web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge/ Arrestohet dy vëllezër turq, si e transportonin

2022-11-12 14:15:00, Aktualitet CNA
Të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge/ Arrestohet dy
Pika kufitare Qafë-Thanë

Dy shtetas turq (vëllezër), kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve dy shtetasit turq janë ndaluar teksa po tentonin të kalonin në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

- U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Këta 2 shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al





Lajmet e fundit nga