që mund të bëjmë, është t’i themi faleminderit.

Sot ndihemi i nderuar dhe i privilegjuar që më është dhënë mundësia që të flas në këtë 30 vjetor, në këtë ditë historike për kishën tonë, për veprën e Kryepeshkopit Anastas. Sepse duke nderuar veprën e ktij njeriu të madh ne nderojmë, veten tonë, kishën tonë dhe vendin tonë.

I would like to once again express my great gratitude for this gift that God has given us and I am sure to express the thanks and gratitude not only of the clergy and the Orthodox community but also beyond. I pray that God will give him long life, health, strength and wisdom, for the good of the church and for the glory of God. Also as a sign of gratitude, I would like to give him a bunch of embroidered flowers to show the great gratitude of the entire Orthodox community in Albania for his great work he has done for us./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga