web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentativë për vjedhjen e një poste në Shkodër/ Në kërkim autori

2026-02-06 19:43:00, Aktualitet CNA

Tentativë për vjedhjen e një poste në Shkodër/ Në

Një person ka tentuar të vjedhë pasditen e sotme një filial të Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Autori ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash, por nuk ja ka arritur dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen kontrolle në zonë për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon gjithashtu për identifikimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por nuk ka mundur ta marrë dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit. /CNA





Lajmet e fundit nga